Puka
Puka | |
---|---|
![]() | |
Popullata | 4.800 |
Faqja Zyrtare | BASHKIA PUKE |

Puka është një qytet në Shqipëri. Bashkia e Pukës është qendra administrative e rrethit të Pukës, dhe bënë pjesë në Qarkun Shkodër.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Puka ka si krahinë gjeo-etnologjike shtrihet në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore: për gjatë krahut të majtë të Drinit, që nga Ura e Vezirit e Fusha e Dukagjinit në lindje dhe deri në afërsi të grykëderdhjes së Gomsiqes në perëndim. Nga jugu e ndajnë me Mirditën kreshtat malore: maja e Runës, Thirra, maja e Roshit, Bjeshkët e Tërbunit etj.Puka njihet si nje zone me diversitet relievesh e perzazhesh malore, me gryka,lugina dhe perrenj.

Pasuri ujore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Brendësia sipërfaqësore e Pukës përshkohet nga ujëderdhje të shumta, që burojnë prej vargmalesh, të ndërprerë mes tyre me lugina të thella e qafa të ngushta, me fshatra të vegjël e të shpërndarë, duke formuar, kështu, brenda krahinës tre grupe të mëdha ndarjesh gjeografike: Pukë; Iballë, Mahi (Spas), brenda të cilave dallohen ndarje më të vogla, si: Ana e Drinit, Ana e Udhës, Bregu i Gominës, Ana e Malit (Puka); Brigjet, Fusha e Iballës dhe Rruga e Madhe (Iballja); Bregu i Srriqes, Brigjet e Dukagjinit (Malizi, Spasi).
Popullsia është e besimit katolik (afro 80%) dhe mysliman (rreth 20%), por gjithmonë në fqinjësi të mirë, vëllazërore. Klima është me dimra të ftohtë dhe reshje të shumta (me 2020 mm). Temperatura mesatare e të ftohtit është - 3 gradë C.. Më e ulta arrin deri në - 24 gradë C. Mesatarja e të nxehtit në verë arrin në + 20 gradë C. Më e larta arrin deri në + 39 gradë C.
Bora zgjat deri në prill. Më 29-30 Mars 1995 në qytetin e Pukës ra deri në 85 cm borë. Prandaj, thuhet se në Pukë ka 6 muaj dimër. Megjithatë, qyteti i Pukës, qendra administrative e Rrethit, për verë ka klimë bjeshke gjë që e favorizon rrafshnalta ku ngrihet (835 m mbi nivelin e detit), pishat që e rrethojnë, dy ujëmbledhësit në afërsi, ajri shumë i pastër.
Me gjithë terrenin shumë të thyer dhe dimrat e ashpër, pozicioni i favorshëm gjeografik e ka shndërruar këtë krahinë në të gjitha kohrat në një ndërlidhëse të ultësirës bregdetare të Adriatikut dhe të qyteteve Lisus e Skodra (Lezhë e Shkodër) me Dardaninë (Kosovën), Maqedoninë Veriore dhe deri në Brigjet lindore të Danubit. Prandaj, qysh në lashtësi nëpër krahinën e Pukës do të kalonin një rrjet i tërë shkurtojash që i përkisnin Udhës kryesore Verilindore tregtare e ushtarake, nëpër të cilën do të linin gjurmë të gjitha ngjarjet kryesore historike të kohëve.
Prania e kësaj udhe me rëndësi ndërkrahinore e ballkanike u bë burim edhe për vet emrin e Pukës; si vendbanim, si rrethinë dhe si krahinë.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e qytetit te Pukes fillon si nje vendbanim i lashte Ilir.Puka u themelua pergjate rruges se rendesishme tregtare nga Shkodra prane adriatikut pertej maleve deri ne Prizeren e ne vazhdim deri ne Danub. Prejardhja e emrit mendohet te vije nga fjala romake per kete rruge, Via Publica. Ne epoken osmane pergjate rruges u ndertuan fortesa dhe poste doganore per ta kontrolluar ate. Sot eshte nje qytet i vogel me blloqe apartamentesh, vilash dhe fermash i vendosur ne nje lartesi prej 838 metrash mbi nivelin e detit.
Puka eshte nje qytet me nje histori mbi 2000 vjeçare, me zakone e tradita te veçanta.
