Ndihmë:Pyetje e Përgjigje/Arkivi 1

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Kërkimi në Google[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mario gianni (diskutimet) 2 tetor 2019 13:54 (CEST) Përshëndetje!

Kam krijuar nje artikull për një mikun tim autor italian, por kur kërkoj ne google nuk më shfaqet. A mund të më ndihmoni?

Artikulli: Emanuele Marco Duchetta

@Mario gianni, t'u përgjigja tjetërkund në lidhje me pyetjen që ke bërë por po të përgjigjem dhe këtu në rast se në të ardhmen vjen ndokush me të njëjtën pyetje. Artikujt e sapokrijuar duhet të kontrollohen nga kontrolluesit përpara se të indeksohen (përfshihen në rezultatet e kërkimit) në Google. Siç e pe, artikulli filloi të shfaqej pasi kontrolli përfundoi. - Klein Muçi (diskutimet) 8 tetor 2019 00:12 (CEST)

Publikimi i ndryshimeve ne artikull[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kam bere disa ndryshime ne artikullin mbi Gezim Kasapollin, me 12 dhe 24 nentor 2019. Ende nuk jane publikuar ndryshimet. Sa zgjat periudha e kontrollit te ndryshimeve para se te publikohen? – 185.150.233.204 23 dhjetor 2019 17:51 (CET)

Procesi i kontrollimit, fatkeqësisht merr goxha kohë, se ka mbi 500 ndryshime në pritje dhe shumë pak kontrollues. Do të shohim! Berishasinan (diskutimet) 24 dhjetor 2019 11:32 (CET)

Help with translation[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

(I apologize for posting in English ): Dear colleagues, We are organizing a project called WPWP that focus on the use of images collected as part of various contest and photowalks on Wikipedia articles across all languages and our team needs your help with translations into the language of this community. Here is the translation link: https://meta.wikimedia.org/w/index.php?title=Special:Translate&group=page-Wikipedia+Pages+Wanting+Photos&language=en&action=page&filter= I am sorry if I post in the won't venue. Thanks in anticipation. T Cells (diskutimet) 13 prill 2020 20:29 (CEST)

@T Cells, please, post the aforementioned request at WP:Kuvendi. That's the appropriate place for something like this and you're probably getting more attention there. Don't worry that it is in English. :) - Klein Muçi (diskutimet) 13 prill 2020 21:05 (CEST)
@T Cells, I'm reposting this request at our Village Pump. - Klein Muçi (diskutimet) 14 prill 2020 16:40 (CEST)

Artikull biografik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

më ndihmoni ju lutem të japë biografinë time dhe autorësinë i disa punimeve dhe dy romaneve të botuara. Ju faliminderës

Kërkesa e mësipërme është sjellë nga Kuvendi këtu.

@Bacaaliu, përshëndetje! Për të shkruar një artikull të ri mjafton të shkruani titullin e artikullit te kutia kërkimore në cepin e djathtë lartë. Shtypni "Enter" dhe pasi kërkimi të ketë përfunduar, shikoni poshtë për një lidhje me ngjyrë të kuqe me titullin e artikullit tuaj. Shtypja në këtë lidhje do t'ju lejojë të nisni të shkruani artikullin që dëshironi.

Ama duhet të kini parasysh që biografitë dhe sidomos autobiografitë janë pronë e një kontrolli të shtuar në Wikipedia. Ato kontrollohen për kritere shquarësie, asnjëanësie e vërtetësie më shumë se llojet e tjera të artikujve. - Klein Muçi (diskutimet) 3 maj 2020 14:27 (CEST)

