Nazmi Rrahmani
Nazmi Rrahmani | |
---|---|
U lind më | 1941 Ballofc,Podujeve |
Emri i letrave | Palmosh Rahmani |
Kombësia | Shqiptar |
Gjinitë letrare | romane, prozë, tregime |
Nazmi Rrahmani, botues dhe shkrimtar shqiptar i njohur.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nazmi Rrahman lindi me 1941 në fshatin Ballovc të Podujevës. Ështe shkrimtari që ka pasur dhe vazhdon të ketë një numër të madh lexuesish në Kosovë e Shqiperi. Tek shkollarët e mesme është pa dyshim më i njohur, por është i lexueshëm për të gjitha shtresat shoqërore dhe për të gjitha moshat. Rrahmani është ndër autorët e paktë të letërsisë së sotme shqiptare, që shkruan vetëm llojin e prozës së gjatë, romanin. Për nga formacioni stilistik është i shkollës realiste klasike, por i një realizmi të përafërt me atë të narracionit dokumentar.
Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Prishtinë. Pas studimeve punoi si gazetar në Radio Prishtina e më pas te gazeta "Rilindja", për të vazhduar në redaksinë "Jeta e Re" dhe më pas në redaksinë e botimeve "Rilindja". Aktualisht jeton në kryeqytetin e Kosoves, ne Prishtine.
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Romane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Malësorja, 1965,
- Mbas vdekjes (Kthimi i njeriut të vdekur), 1975,
- Tymi i votrës së fikur, 1969,
- Toka e përgjakur, I, II, 1973,
- Rruga e shtëpisë sime, 1978.[1]