Ndoc Alia
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Dr. Ndoc Alia është një mjek veteriner nga Kryeziu i Rrethit Pukë. Përveç punës së tij të shkëlqyer nga ana e profesionit, Ndoci njihet lokalisht për bejtet e tija të spikatura që shumë Pukjanë i recitojnë përmendësh. Ndoci vjen nga Shtëpia e Madhe e Aliajve të Kryeziut, i biri i Dedë Shalës, e nipi i Ndue Dodë Alisë. Ka për vëlla Tonin Alinë dhe Mëhill Alinë.
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndoci njihet per vjershat plot humor që përshkruajnë ngjarje të komunitetit Pukjan kryesisht gjatë periudhës së komunizmit – të përcjellura këto nëpërmes hostenit të tij humoristik. Ajo çfarë i jep vlera krijimtarisë së tij (përveç humorit) është fakti se Ndoci vetë duke qenë i përndjekur politik satironte edhe vetë emrin e vet në mënyrë që të shmangte dyshime se ai kishte kritikuar burokratët e të paaftët të cilët menaxhonin si mos më keq kooperativat bujqësore e ndërmarrje të tjera shtetërore të asaj kohe. P.sh. në një bejte të gjatë kushtuar drejtorit të kooperativës Ndoci në fund ja hedh edhe vetes një kunj:
- O doktor, o doktor Ndoci
- Iku mishi ngeli koci
- Një duj kashtë he te ndihmoft Zoti
- Qeshën lopët “Hahaha"
- C’veterinar kemi, he lumte’na
Shumë njerëz e citojnë vargun e fundit si “C’kryetar kemi, he lumte’na” por në fakt ai e pati venë mbi veten fillimisht. Nga kusuri i vjershës duket e qartë se bëhet fjalë për një projekt të falimentuar të kryetarit të kooperativës dhe komuniteti inteligjent nuk ju desh më shumë të kuptojë se për kë shkon kritika.
Këto lloj vjershash e shkarkuan Ndocin nga puna disa herë dhe për pak ai shmangu edhe burgun – kritika kundër sistemit në atë kohë krejt lehtë mund të sajohej si agjitacion e propagandë me ndëshkim të ashpër. Si dënim Ndocin e dërguan në një stan si bari për ca kohë. Pasi u mërzit i vetmuar në stan ai u shkroi drejtorisë pyjore:
- Po ju shkruan një shok i vjetër
- Bari kecash ne Kali-Pjetër
- Mbasi ju vijnë letrat përdore
- Ju lutem më gjeni një vend në Pyjore.
Kuptohet, bordi i Drejtorisë Pyjore e lexoi me të lartë letrën, qeshën me të lartë dhe thanë që një si ky ju duhet për humor në zyrë, u ra dakord njëzëri që t’i gjendet një vend pune Dr. Ndocit.
Komuna Qafë Mali
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dr. Ndoci e ndërpreu punën e tij si mjek veteriner ne 1996 kur filloi punë si nëpunës i gjendjes civile pranë Komunës Qafë Mali nën lidershipin e z. Ndue Paluca që ne atëkohë ishte kryetar i kësaj komune.
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndoci është i martuar me Shaqe Alinë dhe kanë katër fëmijë: Adelinën, Eduardin, Alfredin dhe Ermelindën. Ndoci vetë e ka pasur shumë të vështirë të ndjekë studimet gjatë diktaturës komuniste për shkak të biografisë dhe përndjekjes që i bëhej familjes së tij dhe dajave të tij. Për këtë arsye ai beson shumë tek edukimi dhe i ka inkurajuar dhe investuar të gjithë të ardhurat e tij drejt edukimit te fëmijët të tij. Ai ndjehet mjaft krenar për arritjet që kanë bërë fëmijët e tij në këtë drejtim. Adelina është laureuar me Master në fushën e Arsimit me çmim ekselence pranë Universitetit të Londrës (Institute of Education). Eduardi ka kryer fakultetin juridik në Universitetin Brunel me diplomë të klasit të parë dhe magjistraturën pranë Universitetit të Nju Jork-ut (New York University School of Law). Alfredi është në hapat e fundit për të marrë diplomën në Ekonomi/Biznes pranë Universitetit të Bolonjës, Itali. Ermelinda shpreson të studiojë Psikologji dhe do të ndjekë hapat e motrës e vëllezërve në një universitet prestigjioz pasi të ketë kryer shkollën e mesme ku është studente e dalluar. Ndoci bashkë me familjen e tij jetojnë në Tiranë që në vitin 2005.