Flm për reagimin e shpejt te juaj, por une nuk po ia arrij te jap te dhanuret e ta plotesoj formularin si duhet. Nuk ka mundesi te me ndihmohet? - Bacaaliu (diskutimet) 3 maj 2020 15:11 (CEST)
@Berishasinan, a mund të ndihmosh pak me hollësitë këtu? :) - Klein Muçi (diskutimet) 3 maj 2020 17:42 (CEST)
Sigurisht! Atëherë, siç tha edhe @Klein Muçi, fillimisht duhet të kërkohet për artikullin në fjalë dhe nëse artikulli nuk ekziston, do të dalë me shkronja me ngjyrë të kuqe. Nëse klikon mbi ato shkronja, do të shkosh automatikisht te redaktimi i asaj faqeje, e pasi të kesh shkruar informacionin e nevojshëm për atë artikull, shtyp mbi butonin "Publiko faqen" dhe artikulli i ri, do të krijohet. Artikullin mund ta ndryshosh sa herë të duash, duke shtypur mbi butonin "Redakto". Shpresoj se ju kam ndihmuar! – Berishasinan (diskutimet) 3 maj 2020 18:13 (CEST)
@Bacaaliu, si është titulli i artikullit që do ta krijosh?

Flm për kudesjen dhe ndihmë që po më ofroni. Unë dëshiroj ti regjistrohet biografia ime si autor i dy romaneve dhe disa publikimeve në disa portale ku mund të verifikohen. Ju faleminderit shumë! Bacaaliu (diskutimet) 3 maj 2020 22:05 (CEST)

@Bacaaliu, dhe çfarë titulli do të jetë saktësisht? Emri dhe mbiemri në këtë rast, pasi do të jetë biografi.– Berishasinan (diskutimet) 4 maj 2020 11:35 (CEST)

Shkrimtar, tjerat informata i kam paraqitur dhe se më mbetet vetëm fotografija. Nëse ju duhet mund ti dërgoj se ku janë publikuar punimet si dhe ISDN i romaneve. Flm - Bacaaliu (diskutimet) 4 maj 2020 14:38 (CEST)

Ismail Aliu ka lindur në Jazhincë të Tetovës, me 1Nëntor 1954, në një familje të madhe, në një shtëpi tipike të familjeve fshatare. Familja është shpërngulur në qytetin e Tetovës në Vitin 1955, ku Ismaili është rritur në mes të katër fëmijëve, një motër dhe dy vëllezërve. Nga të ardhurat e krahëve të babait, i cili me profesion ishte mekanik në fabrikën e gestillt, "Teteks" dhe të përkujdesjes së jashtëzakonshme të tyre, ata të katër fëmijët i rritën dhe i edukuan me tolerancën, besimin në Zot, me shkollim dhe dashuria ndaj së mirës. Ismaili si shtatë vjeçar regjistrohet në shkollën fillore "BJ", në kohë të Socializmit e tani "Migjeni" në Tetovë, kurse shkollimin e mesëm e pëfundoi në Ferizaj. Studimet në fakultetin e Ekonomisë, i përfundoi në Prishtinë. Ismail Aliu me shkrime ka filluar të merret shumë herët, qysh si student, ku disa shkrime i botoi në gazetën "Zëri i Rinisë", (Prishtinë), "Zëri i Kosovës" (Cyrih) e në gazeta dhe revista të tjera.Botoi dy romane, me 2019 " Duke thurur ëndrra për jetën, harrova të jetoj" Prishtinë, dhe me 2020 "Jeta në pranga" Prishtinë. Është i martuar, ka tre djem dhe një vajzë. Që nga viti 1981 jeton në Berlin, kurse tani është i pensionuar. Bacaaliu (diskutimet) 4 maj 2020 14:44 (CEST)

Artikullin e paske krijuar, por siç shihet, ai artikull do të griset për shkak të mungesës së shquarsisë, gjë që nuk shkon me rregullat e Wikipedia-s. Gjithsesi, faleminderit për mundimin. – Berishasinan (diskutimet) 4 maj 2020 15:00 (CEST)

Po çfarë nënkupton (Shquarsisë); prandaj kërkova ndihmën e juaj se si duhet të veproj, sikur të ishte e qartë nuk do ju drejtohesha juve fare!! Bacaaliu (diskutimet) 4 maj 2020 15:11 (CEST)

Ju lutem lexoni këtë faqe për të parë më shumë rreth shquarsisë së biografive. – Berishasinan (diskutimet) 4 maj 2020 18:11 (CEST)
@Miranda038, shiko se mos ndoshta ndihmon dhe ti në këtë çështje me përvojën tënde. :) - Klein Muçi (diskutimet) 4 maj 2020 18:29 (CEST)

