Jump to content

Naim Frashëri (aktor)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Naim Frashëri (Leskovik, 15 gusht 1923 - Tiranë, 18 shkurt 1975) ka qenë aktor i njohur shqiptar.

Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashuria për teatrin i lindi që në 1942. Naim Frashëri do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme. Valeri në "Tartufi", Smithi në "Çështja ruse", Gjoni "Trimi i mirë me shokë shumë", Selimi "Familja e peshkatarit", gjenberali "Gjenerali i ushtrise së vdekur", Leka "Përkolgjinajt", Nikolla "Armiqtë", Sasha Ribakov "Orët e Kremlinit", Lubeni "Proçesi i Lajpcigut", Ferdinanti "Intrigë dhe dashuri", Hauardi "Rrënjët e thella”, Hamleti "Hamleti”, Jonuz Bruga "Familja e Peshkatarit". Për fat të keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role ne filmin artistik.

Naim Frashëri është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. Ështe dekoruar edhe me urdhërin e lartë "Hero i punës socialiste", si dhe mban titullin "Artist i Popullit".