Shko te përmbajtja

NimiTV

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
NimiTV
Company typeTelekomunikacion
GenrePlatformë shqiptare për transmetim televiziv
Founded2012
Area served
Europë, Australi
ProductsPlatformë televizive me një sërë programesh, aplikacione speciale televizive për çdo pajisje
Websitenimitv.com

NimiTV një platformë transmetimi televizive që ofron transmetimin e kanaleve televizive shqipe dhe të huaja, i koncentruar drejt diasporës shqiptare në Europë dhe Australi.

NimiTV ofron shërbime TV si , kanale live, VOD, Catch-Up TV dhe të tjera. Transmeton mediat kryesore shqiptare dhe kanale televizive në mbarë botën. Platforma ofron emisione të njohura reality show si Big Brother VIP Albania, Big Brother VIP Kosova dhe Ferma VIP Albania, të cilat i dedikohen diasporës shqiptare në Europë. Që nga viti 2021, NimiTV është e vetmja TV shqiptare e licencuar për të transmetuar kanale DigitAlb në Evropë.[1]

Platforma NimiTV është themeluar në vitin 2012, duke ofruar shërbimet e saj të kanaleve TV shqiptare dhe ndërkombëtare nga teknologjia më e fundit botërore për shqiptarët që jetojnë në Evropë.

Shërbimet e kanaleve TV shqiptare nga NimiTV i dedikohen diasporës evropiane në Zvicër, Gjermani, Angli, Australi, Austri, Belgjikë, Finlandë, Francë, Greqi, Holandë, Itali, Luksemburg, Norvegji, Suedi dhe në mbarë Evropën.

NimiTV ofron VOD (Video On Demand), Catch-Up TV, Live Rewind dhe shërbime të tjera, gjithashtu NimiTV ofron shërbim ndaj klientit 24/7 me qendrën e kujdesit gjithmonë në dispozicion për ju.

Transmeton përmbajtjen më të plotë televizive për çdo pjesëtar të familjes, duke ofruar programe shqip nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe kanale televizive nga platformat më të kërkuara në Shqipëri dhe Kosovë dhe të huaja. Gjithashtu ekskluzivitetin e transmetimit të të gjitha kanaleve të platformave televizive më të njohura në Kosovë dhe Shqipëri si DigitAlb, Tring, Artmotion, dhe kanale si RTK, RTSH, Top Channel e të tjera.[2] Që nga viti 2021, NimiTV është e vetmja TV shqiptare e licencuar për të transmetuar kanale DigitAlb në Evropë.[3]

Për shpërndarjen e kanaleve, NimiTV është e vetmja platformë me aplikacion për Smart TV[4], Gjithashtu NimiTV mund ta shikoni ne dekoder i paisur me Wi-Fi si dhe ne paisje si iOS, Android, RokuTV, Amazon Fire Stick dhe paisje te tjera.

Pajisjet e mbështetura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

NimiTV është gjithashtu në shumicën e pajisjeve më të njohura me qasje në internet, duke përfshirë:

  • Smart TV (Samsung, LG)
  • Amazon Fire TV
  • Apple TV
  • Roku TV
  • Android TV
  • Pajisjet Android (telefona Android, tablet Android)
  • Pajisje Apple iOS (iPhone, iPad)
  • PC, laptops (Windows, Linux, and MacOS)

Linqe të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]