Përshëndetje @Bacaaliu, faleminderit për interesimin e shfaqur për të kontribuar në Wikipedia. Shquarësia është një nga parimet/shtyllat e redaktimit në Wikipedia. Pasi është vështirë të vendosim se cili subjekt meriton të mbulohet në enciklopedinë më të madhe online dhe pa dashur të nënvlerësojmë rëndësinë e kujtdo, kemi vendosur disa kritere për ta vlerësuar atë. Një ndër kriteret e shquarësisë është që për subjektin që shkruhet të ketë informacion ekzistues nga burime të besueshme që e vërtetojnë saktësinë e përmbajtjes së artikullit (që ndërlidhet edhe me parimin se çdo artikuj duhet të ketë referime). Po ashtu si parim i Wikipedia-s është edhe gjuha neutrale, andaj pasi është e pamundur të mbahet neutraliteti kur shkruhet për vetveten apo persona tanë të dashur - preferojmë të shmangen të tilla tema. Ne nga Grupi i Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe kemi krijuar një artikull në webfaqen tonë ku ofrojmë udhëzime dhe sqarime për fillestarët. Shpresoj të kem ndihmuar dhe lirisht me kontaktoni per paqartësi të tjera. --Miranda038 (diskutimet) 5 maj 2020 19:47 (CEST)

http://www.zemrashqiptare.net/news/52921/fatmir-halimi-ismail-aliu-jeta-ne-pranga.html http://uraebashkuar.com/eshtrim-per-romanin-jeta-ne-pranga-te-autorit-ismail-aliu/?fbclid=IwAR2_Z http://uraebashkuar.com/eshtrim-per-romanin-jeta-ne-pranga-te-autorit-ismail-aliu/?fbclid=IwAR2_Z https://www.botasot.info/libra-sporti/1258068/veshtrim-per-romanin-jeta-ne-pranga-te-au https://www.albaniapress.com/lajme/24600/SEKRETI-I-LUMTURISE-PER-INDIVIDIN-E-VETMUAR.html https://dritarjaonline.net/fatmir-halimi-sekreti-i-lumturise-per-individin-e-vetmuar/ https://fjala.info/sekreti-i-lumturise-per-individin-e-vetmuar/ http://www.zemrashqiptare.net/news/51888/rp-0/act-print/rf-1/printo.html

Bacaaliu (diskutimet) 5 maj 2020 20:22 (CEST)

Ismail Aliu ka lindur në Jazhincë të Tetovës, me 1Nëntor 1954, në një familje të madhe, në një shtëpi tipike të familjeve fshatare. Familja është shpërngulur në qytetin e Tetovës në Vitin 1955, ku Ismaili është rritur në mes të katër fëmijëve, një motër dhe dy vëllezërve. Nga të ardhurat e krahëve të babait, i cili me profesion ishte mekanik në fabrikën e gestillt, "Teteks" dhe të përkujdesjes së jashtëzakonshme të tyre, ata të katër fëmijët i rritën dhe i edukuan me tolerancën, besimin në Zot, me shkollim dhe dashuria ndaj së mirës. Ismaili si shtatë vjeçar regjistrohet në shkollën fillore "BJ", në kohë të Socializmit e tani "Migjeni" në Tetovë, kurse shkollimin e mesëm e pëfundoi në Ferizaj. Studimet në fakultetin e Ekonomisë, i përfundoi në Prishtinë. Ismail Aliu me shkrime ka filluar të merret shumë herët, qysh si student, ku disa shkrime i botoi në gazetën "Zëri i Rinisë", (Prishtinë), "Zëri i Kosovës" (Cyrih) e në gazeta dhe revista të tjera.Botoi dy romane, me 2019 " Duke thurur ëndrra për jetën, harrova të jetoj" Prishtinë, dhe me 2020 "Jeta në pranga" Prishtinë. Është i martuar, ka tre djem dhe një vajzë. Që nga viti 1981 jeton në Berlin, kurse tani është i pensionuar. Bacaaliu (diskutimet) 5 maj 2020 20:22 (CEST)