Në Lashtësi Puka përfshihej brenda trevës veriore të fisit ilir pirust, i njohur si shkrirës dhe përpunues metalesh. Zhvillimi ekonomik gjatë Antikitetit dhe Mesjetës i dhanë shkas zhvillimit të jetës qytetare me qytetet a qytezat, si: Ad Picaria, Pukae, Shqeli, Delmace, Gralisht, Iballe, Crevenum (Spas), Sarda (Shurdhahu) etj.
Në shek. VI - VIII bëhet e njohur “Kultura e Komanit”[1] në Delmace, një kulturë materiale qytetare arbërore mesjetare të një ekonomie të zhvilluar zejtare vendase në një mjedis bashkësie fshatarësie aktive. Në këtë zhvillim ekonomik dhe qendrat urbane, ndër shekuj është e lidhur edhe prania e një rrjeti institucionesh të rëndësishme të kultit të krishter e më vonë islamik., si peshkopatat në Delmace; Sarda, Dukagjin (Spas) dhe Abacia e Shën Palit në Kabash[2], Xhamia[3] e Pukës, Xhamia e Dukagjinit[4] dhe Teqja e Simonit (Spas).
Në shek.XI-XIlI krahina e Pukës përfshihet në principatën e Veriut, të Centës; kurse brenda vendit në trevën krahinore ”Pulatum”.
Më pas, Puka bëhet një nga krahinat kryesore të principatës së Dukagjinëve, por pa i humbur të gjitha lidhjet e mëparshme me trevën veriperëndimore të vendit, pra, me Pultin, gjë që shprehet: në veshën pultake, ciklin e kreshnikëve, lahutën, kuvendet, si edhe lidhjet fisnore.
Rritja e forcimi i prineipatës së Dukagjinëve mbi një trevë të gjerë, ku hynin: Puka, Mirdita, Luma, Hasi, Rrafshi i Dukagjinit, Zadrima etj, dhanë shkas për një zhvillim tëj mëtejshëm" ekonomik të përbashket dhe, mbi këtë themel, u shtuan mundësitë për një unitet më të gjerë të kulturës materiale, shoqërore dhe artistike. Ky unitet i gjithanshëm u shpreh për disa shekuj me emrin e përbashkët Dukagjin, gjithashtu, u shpreh gjerësi¬sht në të drejtën e përbashkët kanunore, të njohur me emrin “Kanuni i Lek Dukagjinit”.
Princi Lekë Dukagjini (Leka III) qe bashkëkohës i Skënderbeut dhe vazhdues i luftës mbrojtëse antiosmane, sidomos në mbrojtje të qyteteve: Krujë e Shkodër. Dhe së fundi, u kthye në Shqipëri për të marrë pjesë në drejtimin e Kryengritjes së vitit 1481. Të gjitha këto e bënë Lekë Dukagjinin (Lekën III) një personalitet historik të nderuar në kujtesën e popullit, sidomos në Trevën e Dukagjinit Mesjetar, ku ka sunduar. Prandaj çdo ngjarje historike, çdo traditë të asaj kohe malësorët e lidhin me emrin e Lekë Dukagjinit; siç shkruan edhe M. E. Durham: “Në Malësi." ligje, dokja, shprehia, të gjitha i atribuoheshin Lekës”, Po kështu edhe çdo kështjellë mesjetare në krahinën e Pukës e më gjerë mbajnë emrin e përbashkët, atë të Lekë Dukagjinit, pavarësisht se kush mund të ketë qenë sundimtari i saj; si p.sh. Kalaja Leks në Kabash, kalaja Leks në Mico, Kala Leks në Breg, Kalaja Leks në Flet[5], Kulla Leks në Pap (Berishë), Kalaja Leks në Dardhë, Kalaja Leks në Vaspas, Kalaja Leks në Shumri, etj. Për rrjedhojë edhe pse e drejta dokesore shqiptare, që në treva të ndryshme u atribohet personaliteteve histo¬rike, si: Skënderbeut, Lekë Dukagjinit etj. “duhet kërkuar në origjinën dhe zhvillimin e tyre shoqëror e ekonomik gjatë shumë shekujve”, që përbëjnë nënshtratin e përbashkët të së drejtës zakon ore e të kulturës juridike të kombit shqiptar.” Por, në treva e krahi¬na të ndryshme kjo e drejtë dokesore merr ngjyrim dhe element lokal duke dhënë variante kanunore nga të një karakteri më të përgjithshëm deri në ato të një karakteri më të ngusht krahinor, pamjen e të cilëve, - siç shprehet Çabej, - e jep edhe gjuha shqipe”. Në këto dallime lokale hynë edhe varianti kanunor i Pukës.[6]
