Muhammed Nebi Jusufi
Muhammed Nebi Jusufi (10 mars 1923 - 8 nëntor 2005) ishte imam i komunitetit afganë në Nju Jork Siti.
Në Afganistan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muhammed Nebi Jusufi lindi në Kandahar, Afganistan. Ai kishte biznes me lule në Afganistan. Ai kishte dy shtëpia në Kabul dhe në vendlindjen e tij Kandahar. Jusufi u zhvendos nga Afganistani menjëherë pas sulmit të Rusisë ndaj Afganistanit në vitin 1979.
Muhammed Nebi Jusufi morri një pozitë në qeverinë e Mbretit Zahir Shah si udhëheqës dhe për shkak biznesit të tij të suksesshëm dhe dijës së kësaj bote, ai u zgjodh si president i dhomës tregtare në Kandahar dhe poashtu kryetar i Zabolit. Ai dinte pesë gjuhë përfshirë Anglishten, Arabisht, Pashtishten, Darishten dhe gjuhën urdu.
Përgjigjje ndaj sulmit të Rusisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë kohës kur bota nuk dinte aq shumë për Afganistanin, Muhammed Nebi Jusufi udhëhoqi një grup në Kombet e Bashkuara për sulmin e Rusisë ndaj Afganistanit dhe të bëhet përgjegjëse për vrasjen e mijërave afganëve të pafajshëm që u vranë në fillim të vitit 1980.