Nina Mula
Nina Odijankova Mula (Izhevsk, Bashkimi Sovjetik, 23 nëntor 1931 - Tiranë, 22 dhjetor 2011), soprano ruso-shqiptare që kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në Shqipëri, fillimisht në Shkodër e më pas në Tiranë, ku fitoi emër si soprano e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.[1]
Pas mbarimit të shkollës pedagogjike në qytetin e lindjes, në Izhevski, në vitin 1950 kreu studimet e larta për kanto pranë Konservatorit P. I. Çajkovski në Moskë deri në vitin 1955, ku më pas kreu edhe një kualifikim pasuniversitar. Në shkollë u njoh me studentin e kantos Avni Mula, me të cilin u martua.
Në Shqipëri erdhi në shtator 1957 dhe shumë shpejt do të emërohej soliste pranë TKOB-it në Tiranë.[2] Në pension doli më herët nga ç’e mendonte, qysh në vitin 1976, por ndërkohë iu kushtua mësimdhënies. Prej vitit 1965 punoi si pedagoge e jashtme pranë Institutit të Lartë të Arteve, duke kaluar nëpër duar emrat më në zë të operistikës shqiptare. Gjatë aktivitetit të saj në TOB ka realizuar me shumë sukses një numër të madh rolesh kryesorë nga operat e kompozitorëve shqiptarë dhe nga literaturë botërore, po gjithashtu edhe një sërë koncertesh me një repertor të pasur dhe të larmishëm si brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si në Çekosllovaki, Rusi, Lituani, Ukrainë, Letoni etj. Disa nga rolet janë ai i Rosinës në operën “Il Barbiere di Seviglia”, 1958, Norina në operën “Don Pasquale”, 1959, Drita në operën “Pranvera”, 1960, Tatjana në operën “Eugenji Onjegin”, 1961 Olimbia, opera “Lulja e Kujtimit”, 1961, Susana, opera “Le nozze di Figaro”, 1962, Michaela, opera “Carmen”, 1962, Leila tek “Peshkatarët e Perlave”, 1964, Violeta tek “La Traviata”, 1964 dhe 1972, Neda tek “Pagliacci”, 1964, Borëbardha në operën “Borëbardha” 1964, Gilda tek verdiania “Rigoletto” 1964, Mrika në operën “Mrika”, Mimi në operën “La Boheme” 1971, Donika tek “Skënderbeu”, 1968 etj. Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, ndër të cilët me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të II, titullin “Artiste e merituar”, titullin “Mjeshtër i madh i punës”.
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shehu, Novruz (23 dhjetor 2011). "Ikja e sopranos" (PDF). Shqiptarja.com. fq. 12. Marrë më 21 korrik 2024.
- ^ "Nina Mula: Dashuria për Avniun, muzikën dhe gjuhën shqipe". KultPlus. 29 tetor 2020. Marrë më 21 korrik 2024.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)