Jump to content

Leskoviku

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Leskovik)

Qyteti Juglindor i Leskovikut

Leskoviku është një vendbanim në pjesën jugore të Shqipërisë. Leskoviku është në afërsi të kufirit Shqipëri-Greqi. Ndodhet në një lartësi mbidetare prej 1.220 metra. Popullsia është rreth 4200 banorë. Por, kohet e fundit popullsia ka filluar te pakesohet ,per shkak te largimeve te shpeshta te qytetareve.

Leskoviku
Popullsia
4.200
{{{postal_code_type}}}
7402
Faqja zyrtareNjesia Administrative Leskovik

Leskoviku i Vjetër

Leskoviku njihet si qendër e madhe banimi në fillimet e viteve 1800. U krijua si qendër pushimi e verimi nga pushtetarët otomanë të asaj kohe. Gradualisht kaloi ne qendër Kazaje dhe deri qendër Sanxhaku (sipas "Enciklopedia" Sami Frashëri). Si njësi administrative ka pasur ne varësi krahinën e Leskovikut, Përmetit e Pogonit. Popullsia maksimale e tij ka arritur ne vitet 1910 me rreth 10 000 banore. Ka pasur 11 lagje. Ne vitet 1920-1944 ka qene n/prefekture ne varësi te prefekturës Korçe. Njihet si pika me e fuqishme doganore me Greqinë deri ne këtë periudhe.

Ne te kalonte një nga segmentet rrugore më të përdorura, me Greqinë e më tej Turqinë. Pika e Tre Urave ishte nyja lidhëse. Gjate viteve 1800-1940 ka zhvilluar një aktivitet te fuqishëm tregtar. Deri ne vitin 1956 Leskoviku ka qenë njësi administrative "Rreth". Diktatura për arsye te fesë dhe marrëdhënieve me shtetin grek në vitin 1956 e shkriu si njësi administrative dhe e kaloi në varësi të rrethit Kolonjë. Aktualisht është një qytet i vogël me popullsi 4200 banorë.

Natyra e Leskovikut

Qyteti i Leskovikut ka qenë një qendër e lashtë. Këtë e vërtetojnë gjetjet arkeologjike, kultet, dhe një dokumentacion i pasur nga periudha më të hershme, sidomos në Mesjetë Edhe defterët osmane e përmendin Leskovikun me fshatrat përreth shumë të populluar. Më vonë, një pjesë e madhe e tyre janë boshatisur, mbeti një popullatë e pakët e krahasuar me mesjetën e hershme.

Leskoviku veçohet për reliefin malor e kodrinor, me pyje, flore dhe faunë të pasur, me burime ujërash minerale-kurative (banjot termale te Sarandaporit) e vreshtari të begata ; për marrëdhënie shkëmbimesh tregtare ndërkrahinore dhe me jashtë, sidomos atëherë me Janinën dhe Prevezën ; leskoviqarët kanë qenë muratorë dhe përpunues të zellshëm të drurit etj.

Shtëpi turistike Sotirë, Leskovik

Sazet e Leskovikut janë shfaqur që herët, në çerekun e fundit të shek XIX-të dhe në kapëryell të shekullit XX-të, në krahasim me krahinat e tjera simotra të aerealit polifonik të Shqipërisë së Jugut1. Përsosja e gjuhës muzikore me saze dhe të kabasë është me burim :

  • a) Nga muzika vokale shumëzërëshe, si shoqëruese, duke huazuar prej asaj strukturën, si formë të personalizimit të tingujve muzikorë (gërnetës, violinës, llautës) me ato të zërave të këngëtarëve, ruajtjes së tyre në rrafshin emocional.
  • b) Nga muzika me vegla tradicionale, që lidhen me mjedisin, natyrën etj., si gjethi, pipza, cyldiarja, fyelli (në përfitimin melodive baritore, vajeve me recitativat, gulçimat, etj), gajdeja, etj.


Le të themi një nga festat më të rëndesishme për këtë qytet është Festa e Glinës. Një festë e cila festohet cdo 25 Gusht. Një festë fetare e cila tregon për mekamin e Glinës. Vend i shenjtë si edhe të gjithë që shkojnë në fshatin e Glinës luten dhe falen pranë teqesë së atij fshati. Kjo gjë bëet pasi konsiderohet si një vend nga i cili mund të marrësh shumë fat. Sigurisht që njerëzit e festojnë duke bërë një festë të madhe si edhe një kurban.



Rruga për Leskovik

Këngët, veç të kënduarit shumëzërësh (tradicionalisht) më vonë nisën të shoqërohen edhe prej sazeve që përftohen: nga klarineta (që bën rolin e “marrësit”), violina (atë të “prerësit”), llauta, bakllamaja (“iso-n”) dhe defi (ritmin). Ndërsa burimet lëndore dhe shpirtërore të kabasë me saze, siç thamë, kanë qenë meloditë baritore, këngët e kurbetit dhe vajet e kënduara nga gratë. Sazexhinjtë kanë depërtuar thellë në semantikën e vajtimit shqiptar, sepse, siç shprehet R. Munishi, “përmes vajtimeve shprehet mirë etnopsikologjia e individit”.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]