A mundesh të lutem të marrësh si shembull formatin e ndonjë artikulli për personalitet të fushës së njejtë? Shiko si është përpiluar me tituj, nëntituj dhe vendosi në fund referimet për secilin fakt që e ke paraqitur në përmbajtje. Kaq mund të të ofroj nga ana teknike, ndërsa përmbajtja besoj i mbetet për vlerësim kontrolluesve/administratorëve. Megjithatë po theksoj rëndësinë e neutralitetit në tekst. :) --Miranda038 (diskutimet) 5 maj 2020 23:18 (CEST)

@Bacaaliu, artikujt këtu mund të të ndihmojnë për formatin: Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë. - Klein Muçi (diskutimet) 5 maj 2020 23:25 (CEST)

Pershendetje! Para disa kohesh kontribova nje informacion per nje person publik i quajtur Elio Deejay por artikulli rezulton i fshire. A mund te me ndihmoni ta krijoj nga e para dhe te ma shqyrtoni si te mirqene? Ju faleminderit.

Pershendetje Une dua qe tju bej nje pytje? Une kam shkruar disa informacione per veten time por ato ende nuk kane dale tek wikipedia e kam postuar pasi kam mbaruar . Faleminderit Arif Dushaj (diskutimet) 13 shkurt 2021 20:17 (CET)

@Olsi, mund të ndihmosh me rastin në fjalë? Zakonisht ti merresh me artikujt e rinj e aprovimin e tyre. - Klein Muçi (diskutimet) 14 shkurt 2021 04:18 (CET)

Pershendetje A mund te me ndihmoni per me tej qe te postoj informacionin qe kam shkruar per Arif Dushaj? Arif Dushaj (diskutimet) 17 shkurt 2021 16:39 (CET)

A mund te me jepni nje udhezim se si mundem qe ta bej permledhje te redaktimeve ? Arif Dushaj (diskutimet) 17 shkurt 2021 16:45 (CET)

@Klein Muçi, @Arif Dushaj, artikulli Elio Deejay ekziston në Wikipedia edhe pse nuk jam i sigurt nëse i përmbush kushtet e shquarësisë, ndërsa informacionet personale gjenden në faqen Përdoruesi:Arif Dushaj. --Olsi (diskutimet) 3 mars 2021 02:50 (CET)

Help panel question on Top Qeni (18 maj 2021 12:00)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hello, I want to remove a article thats fake for Top Channel --Rigert Lusha (diskutimet) 18 maj 2021 12:00 (CEST)

@Rigert Lusha, tani kemi filluar përgjigjen rigoroze të kërkesave. Përgjigje për formalitet se çështja është zgjidhur prej kohësh.
Kërkesë e zgjidhur
- Klein Muçi (diskutimet) 19 tetor 2021 14:02 (CEST)

Help panel question on Përdoruesi diskutim:KlarisaC (27 maj 2021 18:38)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

si te shkruaj --KlarisaC (diskutimet) 27 maj 2021 18:38 (CEST)

@KlarisaC, përshëndetje! Tani kemi filluar përgjigjen rigoroze të kërkesave. Nëse ke ende interes për të kontribuar në "Wikipedia" jemi më se të lumtur të të ndihmojmë, thjesht na lër një mesazh më poshtë. - Klein Muçi (diskutimet) 19 tetor 2021 14:04 (CEST)

Help panel question on Silvana Braçe (6 korrik 2021 14:24)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hello I need to fix my birthday --Silvana Brace (diskutimet) 6 korrik 2021 14:24 (CEST)

@Silvana Brace, përshëndetje! Tani kemi filluar përgjigjen rigoroze të kërkesave. Ku e keni vendosur ditëlindjen tuaj që doni të ndryshoni? - Klein Muçi (diskutimet) 19 tetor 2021 14:07 (CEST)

Help panel question on Përdoruesi:Xhuljano karafilaj (20 korrik 2021 21:52)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

hello i want to create an article for an albanian war hero can you please send me some instruction how to write. Thanks --Xhuljano karafilaj (diskutimet) 20 korrik 2021 21:52 (CEST)