Si përfundim, emërtimi i këtij Kanuni me emrin e Lekë Dukagjinit duhet parë si një përkushtim që i bëhet këtij personaliteti, duke i dhënë emrin e tij në shenjë nderimi për ta. Por, njëkohësisht duhet parë edhe si një mbështetje tek figura historike e Lekë Dukagjinit për vazhdimësinë e së drejtës dokësore tradicionale bashkë me plotësimet e bëra nga koha në kohë përmes kuvendeve dhe sulleve, ku duhej të përdorej me qëllim “formula magjike”: “Kështu e la Leka! Kshtu pleqnoi Leka! Kshtu e ka Kanuni i Leks! Kshtu pleqnohet me Kanu t'Lek Dukagjinit në malet tona”. Prandaj përdorimi i emrit të Leke Dukagjinit në të Drejtën Dokësore të Trevës së Dukagjinit Mesjetar është mënyra e hyjnizimit të Kanunit, si edhe i figurës së Lekë Dukagjinit në botën shpirtërore të malësorëve të kësaj treve që në shekuj përfunduan në një bigëzim historik të pandashëm.
Publikimi nëpërmjet të këtij libri i kësaj tradite të pasur juridike popullore shqiptare, kryesisht me shtrirje e zbatim krahinor, bëhet me qëllim të ndriçimit të asaj kulture të pasur që shërbeu si themel dhe mjeti kryesor i zbatimit të autonomisë vetqeverisëse krahinore të Pukës për shekuj me radhë deri me Shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e Shtetit ligjor Shqiptar pas 1920-tës.
Ky Variant Kanunor pasqyron më së miri rolin e vet në forcimin e unitetit të popu¬llit dhe të drejtimit e të organizimit të tij në të gjitha fushat e jetës. Në veçanti këtu pasqyrohet forca e Kanunit për të ndaluar gjakderdhjen me gjakmarrjen nëpërmjet zbatimit të parimit themelor: “Gjak për gjak e krye për krye e la Leka! Zotni a kren, plak a i rt; në të shtrume për deke' a në bark të sams, lavertar a bari “nja per nja” do të peshohet e të çmohet»; me të ndodhur vrasja Kanuni i vente fre me: “Ndoren! Ndermjecen! Amanetin! Besën! Pajtimin! “Faljen e Gjakut”.
Kanuni shkonte deri aty në këtë frenim sa nuk e njihte Vetmbrojtjen. "Gjaku sjet për fa/- thot Kanuja. "Faji lahet me gjobe; gjaku lahet me gjak!”, çdo faj sado i rand qoft, jet faj.” Qite pushkë, rae në gjak!)
Prandaj, nuk është Kanuni ai që ushqente gjakderdhjen me gjakmarrjen.
Gjakderdhja e gjakmarrja shkaktoheshin nga moszbatimi i Kanunit; në Shtetin ligjor, nga moszbatimi i Ligjit për të ndëshkuar ligjërisht krimin dhe kriminelin.
Gjakun dhe dhunën duhej t'i falte i zoti, i dëmtuari. S'i falte i zoti, ato mbeteshin “hapun”. Prandaj shoqërisë shqiptare nuk duhej t'i mungonin shoqatat e komisionet e Pajtimit.
Varianti Kanunor i Pukës përbëhet në këtë botim prej dy pjesësh: Pjesa e Kanunit dhe pjesa e praktikave kanunore.
Pjesa e parë ka tri ndarje: ndarja e parë, Rendi Shoqëror; ndarja e dytë, Rendi Ekonomik; ndarja e tretë, E Drejta Ndëshkimore. Gjithsejt të tria ndarjet kapen në 556 nene.
Pjesa e dytë është Praktika Kanunore e zgjedhur, që ka qenë zbatuar në shekuj deri në fillim të këtij shekulli, e cila për vlerat që pati ka mbetur në kujtesën e popullit deri në vitet '60-'80.

Botimi hapet me Parathënien dhe Hyrjen, të cilat për t'i bërë sa më të kuptueshme janë shoqëruar edhe me tri harta gjeografike.
