Ndrea Prendi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Ndrea Prendi lindi në 1 gusht 1959 në Mirditë. Gjeneral ish-Komandant i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsmin 8-vjeçar e kreu në vendlindje, më pas gjimnazin e vazhdoi në Tiranë pranë shkollës së mesme “Skenderbej". Studimet e larta i përfundoi pranë Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve, specialiteti Artileri Tokësore. Pas studimeve të larta ndoqi studimet si stazhier pranë "Brigadës së 23-të të Këmbësorisë". Më 23 janar 2012, Prendi u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj në demonstratën e 21 janarit[1], menjëhere ai u pezullua nga detyra nga kreu i qeverisë Berisha.[2]
Arsimimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1974 – 1978 Shkolla e mesme “Skenderbej”, Tirane.
- 1979 – 1982 Shkolla e Larte e Bashkuar e Oficereve, specialiteti Artileri Tokësore.
- 1982 – 1982 student stazhier Brigada 23 e Këmbësorisë.
Kualifikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1990 Filozofinë ne Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike (pas universitar).
- 2007 Diplomuar ne Akademinë e Mbrojtjes, “Spiro Moisiu” Tirane, Kolegjin Rajonal te Mbrojtjes - Kurs i nivelit te larte.
- 2009 Ka kryer kursin e “Menaxhimit për Incidentet Kritike” ne USA
- 2009 Kurs pasuniversitar pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare, Diplomuar për “Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomaci”.
- 2009 Ka përfunduar kursin 1- mujor intensiv pasuniversitar për “Lidership dhe menaxhim krizash”, pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare.
Karriera Ushtarake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me urdhër nr. 2, date 13.01.1983 te Ministrit te Mbrojtjes titullohet oficer aktiv me te drejtën e fillimit te marrëdhënieve financiare me date 16.01.1983.
- 16.01.1983 – 01.07.1983 Instruktor ne Sh.L.U., Brigada e 23 e Këmbësorisë.
- 01.07.1983 – 31.12.1991 Komandant i Togës I-re, ne Kompaninë 75 mm, ne Batalionin e dyte, ne Gardën e Republikës.
- 01.01.1992 – 15.05.1992 Shef Stërvitje ne Batalionin e dyte, ne Gardën e Republikës.
- 16.05.1992 – 20.08.1997 Shoqërues ne Grupin e Shoqërimit te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, ne Degën e RMPLSH, ne Gardën e Republikës.
- 20.08.1997 – 31.08.1998 Shoqërues Personal ne Degën e RMPLSH, ne Gardën e Republikës.
- 01.09.1998 – 01.08.1999 Shoqërues ne Grupin rezerve te Degës se RMPLSH, ne Gardën e Republikës.
- 01.08.1999 – 31.08.2000 Zv/Komandant Kompanie ne Batalionin e dyte, ne Gardën e Republikës.
Qe nga data 26.10.2005 është me detyre Komandant i Përgjithshëm i Gardës se Republikës (urdhër i Kryeministrit te vendit nr. 160, date 25.10.2005)
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ka marre pjese ne Forumin “Imazhi ne Forcat e Armatosura” me 2007 dhe është vlerësuar me titullin “Ushtarak i Talentuar ne Forcat e Armatosura”.
- Është falënderuar nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikës George W. Bush gjate vizitës se tij ne vendin tone me 26.07.2007.
- Dekorohet me Medaljen e Arte te Shqiponjës me motivacionin “Për kontribut te veçante ne drejtimin dhe organizimin e Gardës se Republikës, sipas standardeve bashkëkohore te shteteve perëndimore demokratike, duke ngritur funksionimin e këtij institucioni ne një shkalle me te larte” - Dekret Nr. 6611, date 18.06.2010, i Presidentit te Republikës.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ ""21 janari", Ina Rama: Komandanti i Gardës vrau protestuesin Faik Myrtaj".
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Prokuroria: Prendi vrau Faik Myrtajn, tu hiqet imuniteti Bares, Doshit dhe Ballës Shekulli 2012-01-23