Mirza Tahir Ahmed
Hazret Mirza Tahir Ahmad u lind në Qadian me 28 dhjetor 1928[1].
Edhe ky njejt si Kalifi i III ishte djali i Kalifit të II.
Posedonte një dituri të jashtëzakonshme të cilën u mundua ta përhap në tërë botën, sidomos në mbledhjet e tija të shumta Pyetje-Përgjegjëje me Profesorë, Intelektual, Teolog, dhe me njerëz të thjeshtë. Përpos kësaj njohurit e tija u mundua ti dërgonte tutje tek besimtarët Mysliman edhe nëpërmjet emisioneve të shumta të televizionit siç janë Dars-ul-Kuran dhe Mulakat-Emisionet.
Duhet theksuar se ishte oratorë i madh i cili ne të shumtën e rasteve tek ndëgjuesit e tij ngriste emocione të mëdha,[2] njeri i cili kishte shkruar poezi, në rinin e tij kishte krijuar parfume të ndryshme, sportist i cili deri ne pleqërinë e tij ushtroi sport, ku me squash dhe badmington mbante kondicionin e tij trupor.
Mirza Tahir Ahmad ishte një shkrimtarë tejet i inspiruar, Vrasja në emër të Allahut, Dija dhe e vërteta janë vepra të çmuara të tij, përktheu Kuranin në Urdu, si dhe ishte një mjek shumë i çmuar në Homeopati. Shëroi shumë të sëmur kronik nga Homeopatia në mënyrën e tij të mrekullueshme.
Shkollimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore e kreu në Qadian. Në vitin 1944 diplomoi në kolegjin shtetëror në Lahore.
Në vitin 1949 filloi studime në Jamia Ahmadiyya (Shkollë e lartë e xhematit). Këtu në vitin 1953 fitoi titullin e Shehidit (arab.- Dëshmitarë, Nota apo titulli më i lartë që mund të arrihet) pas kësaj shkoi të studionte në Angli.
Në Angli studioj në School of Oriental and African Studies. Në vitin 1957 kthehet në Rabwah, Pakistan.
Para hilafetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas ndarjes së subkontinentit migron në Pakistan. Më 1958 merr postin e Nazim Irschad të cilin e udhëhoqi gjer në zgjedhjen e tij si Kalif.
Ishte President nacional i Khudamit (Meshkujt prej moshës 14-40 vjeçar) gjatë viteve 1966-1969 si dhe më vonë bëhet edhe edhe President i Ansarit (Meshkujt mbi moshën 40 vjeçare) të cilin post e mbajti gjer në zgjedhjen e tij si Kalif.
Në vitin 1974 nën udhëheqjen e Kalifit të III bëhet anëtar i delegacionit që kishte për detyrë të prezantonte mësimin Ahmedian para parlamentit Pakistanez.
Gjatë Hilafetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas vdekjes së Kalifit të tretë, me 10 qershor 1982 në xhaminë Mubarrak në Rabwah zgjidhet si Kalifi i IV.
Është legjendar në Mubahala, (duelet e faljeve, lutjeve) me Zija-ul-Hak[3] dhe Mullahtë fanatikë Pakistanez. Me 1984 udhëheqësi i ushtrisë dhe Diktator i Pakistanit Zija-ul-Hak miraton një nen ligjor, urdhëresë nëpërmjet të cilit ndalon trajtimin e Ahmedianëve si Mysliman. U ndalohet që objektet e tyre fetare ti quajnë xhami dhe u hiqet e drejta të thirret ezani. Në mosrespektim të këtij ligji Ahmedianët dënohen dhe burgosen. Këtë ligj e miraton edhe kushtetuta Pakistaneze.
Në kushte të tilla jete të krijuara nga regjimi famëkeq i Zija-ul-Hakut Kalifi i IV nuk ishte më i sigurt në Pakistan. Xhemati e bindë se do të ishte më mirë që nga diku tjetër do të ishte më i sigurt dhe më mirë të udhëhiqte tërë Lëvizjen Ahmediane. Londra si gjithnjë ishte nyje lidhse e rëndësishme për tërë Evropën, kështu që në vitin 1984 pas një vendimi jo të lehtë Kalifi i IV largohet përfundimisht nga Pakistani në Angli.
Pasi që torturat vazhdonin ndaj Ahmedianve në Pakistan Kalifa i IV duke u bazuar në veprat e Profetit Muhamed s.a.s. bën një Mubahala.
Pas një kohë jo të gjatë Kalifi i IV deklaron se Allahu ia ka bërë të ditur se Zija-ul-Hak i ka kaluar të gjithë kufijtë e njerëzimit dhe së shpejti do të dënohet prej Allahut. Kështu edhe ndodhi, pas pesë ditësh Zija-ul-Hak pësoi një aksident misterioz me aeroplan.[4] Si shkaktar kryesor edhe sot dyshohet se aeroplani është goditur nga rrufeja.
Nën udhëheqjen dinamike të Kalifit të IV Lëvizja Ahmediane lanson televizionin e parë satelitor mysliman (Muslim TV Ahmadiyya) i cili 24 orë në ditë përhap porositë islame në gjuhë të ndryshme të botës .
Pas migrimit të tij në Angli u ndërtuan 13.065 xhami dhe u formuan 985 qendra të reja Amediane. Pas vitit 1984 lëvizja u përfaqësua edhe në 84 shtete të tjera, kështu që Kalifi i IV arriti të ketë xhemat në 175 shtete.
Me 19 prill 2003 në moshën 75 vjeçare ndërron jetë, Allahu pastë mëshirë dhe i dhuroftë paqe në Xhenetin e madhëruar.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hadhrat Mirza Tahir Ahmad | Fourth Caliph of Ahmadiyya Community - Al Islam Online
- ^ IslamAhmadiyya - Ahmadiyya Muslim Community - Al Islam Online - Official Website
- ^ http://de.wikipedia.org/wiki/Mirza_Tahir_Ahmad
- ^ "The Tahir Foundation". Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2010. Marrë më 10 janar 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)