@Xhuljano karafilaj, përshëndetje! Tani kemi filluar përgjigjen rigoroze të kërkesave. Shkruani emrin e artikullit që doni të krijoni te kutia ku kërkoni për artikuj. Aty do të ketë një njoftim që thotë se artikulli në fjalë nuk ekziston dhe se po të doni mund ta krijoni. Shtypni aty dhe filloni krijimin. Për shembull mund të merrni artikullin Adem Jashari. Nëse keni ende interes, mund të ndihmojmë dhe në hollësi të tjera. :) - Klein Muçi (diskutimet) 19 tetor 2021 14:10 (CEST)

A e dini se : Ajvari origjinal prodhohet VETEM nga speci sumborkë? --NolavKuqi (diskutimet) 30 gusht 2021 15:29 (CEST)

@NolavKuqi, faleminderit për kontributin! Hidhi një sy artikujve, mund të shtosh informacion në ndonjërin prej tyre. :)
Kërkesë e zgjidhur
- Klein Muçi (diskutimet) 19 tetor 2021 14:12 (CEST)

Help panel question on Beteja e Vërrinit (14 shtator 2021 17:40)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hello,I'd like to know how to make a military infobox on mobile. --XxNoXxx (diskutimet) 14 shtator 2021 17:40 (CEST)

@XxNoXxx, përshëndetje! Tani kemi filluar përgjigjen rigoroze të kërkesave. Kutia informuese ushtarake është tashmë në artikullin Beteja e Vërrinit. Për ta ndryshuar atë, shtypni "Redakto" te artikulli. Për më shumë udhëzime mund të lexoni këtu, te pjesa "Usage".
Kërkesë e zgjidhur
- Klein Muçi (diskutimet) 19 tetor 2021 14:15 (CEST)

Help panel question on Interneti (7 tetor 2021 21:49)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hello! Why the text its so short ? --Erda Gavazaj (diskutimet) 7 tetor 2021 21:49 (CEST)

@Erda Gavazaj, përshëndetje! Tani kemi filluar përgjigjen rigoroze të kërkesave. Na vjen keq për vonesën. Ai artikull mundet realisht të përmirësohet me më shumë informacion. Nëse mundesh të përkthesh nga këtu dhe të shtosh informacionin te ai artikull do të na ndihmoje. Ne mund të të ndihmojmë me udhëzime si të fillosh punën. :) - Klein Muçi (diskutimet) 19 tetor 2021 14:19 (CEST)

Help panel question on Ndihmë:Gabimet CS1 (15 tetor 2021 09:50)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

hello i have a problem. I changed good but it does -1 what i did?

Pershendetje kam problem. Une e ndryshova mire por me mori -1. Çfare bera. --EdiartRexha1 (diskutimet) 15 tetor 2021 09:50 (CEST)

@EdiartRexha1, përshëndetje! Tani kemi filluar përgjigjen rigoroze të kërkesave. Na vjen keq për vonesën. A mund të na shpjegosh me hollësi çfarë problemi ke? :) - Klein Muçi (diskutimet) 19 tetor 2021 14:20 (CEST)

sa libra botoi ismail kadare gjat karieres se tij

Përshëndetje! :)

Stampa {{Ismail Kadare}} mund të shërbejë për të të dhënë një ide të përgjithshme në lidhje me pyetjen. :) - Klein Muçi (diskutimet) 31 tetor 2021 23:53 (CET)

Pyetje si te shtoj shfaqjet e fundit? Aktivitetet letrare, librat e botuar dhe filmat?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Pendimi" film televiziv 2021 "Baladë muhaxhire" roman botues BIK- Kosovë 2019, "Vitet e harrimit" roaman Faik Konica 2019 Shfaqjq "Çele gur gojën" sipas Azem Shkrilit. Premiera 29 tetor 2021, repriza Prizren 6 nëntor 2021, Festivali i teatrove në Fier 13 dhjetor 2021

Përshëndetje! Te cili artikull doni t'i shtoni të dhënat më sipër? - Klein Muçi (diskutimet) 5 prill 2022 15:29 (CEST)

Historiku i krijimit të Wikipedia-s[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

a mund te shtoni nje opsion per historikun e krijimit te wikipedia

Çfarë nënkuptoni ekzaktësisht me "historikun e krijimit të Wikipedia-s"? - Klein Muçi (diskutimet) 7 maj 2022 12:34 (CEST)

Shiko kete https://en.wikipedia.org/wiki/Daphne_Bavelier por per Islam Borinca ne shwip eshte vendosur e dyshimt pse?