Për ilustrim të praktikave kanuno re janë sjellë edhe 8 faqe me fotografi. Libri mbyllet me Fjalorin, Treguesin analitik alfabetik. Me këtë rast përfitoj të falenderoj të gjithë ata që më dhanë ndihmesën e tyre gjatë përpjekjeve të mia për mbledhjen e materialit në terren, për sistemimin, kodifikimin dhe përgatitjen për botim deri te reçensa: prof. Aleks Buda, prof. Alfred Uçi, prof.Androkli Kostallart; prof. dr. Mark Tirta, doc. Koço Nova e Feti Gjilani, prof. Rrok Zojzi, prof. dr. Aleks Luarasz; dr. Abaz Dojaka, dr. Yllka Selimi; prof. dr.Jup Kastratz; juristët Halil Kopani e Izet Hoxha, prof. Injac Zamputi e Kolë Luka, historiani e etnolo¬gu Pal Doçi etj. Në veçanti falenderoj edhe Z. Schmed (Shmed), i ngarkuari me punë i Zvicrës a.i. në Tiranë, i cili u tregua shumë përkrahës për mundësimin e këtij botimi.
* Puka organizon evente të ndryshme gjatë gjithë vitit dhe mund të prisni festime në qendër të qytetit te shoqeruara shpesh me muzikë tradicionale, kostume dhe ushqime.
Dita e Kulturës Pukë - 9 Qershor
Dita e Eko-Turizmit - 24 Gusht
Dita e Trashëgimisë Kulturore - 10 shtator
Panairi Agro-Pukë - E shtuna e fundit e shtatorit Sofra e Pukës - E diela e parë e nëntorit
Dita e Çlirimit - 20 Nëntori
Etimologjia
Mendohet se emri Puka vjen nga greqishtja bizantine Πεύκα (Peuka) që ka kuptimin "vend me pisha". Gjithsesi mbase ky emërtim vjen edhe nga një popullsi që ka lëvizur nga lindja ballkanike pasi në veprën e Klaud Ptolemeut "Gjeografia", 3.10.4 shkruhet: "Tribalët zënë pjesën perëndimore të Moesisë së Poshtme, më në lindje, Trogloditai-të, kanë zonën poshtë grykës së Peukës." Banorët e vendit i quan Peukinoi.[7]
ATRAKSIONET TURISTIKE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]* FABRIKA E LËNJVE TË FRUTAVE DALMACIA
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Manaferrat e egra organike, frutat e kultivuara dhe produktet e tyre janë një biznes i madh në këtë pjesë të Shqipërisë dhe fabrika Dalmacia e drejtuar nga familja në qendër të Pukës u mundëson vizitorëve të shohin prapaskenat. Duke prodhuar të gjitha llojet e lëngjeve, reçelrave, marmelatave dhe pijeve të rakisë, jeni të mirëpritur të vëzhgoni procesin dhe mund të blini gjithashtu disa nga produktet e tyre të shëndetshme. Specialiteti i tyre është lengu i thanes.
* MALI TERBUN & PODI I QERSHISË
Një shëtitje e këndshme prej tetë kilometrash rreth Pukës ju çon përtej rezervuarit të madh në perëndim të qytetit dhe më pas në jug përmes pyjeve të dushkut të Malit të Terbunit 1500 metra të lartë ose malit të Terbunit në një vend bukurie lokale të njohur si pemishte e qershisë ose Podi. i Oershise - një livadh në pyll që ofron pamje të mrekullueshme në jug drejt malit Munella.
* KALAJA E LEKË DUKAGJINIT & GURI I SHENJTË
Në kodrat e lagjes Zezaj direkt në veri të Pukës, një gur mitik shtrihet buzë rrugës për në Kabash. Ajo është e lidhur me shumë histori dhe legjenda gjatë shumë brezave. Aty pranë, me pamje nga Kabashi, ndodhen rrënojat e shekullit të 15-të të kalasë së fisnikut Lekë Dukagjini, i cili ishte i famshëm për kodin ligjor të Kanunit të Lekë Dukagjinit që sundonte fiset e ndryshme në veri të Shqipërisë.
