Nestorianët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Historia[redakto | përpunoni burim]

Nuk posedojmë dituri të thella për atë se si është përhapur krishterimi në shtetet e Azisë së mesme, si në Iran dhe në Mesopotami. Shihet se në shek. III të e.s., në Mesopotami paraqitet kisha arameje, sepse në ato vende jetonin më tepër aramejë se iranianë. Sado që iranianët zaratustrizmin e kanë shpallur fe shtetërore dhe me të kanë dashur të mbrohen prej krishterimit dhe maniheizmit, ai e kishte humbur forcën e tij. Në fakt këtë e vërteton edhe suksesi i islamit që në shek. VII për një kohë të shkurtër të mbisundojë Iranin. Mes të krishterëve në perandorinë sasanide, nuk kishte shumë interesim për diskutimet në lidhje me personalitetin e Jezu Krishtit, diskutime këto që vazhduan dhe u zhvilluan në perandorinë Bizantine. Vetëm se, mendimet e ekolit të Antakisë, që ishte e lidhur me Nestoriusin, patrikun e Konstadinopojës, ndikuan në tërë Azinë e Mesme, e sidomos, në rajonet ku flitej gjuha arameje.

Nestoriusi ka lindur në rrethin e Marashit të sotëm më 382, kurse ka mësuar në Antaki. Më vonë në priftëri, me të cilën e lidhi fatin e tij, duke u zhvilluar me gojëtarinë (elokuencën) dhe me intelegjencën e tij, arriti në postin e patrikut. Punoi që t’i zhvillojë mendimet e ekolit ku mësoi. Sipas kësaj, “Marias nuk duhet thënë nëna e zotit (theotokos), ajo ka lindur vetëm Zotin njeri, për të cilën asaj i duhet thënë nëna e Krishtit (kristotokos)”. Vetëm se, më herët në adhurimet mes të krishterëve përdorej termi “nëna e zotit” dhe komuniteti ishte përshtatur në këtë. Nestoriusi me deklarimin e një formule të re del kundër një bindjeje tradicionale dhe të pranuar më parë. Gjithashtu Nestoriusi, mbronte mendimin se në inkarnacionin e Jezu Krishtit mbrohen tërësia dhe specifika e dy natyrave. Kështu që, as logosi nuk zhduket në natyrën njerëzore të Jezusit e as që natyra e tij bëhet Zot. Kështu që, në të gjenden dy natyra pranë tyre, por në marrëdhënie të përafërta njëra me tjetrën. Nestorisusi këtë e shpreh kështu: Logosi vetëm që u vendos në njeriun e lindur nga Maria dhe ishte në njëshmëri të përafërt me të. Kjo gjendje e dy natyrave afër njëra-tjetrës, u bë një formë e një personaliteti të njësuar, duke mos e detyruar njëratjetrën. Për këto mendime të tij, Nestoriusi i fajësua me diofizitizëm (dy natyrshmëri). Nestoriusi, duke u larguar nga posti i Patrikut, më 451 vdiq nëEgjipt. Mendimet e tij, të pranuara nga të krishterët e Iranit dhe të Mesopotamisë, u përhapën deri në Kinë. Simpatizuesve të tij u thuhet nesturitë (nestroianë). Nestorianizmi ishte shumë i lidhur me besimin diofizit. Ata, mendimet se Jezusi është bir i Zotit dhe se Zoti ka dy fëmijë (Jezusi dhe Shpirti i Shenjtë), i refuzojnë. Mendimin se logosi dhe biri i njerëzimit bashkohen në një substancë, e vlerësojnë si monofizit dhe të humbur. Largohen prej përdorimit të shprehjes theothokos (Maria është nëna e Zotit). Zyrtarisht për Jezusin pranojnë formulën “dy natyra, dy substanca, një person”, të shprehura në vitin 612. Rreptësisht e refuzojnë mendimin se shpirtërat janë “ekzistenca të para” (preexistence). Sipas nestorianizmit, çdo shpirt krijohet drejtpërsëdrejti nga Zoti dhe se dita e dyzetë e barrës bashkohet me embrionin. Pas vdekjes e deri në ringjallje futen në “gjumin e shpirtërave”. Mendimin se mëkati i Adamit mbetet si trashëgimi (si mëkat i trashëguar), për pasardhësit e tij, nuk e pranojnë. Ata besojnë se shpëtimi është vetëm në kishën e tyre, fraksionet tjera janë në humbje. Gjithashtu besojnë se, pasues i apostullit Pjetër nuk është papa, por është katolikos, patriku i tyre[1].

Dobësimi i nestorianizmit[redakto | përpunoni burim]

Peshkopi Gjon, me qëllim që të ndalojë këtë shkatërrim, u lidh me papatin dhe vërejti ndonjë gjë të keqe në epërsinë e papës. Vetë ai nga papa u emërua patrik i lindjes. Qeveria osmane këtë e pranoi si një gabim politik dhe Gjonin e burgosi. Gjoni, i mërzitur për këtë që ndodhi, vdiq më 1555. Vetëm se, ata që bashkë me të ishin të lidhur me Vatikanin, edhe pas kësaj ngjarjeje nuk u kthyen më në fraksionin e tyre të vjetër. Të krishterëve nestorianë që e kanë pranuar katolicizmin u thuhet “kaldetë”, kurse nestorianëve të vjetër diofizitë, që mbronin besimin tradicional historik, u thuhet “asirianë”. Prej asaj kohe mes sirianëve perëndimorë gjenden dy fraksione dhe dy patrikë. Mendohet se nestorianët katolikë, gjegjësisht kaldetët, në vitin 1833 kanë qenë 50.000 vetë. Pas Luftës së Parë Botërore, patriku kaldet ka filluar të qëndrojë në Bagdad. Sipas regjistrimit të vitit 1957 ata janë llogaritur të jenë 176.000 besimtarë.

Patrikët asirianë gjithmonë kanë bartur titullin “simon”. Pas vitit 1834 futja e misionarëve amerikanë në rajon përshpejtoi shaktërrimin e komunitetit historik nestorian. Disa prej tyre u bënë katolikë, e disa u futën në kishën anglikane. Veprimet e misionarëve rusë kanë qenë më të suksesshme, kështu që më 1835 një grup prej 3000 vetave e braktisi tokën osmane dhe u shpërngul për në Kaukaz, në qeverinë ruse. Më vonë ky grup ndiqet nga grupe të tjera. Me hyrjen e osmanëve në Luftën e Parë Botërore, simpatizuesit rusë u ngritën kundër muslimanëve dhe këto lëvizje, me rritjen e erës së luftës së brendshme që afrohej, e rritën edhe më tepër shpërnguljen për në Rusi. Vetëm se, me shkatërrimin e mbretërisë ruse më 1917, asirianët mbetën në mes, as të vendosen në Rusi e as të kthehen në Turqi. Zgjidhjen e kanë gjetur në kthimin në tokat e Irakut Verior, që ishin nën sundimin anglez. Luftërat që lindën brenda muslimanëve irakianë më 1933, mundësuan që shumë prej asirianëve të shpërngulen për në Siri, Qipro dhe në Amerikë. Patrikët e tyre për momentin janë të vendosur në Chicago. Supozohet se numri i tyre i tërësishëm në botë arrinë deri në 100.000[2].

Burimi i të dhënave[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Spuler, Die Morgenlandischen Kirchen, Leiden 1964, f. 191-200.
  2. ^ Adam, Dogmengeschichte, v. 1, Gutersloh 1965, f. 326.