Artikulli është konsideruar si artikull që nuk përmbush kushtet e shquarësisë për të qenë në Wikipedia. Grisja është kundërshtuar tashmë kështu që duhet të pritet derisa një administrator të reagojë në lidhje me të. - Klein Muçi (diskutimet) 19 gusht 2022 00:40 (CEST)
Kërkesë e zgjidhur
— Klein Muçi (diskutimet) 20 shkurt 2023 19:13 (CET)

Pyetje{subst:#time:j F Y, H:i}})[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

PERSHNETJE DOJA TE DIJA SE SA SHQIPETRE JETOJNE NE IRELANDE DHE PO ASHTU EDHE NE IRELANDEN E VERIUT NESE KENI IDE FLM.

Përshëndetje! Kjo faqe është vetëm për pyetje në lidhje me funksionimin e brendshëm të Wikipedia-s. Fatkeqësisht ne nuk mundemi të ofrojmë mbështetje mbi informacionet që gjenden në të, si ky që kërkoni ju, për shkak të numrit tepër të kufizuar të anëtarëve aktivë. Mbase mund të keni më shumë fat nëse e bëni të njëjtën pyetje në anglisht këtu.

pyetje rreth pronave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje doja tju pyesja sesi ka mundesi qe babai im ka prona dhe tezet e tij i kan mar pronat dhe babait tim emri BEDRI HAMIT MUCA nuk ka mar asnje lek nga pronat e te jemes vet me emrin BAFTISHA TAHIR VATHI (E JEMA E BEDRI MUCA) Deshiroj qe te dij se cfare esht ber me pronat e BAFTISHA TAHIR VATHI E BIJA E TAHIR XHAFERR VATHI ?

Përshëndetje! Kjo faqe është vetëm për pyetje në lidhje me funksionimin e brendshëm të Wikipedia-s. — Klein Muçi (diskutimet) 12 janar 2023 01:05 (CET)

Pyetje (28 janar 2023, 07:28)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si te kopjoj dhe perkthej automatikisht nje stampe ekzistuese nga artikulli anglisht ne shqip ? flm.

@Leutrim.P, fatkeqësisht një funksionalitet i tillë nuk ekziston. Content Translation Tool (vegla e përkthimit) përkthen çdo gjë që mundet por ky është një nga elementët që nuk ofrohet ende. — Klein Muçi (diskutimet) 28 janar 2023 12:46 (CET)
Ne rregull, flm. A ka diku info si te krijoj stampa ?! Leutrim.P (diskutimet) 31 janar 2023 14:59 (CET)
Leutrim.P, jo ekzaktësisht se procesi ndryshon nga stampa në stampë por përgjithësisht çfarë mund të bësh është të bësh copy-paste kodin e stampës siç është në anglisht në një faqe me të njëjtin titull (në anglisht) këtu. Pastaj përkthen vetëm parametrat që të dalin shqip dhe e ruan. Ndihmon shumë në këtë proces nëse ke të aktivizuar Syntax highlight te editor. — Klein Muçi (diskutimet) 1 shkurt 2023 11:19 (CET)
Kërkesë e zgjidhur
— Klein Muçi (diskutimet) 20 shkurt 2023 19:13 (CET)

Si mund te gjej nje artikull te caktuar??[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si mund te gjej nje artikull te vecante?

