Jump to content

Mulliri i fshatit Mulliq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 5 nëntor 2019 12:05 nga Liridon (diskuto | kontribute) (→‎top: ref fix, zëvendësova: ref=mei-ks → ref=mei-ks |language=sq duke përdorur AWB)
Mulliri i fshatit Mulliq
LlojiArkitekturore
VendndodhjaMulliq, Gjakovë, Kosovë
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës1436

Mulliri i fshatit Mulliq është një monument i trashëgimisë kulturore në Mulliq, Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".

Mulliri i fshatit Mulliq bën pjesë në kategorinë e objekteve mirë të ruajtura, i cili është i ndërtuar nga materiali i drurit në tërë konstruksionin e tij (bazament, dysheme, mure dhe në konstruksionin e kulmit). Sipas gojëdhënave të fshatarëve, ky mulli është ndërtuar në shekullin XIX, edhe pse gjendja aktuale e tij tregon se ai ka pasur disa intervenime me qëllim të ruajtjes së funksionit të tij. Meqë mulliri kryen funksionin e bluarjes së drithit me anën e gurit, ashtu siç ka qenë në formën origjinale të tij, ky mulli edhe sot njihet për kualitetin e bluarjes, por me kapacitet më të vogël. Sistemi i lëvizjes së gurit bëhet me rrjedhjen e ujit, i cili lëviz nën konstruksionin e dyshemesë së mullirit. Dyshemeja është konstruksion trarësh druri, siç kemi edhe një skelet shtyllash druri në konstruksionin e mureve, të cilat pastaj vishen me dërrasa. Kulmi është i mbuluar me tjegulla të rrafshëta. Uji që e vë në lëvizje gurin e mullirit është i intensitetit të vogël, sidomos gjatë sezonit veror.[2]

Referimet

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Mulliri i fshatit Mulliq (Gjakovë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Marrë më 12 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)

Lidhje të jashtme