Njësia administrative Drenovë
Njësia administrative Drenovë | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.007) 10 926 |
Komuna Drenovë është një komunë në Rrethin e Korçës në Shqipëri.[1]
Komuna Drenovë me popullsi 10.926 banorë (2007) ndodhet në juglindje të qytetit të Korçës, në rrëzë të faqes perëndimore të malit të Moravës. Në fshatin Mborje është një kishë shumë interesante, Kisha e Shën Ristozit e ndërtuar në vitin 1390 mbi rrënojat e një kishe tjetër të shekullit të IV. Fatmirësisht kjo kishë është ruajtur në gjendje të mirë.
Drenova është vendlindja e Aleksandër Drenovës.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Drenovë ndodhet në juglindje të qytetit të Korçës. Ka një siperfaqja prej 93.4 km². Lartësia mbi nivelin e detit fillon nga 850 m mbi nivelin e detit në fushë, deri në 1340 m mbi nivelin e detit në fshatin Dardhë.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në territorin e komunës Drenovë ushtrojnë veprimtarinë e tyre 89 biznese (biznes i vogël) kryesisht në këto fusha:
- Tregëti 46 biznese
- Prodhim 27 biznese
- Shërbime 4 biznese
- Transport 12 biznese
Në komunën Drenovë ndodhet miniera e qymyrit të Mborje-Drenovës nga më të vjetrat e vendit.
Arësimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne komunën Drenovë ka 4 shkolla 9- vjeçare në fshatrat:Mborje, Drenovë, Ravonik, Qatrom. Ka gjithashtu 2 shkolla fillore ne fshatrat Boboshticë dhe Turan. Nga 9 fshatra që ka komuna në 6 fshatra ka kopësht fëmijësh, konkretisht në fshatrat: Mborje, Drenovë, Boboshticë, Qatrom, Ravonik, Turan.
Shëndetësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në të gjithë fshatrat e komunës ka qendër shëndetësore e cila është e kompletuar me personel dhe mjek.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Drenovë |
---|
Boboshtica · Dardha · Drenova · Mborja · Morava · Qatromi · Ravoniku · Turani · Zapeti |
redaktoni kutinë |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2013. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |