Misin Misini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Misin Misini u lind në fshatin TerziajKaradakutGjilanit, më 19 prill 1946. Katër klasët e shkollës fillore i kreu në fshatin Kurexhaj, kurse katër klasë të tjera i kreu në Shkollën fillore “Bashimi” në Zhegër. Në vitin shkollor 1961/62 ka regjistruar Shkollën Normale “Skënderbeu” në Gjilan. Ka diplomuar në vitin 1966. Pas kryerjes së Shkollës Normale, punoi si mësues në fshatin e lindjes, Kurexhaj. Këtu punoi dy vite shkollore. Pastaj, transferohet si arsimtar i gjuhës amtare në shkollën amë në Zhegër, në vitin1975. Më vonë, ai kalon duke punuar si profesor në Akademinë Pedagogjike “Skënderbeu” në Gjilan. Në vitet e “70-ta është regjistruar në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Misini pa shkëputje nga puna, ka vazhduar studimet me korrespondencë dhe ka punuar me ditar në dorë. Si student i zellshëm dhe i dalluar, ka fituar shpërblimin e dhjetorit (1972).[1] Pas kryerjes së SHLP, është regjistruar në Fakultetin Filozofik, dega e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë, si student me korrespondencë ku ka diplomuar në vitin 1975. Pas ngjarjeve të vitit 1981 qe i përndjekur nga ana e pushtetit të asaj kohe. Disa herë është bastisur shtëpia e tij. Në vitet e ‘80-ta morri thirrjen e profesorit të shkollës së lartë për lëndën Gjuhë e sotme shqipe me metodikë dhe Letërsi për fëmijë. Nga viti 1975 punoi në Entin Regjional Arsimor Pedagogjik dhe në Këshillin Komunal të Arsimit në Gjilan deri në vitin 1999 si këshilltar pedagogjik i Gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ai pos punës profesor, ai është marrë me shkrime të ndryshme nga profesioni. Ka botuar herë pas here punime nëpër revista dhe gazeta tona shqipe. Ka bërë reagime dhe polemika me të tjerë.Misin Misini nga një sëmundje kohe, vdeç në moshën 72-vjeçare në Gjilan. La pas bashkëshorten dy djemtë dhe vajzen e tij. Misin Misini, ishte një polemist, studues i folklorit dhe letersisë popullore, zë kryengritës, i cili ka debatuar për gjuhën letrare dhe hyrjen e saj si lëndë në fakultetet e Universitetit të Prishtinës.[2]

Shkollimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti 1953 deri më 1961 kreu mësimet në Shkollë fillore të fshatit. Më 1961/62 u regjistrua në Shkollën Normale në Gjilan ku ndoqi mësimet kryesisht në gjuhën serbokroate. Më 1966 kreu mesimet në Normalen, në Gjilan. Në vitin 1967, punoi si mësues në fshatrat Kurtrexhaj, Zhegër, Llashticë, Stançiq e tjerë. Nga viti 1969/7o kreu mesimet me korespodencë në Shkollën e Lartë Pedagogjike- Grupi i Albanologjisë. Nga viti 1971 /72 u regjitrue në Fakultetin Filozofik të Prishtinës-Grupi Gjuhë dhe Letërsi shqipe,si student me korespodencë. Diplomoi më,1976/77. Që nga ky vit punoi në Shkolla të Mesme të Gjilanit, së pari në Normale, pastaj ne Shkollën e Mjekësise, Gjimnaz e tjera. Më 1979/80 u regjistrua në Studime Posdiplomike, në Shkallën e Tretë, ku më, 23 mars të vitit 1983, mbrojti temëmën e Magjistraturës me titull:Epika popullore shqipëtare,në vargje, në treven e Gjilanit.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mr. Misin Misini ka botuar këto libra:

  • Përjetime e Kujtime,[3], 2001.
  • Fjalë dhe porosi të mençura mbledhur në Karadak të Gjilanit- 2003
  • Fshati Terziaj në shekuj, Ura,Gjilan, 2004
  • Epika jonë popullore në vargje në treven e Gjilanit (Studim shkencor) bot.|Rrjedha, 2010

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ramadani: Tre botimet e fundit te autorit Misin Misini". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Ramadani: Tre botimet e fundit te autorit Misin Misini". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Misin, Misini (2001). PERJETIME E KUJTIME. Gjilan: Përjetime e kujtime : 1970 - 1999 / Misin A. Misini ; red.: Njazi Ramadani . -. - 135 f. ; 20 cm. Shënime për aut. dhe librin - Pa ç., tir.500. ff. f.129-134. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)