Mjafton të kërkosh për titullin e artikullit te kutia kërkimore në cepin e djathtë sipër (në pamjen nga kompjuteri). Nëse nuk je i sigurt për titullin, mund të kërkosh për pjesë nga artikulli dhe do të dalin artikuj që përmbajnë tekstin e kërkuar. — Klein Muçi (diskutimet) 20 shkurt 2023 19:13 (CET)

Pyetje (27 mars 2023, 21:32)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetej.. Kisha një pyetje...Pasi që kam hap kët faqe,,e ësht e vërtet se kam edhe faqe tjera, e që diqka së po hecet mir,, kisha kët pyetje.. Në faqen e Hapur Fshati Bajçinë në Llap...

A ka diqka që jan shkel rregullat  apo  qfar po ndodhë  pasi që  faqen se gjej kur kërkoj në Google.

M respekt do doja të dij,,se a ësht problemi te unë, apo faqja ende ësht në rishqyrtim/

( shenimet e fshatit Bajqin kam dasht me i sjell ashtu si ësht historiku i fshatit me të parin e tij dhe rrugtimin e historis së hidhur që nga kohrat më të lashta e tutje deri em tani... Respekt në Mirkuptim Fatmir Z. Çitaklu fsh, Bajçinë Podujevë Kosovë.

FSHATI BAJÇINË NË LLAP, ndjesë për vonesën në përgjigje. Faqja nuk figuron në Google pasi me shumë mundësi është ende e pa kontrolluar nga një administrator. Rradha e faqeve të reja që presin për kontroll është e gjatë dhe kështu procesi vonon. - Klein Muçi (diskutimet) 6 prill 2023 16:14 (CEST)

Pyetje (12 prill 2023, 10:33)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

A mund te perdorim fjale shqipe ne vend te huazimeve "p.sh. botore ne vend te publike"?

Dinamo-Barça, përshëndetje! Po, mundemi. Nëse fjala shqipe figuron në fjalor ndihmon akoma më shumë. Në rastin konkret ama shembulli i zgjedhur nga ju është i padëgjuar personalisht nga mua. — Klein Muçi (diskutimet) 12 prill 2023 13:58 (CEST)
https://www.flickr.com/photos/44425842@N00/9408318609
Ketu e pashe.Ministria mbante ate emer gjate mbreterise. Dinamo-Barça (diskutimet) 12 prill 2023 14:39 (CEST)
Dinamo-Barça, interesante. Besoj që në rastin në fjalë ama "botore" nuk do të thotë "publike" por "jashtme". Pra "Ministria e P. Botore" = "Ministria e Punëve të Jashtme", ku "botore" nënkupton botën/globin. Nëse s'gabohem, sistemi i atëhershëm përfshinte dy ministri të këtij lloji, atë të punëve të brendshme e atë të punëve të jashtme. — Klein Muçi (diskutimet) 12 prill 2023 14:55 (CEST)

Pyetje (15 maj 2023, 22:43)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje une shkruajta nje artikull per parlamentin e nxensve te shqiperise a mund ta di nese ai eshte duke u shqyrtuar nga ju.Dhe sa kuh mund te marre shqyrtimi i tij?

@Veritasarticelcreator, përshëndetje! Aktualisht lista e artikujve për shqyrtim është zgjatur goxha për shkak të mungesave të kontrolluesve aktivë kështu që kontrolli do të marrë ca kohë. Megjithatë nga ana juaj puna është kryer në rregull kështu që tani kërkohet vetëm durim. — Klein Muçi (diskutimet) 16 maj 2023 13:45 (CEST)

Me duhet ndihme ne krijimin e nje liste te gjate te artikujve..[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kam shum artikuj ne liste per te krijuar, ku mund ta postoj listen time qe te tjeret krijues ta shohin dhe potencialisht te me ndihmojne ti krijoj ato ne nje kohe me te shkurter. Per shembull ne faqen time te diskutimit Përdoruesi diskutim:Leutrim.P dikush ka shtruar nje kerkese me nje liste te artikujve qe duhen krijuar.. A ka ndonje hapesire specifike ku diskutohet krijimi i artikujve apo thjesht ta shtoj tek Diskutimi i te tjereve kerkesen per krijimin e artikujve te caktuar ? — Leutrim.P (diskutimet) 12 qershor 2023 09:05 (CEST)

