Namazi i Istihares

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Namazi Istihare është namaz kur muslimanit i nevojitet rrugë për një çështje të pavendosur p.sh se a është mirë apo jo të martohet me atë person. Në mënyrë që ta falë këtë, muslimani duhet t'i falë dy rekate. Pasi t'i falë, duhet të bëhet duaja (lutja) që quhet duaja e Istihares.

Metoda[redakto | redakto tekstin burimor]

Hadithi[redakto | redakto tekstin burimor]

Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah se Profeti ua mësonte duanë e istihares për çdo çështje, sikurse ua mësonte suret e Kuranit dhe thoshte: “Kur dikush prej jush dëshiron të vendosë për një punë me rëndësi, le t`i falë dy rekate (nafile) namaz . Duaja e Istihares është:

"All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ue estakdiruke bi kudretike ue es`eluke min fadlikel ‘adhim, fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’ëlemu ue ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru (e emërton nevojën që ke) hajrun lí fi diní ue me’áshí ue ‘ákibeti emrí ue ‘áxhilihi ue áxhilihi fakdirhu lí ue jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ue in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru (e emërton nevojën e tij) sherrun lí fi diní ue me’áshi ue ‘ákibeti emri ue ‘áxhilihi ue áxhilihi, fasrifhu anní uesrifní anhu uakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi."

Përkthimi:O Zot, me diturinë Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e une jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko! E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!

Komentimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Njeriu në këtë botë ballafaqohet me sprovime dhe probleme të ndryshme, shpesh herë mbetet edhe në udhëkryq kur duhet të vendosë për diçka, nuk di çfarë të zgjedhë, prandaj ka nevojë t`i drejtohet Zotit të tij dhe çështjen e tij ia lenë Atij që është më i Dijshmi për të gjitha gjërat.

Namazi i istihares është një nga adhurimet më të rëndësishme për muslimanin kur përballet me hutinë në zgjedhjen e çështjes që është më e drejtë për të dhe nuk di çfarë të zgjedhë.

Namazi i istihares falet dy rekate, sikurse çdo namaz tjetër nafile në çfarëdo kohe, gjatë ditës apo natës. Nuk ka të caktuar se çfarë të këndohet, kështu që mund të këndojmë pas sures Fatiha çdo sure apo pjesë nga Kurani. Pas namazit i ngre duart dhe lavdëron Allahun, dërgon salavate mbi Profetin pastaj thua duanë e istihares, të cilën e kemi përmendur më lartë.

Vlera e namazit[redakto | redakto tekstin burimor]

Po të mos kishte ndonjë të mirë tjetër përveç se ai që e praktikon këtë, do t’i mjaftonte, duke pasuar kështu Profetin.

Imam Neveviu thotë: “Pas istihares duhet ta bëjmë atë çështje për të cilën na hapet zemra dhe nuk bazohemi në atë që kemi pasë dëshirë para se të falnim namazin. Prandaj kërkohet nga ne që ta ndërpresim zgjedhjen dhe të mos mendojmë për të derisa ta falim namazin e nëse nuk e bëjmë kështu, atëherë nuk numërohet se ne i jemi drejtuar Allahut me sinqeritet që të na zgjedhë çështjen që është më e mirë për ne.

Domosdoshmëria e të përmbajturit me atë që na është transmetuar rreth istihares

Duhet të kemi kujdes nga ajo që e bëjnë disa nga njerëzit injorantë apo edhe nga ata që dijnë, por nuk e kanë kuptuar urtësinë e istihares, kështu që përdorin disa lutje të posaçme për istihare e jo atë lutje që na ka mësuar Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)

Disa të tjerë e falin namazin dhe lutjen e bëjnë ashtu siç duhet, pastaj presin të shohin ëndërr se si të veprojnë edhe kjo është gabim për shkak se Muhamedi kur na e mësoi se si të veprojmë gjatë istihares nuk ka përmendur se me anë të ëndërrës duhet të vendosim se çfarë të bëjmë.

Praktikimi i namazit[redakto | redakto tekstin burimor]

1. Personi që praktikon istiharen vërteton se zemra e tij ëshë e lidhur me Allahun e Lartësuar për cdo vepër.

2. Është i kënaqur në caktimin e Allahut.

3. Istiharja është shkak që muslimani të gjejë lumturinë ne këtë botë dhe në ahiret.

4. Besimtari që praktikon istiharen është i qetë për arsye se e jep mundin e tij në këtë botë duke i realizuar shkaqet që janë të nevojshme pastaj e kërkon zgjedhjen e më të mires nga Allahu i Lartësuar.

5. Nevoja për të është e domosdoshme për çdo punë.

6. Me anë të namazit të istihares muslimanit i ngritet besimi se Allahu do ta ndihmojë atë në çdo punë dhe për çdo problem.

7. Me istihare muslimanit i shtohen shpërblimet për shkak se ai i drejtohet Allahut, falet, lutet dhe bën adhurime të ndryshme gjatë kryerjes së këtij adhurimi.

8. Me anë të istihares muslimani e madhëron Allahun, për arsye se i drejtohet Atij që t`i ndihmojë në zgjedhjen e çështjes më të mirë për të.

9. Me atë ai praktikon sunetin e të Dërguarit