Jump to content

Ndihmë:Pyetje e Përgjigje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga ND:PP)
Stema e Pyetje e Përgjigje
Pyetje e Përgjigje

Këshillë për përdoruesit me përvojë: kini parasysh stampën {{resolved}}.


I don't understand Albanian. Where should I go?

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.

Si mund të gjej informacion për një artikull të caktuar?

Te kutia e kërkimit djathtas, në majë, shtyp informacionin që kërkon dhe do të dalin disa artikuj të ndryshëm që e përmbajnë atë informacion.

Si mund të shkruaj një artikull të ri?

Për të shkruar një artikull të ri shko te Ndihmësi i Artikujve.

Në çfarë viti filloi Lufta e Dytë Botërore? (dhe pyetje të tjera shkollore)

Faqja shërben vetëm për pyetje në lidhje me punën në Wikipedia, jo përmbajtjen në të. Për pyetje rreth informacioneve të ndryshme mund të pyesni në anglisht këtu.

Kam zbuluar vandalizëm në një artikull. Ç'duhet të bëj?

Shtyp butonin Redakto dhe riktheje artikullin në gjendjen normale. Nëse nuk mundesh ta rregullosh vetë, li një shënim në faqen e diskutimeve të artikullit. Nëse situata është serioze, konsidero lajmërimin e një administratori nga këtu.

Pse u fshi artikulli im?

Mënyra më e mirë për ta mësuar është të kërkoni tek regjistri i grisjeve për arsyet e mundshme (në kutinë e kërkimit shtypni titullin ekzakt të artikullit përfshi shkronjat e mëdha që keni përdorur). Arsyet më të zakonshme janë krijimi i artikujve me qëllim promovues dhe përdorimi i materialeve që nuk i përkasin domenit publik.

Mund të përdor materialet nga Wikipedia në një faqe tjetër interneti apo dokumente të printuara?

Po. Çdo material nga Wikipedia mund të përdoret lirshëm kudo për sa kohë nuk e përvetësoni.

Si të ndryshoj emrin tim të përdoruesit?

Për të ndërruar emrin e përdoruesit, shikoni Wikipedia:Ndryshimi i nofkës.

Kush i shkruan artikujt e Wikipedia-s?

Të gjithë artikujt në Wikipedia janë përpiluar nga puna vullnetare e njerzve nëpër botë. Nëse ju shtypni butonin Shiko historikun në krye të një artikull, do të shfaqet një listë e të gjithë kontribuesve me datat dhe orët kur kontributi i tyre është bërë. Shikoni Wikipedia:Wikipedianët për më shumë hollësi.

Kam harruar fjalëkalimin tim. Si mund ta rigjej?

Me anë të opsionit Kam harruar fjalëkalimin tim në faqen e kyçjes.

Kur do të publikohen redaktimet e mia?

Shumica e redaktimeve të reja duhet të kontrollohen paraprakisht. Wikipedia shqip fatkeqësisht ka mungesë në vullnetarë kontrollues aktivë dhe kjo bën që procesi të marrë goxha kohë, shpeshherë disa muaj.

Një tabelë më ndalon të publikoj redaktimin tim duke qenë se po përdor fjalë fyese por teksti im nuk përmban fjalë të tilla. Ç'duhet të bëj?

Shkoni te Zyra e Ankesave dhe lini një shënim në lidhje me problemin tuaj.

If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.


Si mund te shenojm nje ngjarje informacioni qe te jet ne faqen e wikipedia? 185.173.205.43 11 dhjetor 2024 19:44 (CET)[përgjigjuni]

185.173.205.43, përshëndetje! Mjafton të shtypni butonin "Redakto" te cilido artikull dhe mund ta shtoni. Ose të përdorni Ndihmësin e Artikujve për të krijuar një të ri nëse artikulli për atë temë nuk ekziston ende. — Klein Muçi (diskutimet) 13 dhjetor 2024 14:07 (CET)[përgjigjuni]
Kërkesë e zgjidhur
Klein Muçi (diskutimet) 16 dhjetor 2024 13:51 (CET)[përgjigjuni]

Pyetje (16 dhjetor 2024, 09:52)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur egziston konflikti i interesit? – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 46.99.8.218 (diskutimiredaktime).

Shikoni Wikipedia:Konflikt interesi. --Olsi (diskutimet) 16 dhjetor 2024 11:10 (CET)[përgjigjuni]