Leutrim.P, diçka e tillë nuk ekziston këtu praktikisht. EnWiki ka hapësira të veçanta dedikuar kërkesave drejtuar vullnetarëve të tjerë për të shkruar artikuj për ty. Këtu kohë më parë kemi pasur Bashkëpunimi i Javës me idene që vullnetarët të bashkërendonin përpjekjet e tyre çdo javë për të shkruar artikuj bashkë. Fakti është që komuniteti i SqWiki vuan goxha për vullnetarë aktivë dhe çdo përpjekje e kësaj natyre nuk rron dot në komunitetin tonë pa u rritur numri i tyre. Aktualisht përveç 10 a më pak vullnetarëve emrat e të cilëve mund t'i hasësh shpesh te ndryshimet më të fundit, çdo gjë tjetër është "e automatizuar": Artikujt përkthehen, vandalizmi luftohet me filtra redaktimi, mirëmbajtja kryhet me robotë sa të mundet... Gjërat që nuk kemi mundur të automatizojmë si, për shembull, kontrolli i artikujve, janë kthyer në problemet më serioze që kemi pikërisht prej mungesës së vullnetarëve aktivë.
Për sa i përket asaj listës që i referohesh ti te faqja jote e diskutimit nga një përdorues tjetër... Ai përdorues është i vetmi që e bën dhe është kritikuar për këtë gjë sepse sjellja në vetvete është tepër spam-y. Por duke qenë se nuk ka qenë asnjëherë aq serioze sa të merren masa, ka mbetur gjithmonë në një zonë gri si metodë. — Klein Muçi (diskutimet) 12 qershor 2023 15:18 (CEST)
Klein Muçi, Bashkëpunimi i Javës, do ishte diqka shume pozitive per dikend qe shkruan rregullisht, dhe poashtu do te rriste bashkpunimin, interesimin, dhe pervojen e pjesetareve te SqWiki.
- Per ate perdoruesin absolutisht nuk kam arsye ta kritikoj, sepse une ate veprim e shoh si diqka pozitive, madje vet Wiki do duhej te bente rekomandime per perkthimin e temave relevante.
- Pasi nuk preferohet nga komuniteti, une nuk do e perdori ate taktike.
- Thjesht pyeta qe te shoh se a ka ndonje mundesi ekzistuese, per te cilen sjam i informuar, qe sa me shpejt te kemi artikuj me tema shume te rendesishme dhe bashkekohore qe mungojne.
- Shendosh te jemi. Faleminderit per pergjigjjen e shpejte. — Leutrim.P (diskutimet) 12 qershor 2023 17:15 (CEST)
Leutrim.P, asgjë. Për sa i përket rekomandimeve automatike, ekziston një robot në EnWiki që kryen atë funksion për ata që abonohen por nuk kemi mundur ta sjellim këtu pasi nuk kemi një sistem të mirëndërtuar kategorish, gjë që për robotin është kryesore që të funksionojë. Nëse nuk gabohem ama, mund të gjesh disa rekomandime te Homepage tab nëse e ke të aktivizuar (duhet ta kesh normalisht). — Klein Muçi (diskutimet) 13 qershor 2023 14:17 (CEST)

Parimet dhe ligjet e ciles shkence zbatohen me se shumti ne pajisje mjekesore??[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dua te di kete pergjigjje per shkak se dua te bej nje artikull te ri. Olta Hashani (diskutimet) 11 shtator 2023 14:54 (CEST)

Olta Hashani, përshëndetje! Faqja në fjalë shërben vetëm për ndihmë në lidhje me punën praktike në "Wikipedia". Për të kërkuar informacione të tilla mund të shkosh te en:WP:Reference desk dhe të pyesësh atje në anglisht. — Klein Muçi (diskutimet) 13 shtator 2023 14:49 (CEST)

Pyetje (27 shkurt 2024, 20:38)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje. Si mundem te regjistrohem ne wikipedia isha nje koh po tani nuk jam ma

@Fiton Hajdari, ky mesazh është shkruar nga brenda llogarisë me emrin Fiton Hajdari. Nëse kjo është llogaria jote atëherë je i regjistruar tashmë. — Klein Muçi (diskutimet) 28 shkurt 2024 02:29 (CET)