* LUMI GOMINA
Një udhëtim i mrekullueshëm ditor nga Puka, lumi i Gominës që buron pranë Blinishtit dhe Buhotit në rrëzë të malit Krrab në veri të qytetit, mund të ndiqet pasi ai merr përrenj nga mali Terbun, kalon nëpër Kabash dhe Qelëz dhe derdhet në liqenin e Komanit. pranë shpellës së Kaurrit.
Kjo rrugë e bukur ujore dhe shpella janë eksploruar më së miri
* FSHATI GOMSIQE
Një gjë e çuditshme gjeologjike në një peizazh kaq të thërrmuar, pllaja 800 metra e lartë në Gomsige, në gjysmë të rrugës midis Vaut të Dejës dhe Pukës, është rrafshuar nga mijëvjeçarë të lëvizjeve tektonike dhe erozionit. Afër, pellgu i pemës së vjeter, pika e bukurisë vendase pranë Pezhës në luginën e Gomsige ka një korije me deva të larta 250-vjeçare. Më shumë mrekulli arborike mund të gjenden në varrezat e Korthpules, fshati tjetër në jug, ku mbijetojnë dy lisa masivë mbi 300 vjeçar. Lumi Gomsige thellë në luginë është i njohur për përmbytjet e pranverës, por përndryshe ofron ecje të mrekullueshme përgjatë ujit gjarpërues. Shtrirje me kalldrëm të rrugës antike nga Shkodra në Prizen nëpërmjet Sardës
* MALI I MUNELLES
Duke u rritur në kufirin jugor të rrethit, majat e zhveshura të Mali i Munelles 1996 metra të larta ose mali Munella janë të dukshme për milje përreth. Ky mal i largët ka pak vizitorë, duke e bërë atë tepër të veçantë eksplorimin e pyjeve të dushkut dhe bredhit dhe kullotat alpine sipër - shtëpia e rrëqebullit të pakapshëm ballkanik. Pasi afrohet me një makinë me katër rrota, maja e Topit në mal bën një ecje sfiduese me shkëmbinjtë e saj të pjerrët.
* MAJA E MURGES
Maja e Majës së Murges, vetëm 12 km nga Puka, duket 300 metra poshtë liqenit të Komanit dhe terminalit të trageteve, nga një lartësi prej 680 metrash. Nuk është një shteg i vështirë dhe pamjet përreth dhe nga liqeni blu më poshtë janë mjaft mahnitëse.
SHPELLAT E PUKES
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eksploruesit aventureske dhe te pergatitur mire kane arritur te eksplorojne rreth 50 sisteme te medha shpellore nen karstike.
Shpella e zanave pranë erret thuhet se është pëshpëritja e zanave - megjithëse pikimi i ujit nëntokësor mund të jetë gjithashtu një shpjegim. Faqja e shkëmbit, livadhet dhe një mulli i vjetër aty pranë e bëjnë këtë një vend shumë të këndshëm për t'u vizituar. Spella e Orève ose Shpella e Nimfave në perëndim të Shkozës kërkon litarë dhe helmeta për të eksploruar; depozitat e kalciumit në shkëmbin jashtë i japin pseudonimin "kërpudha e artë".
Në bregun e liqenit të Komanit afër Lëvrushkut dhe arritja me varkë, shpella e Kaurrit ose e Murgut - e quajtur sipas eshtrave të një murgjish asketë shekullor që banonin pranë hyrjes; kaurr është fjala vendase për një të krishterë të devotshëm. Është 110 metra e thellë dhe deri në 8 metra e lartë, me murale të krishtera, stalaktite, stalagmite dhe një dalje në majë. Shpella e Kolikës pranë Ukthit është me gjatësi ende të panjohur, me grykën e bukur të Lesës afër. Së fundi, shkëmbi i Shgelit me shpellën e tij, 12 km në jugperëndim të Pukës, përbën një vend logjik për fortifikimet që datojnë në kohët pararomake - e gjeni në peizazhe të bukura në rrugën Dushi-Gomsige.
TURIZMI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]* Natyra e ralle magjepsëse e Pukes ka krijuar mundesi te medha per zhvillimin e turizmit.
Mjedisi natyror i Pukes me male, lugina, pyje ahu, pishe e lisi, lendina e livadhe te pasura, bime
mjekesore, burime e kroje me uje te ftohte.
