Muharrem Blakçori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muharrem Blakçori (Pejë, 1894 – 1968) ishte autor dhe aktivistë shqiptarë i njohur për përkthimin në versionin e parë të gjuhës shqipeKuranit.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Pejë në një familje zejtarësh, brez pas brezi dyfekxhinj. Mësimin fillor e mori në vendlindje, të mesmin po në vendlindje te Medreseja e Vjetër, ku nxuri arabishten, persishten e turqishten, si dhe shqipen që e thelloi në mënyrë autodidakte. I përndjekur nga autoritetet jugosllave, kaloi në Shqipëri, ku punoi mësues në Shijak dhe më tej në Kavajë. Qe anëtar i shoqërisë "Bashkimi", dhe qe ndër përkrahësit e Lëvizjes së qershorit.

Me rikthimin e Zogut në dhjetor 1924, burgoset dhe dënohet me vdekje, por falë një ndjese u internua në Skrapar për dy vite, për t'u kthyer më pas sërish në Kavajë. Pas pushtimit italian të Shqipërisë dhe atij gjerman të Jugosllavisë,[1] u caktua nga Misioni i Jashtëzakonshëm Shkollor mësues në Pejë.[2]

Ndërroi jetë më 1968 në Shqipërinë komuniste.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Cikalleshi, Ledian (janar 2012). "Përkthyesi i parë i Kuranit në gjuhën shqipe". issuu.com. Tiranë: Drita Islame. fq. 42–44. Marrë më 18 nëntor 2020.
  2. ^ Veseli, Abdylaziz (2000). Shkollat dhe arsimi shqip në Maqedoni gjatë periudhës 1941-1944. Tetovë: Çabej. fq. 23. ISBN 9789989636493.