* Ne krahinën e Pukes zhvillohen këto lloje turizmi:
* Turizmi historik
* Turizmi i gjelber
* Turizmi ujor dhe i bardhe
* Turizmi kulturor
* Abacia e Shën Palit
Eshtë e ndertuar ne Gryke Kabash, kjo kishe abaci eshtë ama e gjithe kishave te Pukes.Sipas dokumenteve, ajo eshte ndertuar ge ne shekullin e IV pas Krishtit, ka qene qender Episkopale per zonen e Pukes dhe mendohet qe eshte nder me te hershmet ne Ballkan.
* Mrizi i Memaive
Ndodhet ne pjesen jugperendimore te fshatit Rrape, ne lartësine 850 m mbi nivelin e detit,
Ketu gien te gershetuara burimet ujore me kullota si dhe lisa qindra vjeçare mjaft te bukura.
* Shpella e Kaurrit
Ndodhet-afer fshatit Lëvrushk ne malin e Kollates. E formuar si spelle karstike ne formacionet e gëlgerorëve te periudhes se trias-jurasit. Kjo spelle eshte e gjate 110 m, e gierë nga 1 deri 5 m dhe e larte 3 deri 8 m, me hyrje nga poshte dhe dalje ne ballkon nga siper. Spelle tipike karstike me stalaktite dhe stalagmite. Ne hyrje ndodhet nje manastir asketësh i shekujve VI-IX .
* Fosilet amonite te riaskut te ne Kcire Poshtem
Gienden ne fshatin Kçire, 600 m mbi nivelin e detit. U studiuan nga gieologu austriak E. Nopca. Fosilet e specieve Sagaceras albanikum, Pronorites osmanicus, Procarnites scanderbegis, etj, dalin ne nje territor 4500 m'.Vizitohet giate kalimit ne rrugen Puke- Kçire.
* Kalaja e Dalmacias ndodhet afër fshatit Koman.
Kerkimet e kryera ne tere Kalanë nder vite (1961, 1982, 1983 etj), kanë provuar se i takon periudhes se mesjetes se hershme. Tiparet themelore te kesaj kulture i shohim ne arkitekturen e varrezave dhe objektet e gjetura.
Ne varrezat e Kalase jane gjetur edhe varre me mbulese ne trajte çatie dy njeshe.
Ne gjetjet dallohen ne veçanti vegla pune, arme, stoli, si sepate, latusha, thika, shtiza, vathe, varëse, rathe, ku pjesa me e madhe e tyre jane prodhime arberore qe vertetojne se ne shekujt VI-VIl pati nje jete aktive te vazhdimesise Iliro-Arbenore ne kete zone.
* PARKU I AVENTURES DHE ZIPLINE
Parku i Aventures qe perfshin Zipline dhe nje park aventure me rreth 25 lojra per te gjithe grup-moshat, si dhe lojra te tjera atraktive.Eshte Zipline i pare ne Shqiperi, me gjatesine me te madhe ne Ballkan dhe me i shpejti momentalisht.
* Ne krahasim me Ziplinet te tjera ne bote Ne kete park, qe ndodhet brenda qytetit te Pukes tek liqeni artificial, jane perdorur shume elemente natyrore, qe i japin vlera turizmit malor dhe trasformimit urbanistik te qytetit ne nje qytet te mirefillte alpin me standarte europiane.
Ideimi i ketij projekti nisi si nje inciative per ti dhene me shume vlera dhe zhvillim turistiko- ckonomik zones se Pukes, Duhet ta vizitosh patjeter pasi te argetohesh me natyren eshte dhurata me e cmuar qe mund ti besh vetes.
AKOMODIMI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]* AGROTURIZËM DEVIN
Devin në fshatin e vogël Qerret i Madh, 7 km në perëndim të Pukës, ofron më shumë se akomodim në dhoma të qeta. Maria dhe vajza e saj i ftojnë vizitorët të përjetojnë jetën e fermave shqiptare duke vizituar fushat e fermës, pemishtet dhe pellgun e rosave, duke mbledhur fruta dhe perime, dhe duke marrë mostra dhe lëngje frutash dhe marmelatë të bëra këtu - të gjitha të disponueshme për të shkuar, natyrisht. Ushqimet në fermë janë të disponueshme për deri në 20 persona nëse rezervohen paraprakisht.
* BUJTINA LIKA
E vendosur midis fushave të Hamzit, Qafës së Helmit dhe maleve të Terbunit dhe Kuzhnenit, bujtina e bukur Lika ndodhet pak larg rrugës SH30 në fshatin e qetë Shkozë, 23 km në jug të Pukës. Një bazë e shkëlqyeshme për të eksploruar natyrën e madhe, ju mund të trajtoni masivin e Munellës, i cili është shtëpia e maces së rrallë të rrëqebullit, ose të ecni në mjedis duke kërkuar manaferra të egra, kërpudha dhe duke vizituar mullirin e vjetër me ujë, kishën e fshatit dhe shtëpitë tradicionale të gurit të kullës. . Shërbehen ushqime tradicionale dhe mund të rezervohen paraprakisht edhe dreka të hollësishme.
* HANI I PERPARIM LAÇIT
Bujtina e drejtuar nga Perparim Laçi ndodhet në një vend të qetë rural, në perëndim të qendrës së qytetit, në një ndërtesë të fortë kulla prej guri me një ballkon të ri prej druri.
Dhomat mund të strehojnë 34 të ftuar dhe janë të pastra dhe të thjeshta, me pamje nga fushat përreth. Kjo bujtinë është ndoshta më e njohur për restorantin e saj, duke shërbyer pjesë të mira të ushqimeve tradicionale vendase. Nëse jeni duke vizituar në dimër, mund të provoni të bëni sk
* HOTEL TURIZMI PUKA
Me pamje nga rruga kryesore e pedonales dhe liqeni i Pukës, Turizmi është një hotel i madh me dhoma të pastra, të thjeshta dhe një restorant të madh me tarracë, i cili është gjithashtu fokusi i shumë festimeve lokale. Si një bonus i madh i shtuar, fabrika e birrës Birra Puka është në vend, që do të thotë se nuk do të merrni një birrë artizanale më të freskët se në bar këtu.
* N'Konak
Në skajin verior të Pukës është bujtina më e re në qytet, që ofron fjetje dhe mëngjes për deri në 10 të ftuar në ambiente të thjeshta por të dizajnuara në mënyrë krijuese me shumë antike, dru dhe foto të vjetra. Pronari Vullnet është një guidë ecjeje, gjithmonë e gatshme për të treguar bukurinë e maleve, pyjeve dhe liqeneve përreth vizitorëve.
* ODA KABASHI
Bujtina moderne e tavolinës 'Kabashi' pranë qendrës së Pukës i kushton respekt traditave, kulturës dhe historisë së një prej fiseve më të vjetra të rrethit të Pukës. Ka dhoma të rehatshme të mobiluara me dru dhe një restorant që shërben ushqime lokale me çmime shumë të arsyeshme - mendoni për mish të pjekur, sallam dhe djathë të bërë në shtëpi dhe bukë misri në shëllirë
Faqe interneti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare
- Kazaja e Pukes ne vitin 1892
- Puka Arkivuar 22 gusht 2019 tek Wayback Machine Një faqe web për zonën e Pukës
- Lartesia e maleve te rrethit Puke
- Fshatrat e rrethit Puke
- Shpellat e rrethit Puke
- Fotografi shqiptare Foto nga Puka
- Mikëpritja e Pukës
- Kanaci , Veshja tradicionale
- Fisi i Kabashit Puke
- Gezim Kopani
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Puka Arkivuar 22 gusht 2019 tek Wayback Machine Faqja jo zyrtare e zonës se Pukës
- Gezim Kopani
- Fotografi Shqiptare Foto nga Puka
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kopani, Gezim (2012-12-16). "Gëzim Kopani: Besimi pagan në Pukë". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-24.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kopani, Gezim (2020-08-14). "Gëzim Kopani: Fisi i Kabashit". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-24.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kopani, Gezim (2020-03-03). "Gëzim Kopani: Historiku i xhamisë së Kodër Hanit Pukë". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-24.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kopani, Gezim (2021-12-10). "Gëzim Kopani: Me hoxhen e vjetër të Dukagjinit - Malziut , Myrteza Bajram Hoxha". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-24.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kopani, Gezim (2016-08-25). "Gëzim Kopani: Kalaja e fshatit Flet , Pukë". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-24.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kopani, Gezim (2018-07-15). "Gëzim Kopani: Shtatë Bajrakët e Pukës". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-24.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ptolemeu, Klaud (Përkthim latin, shekulli 15). Gjeografia (në latinisht).
{{cite book}}
: Shiko vlerat e datave në:|year=
(Ndihmë!)