Jump to content

Njësia administrative Mollas (Kolonjë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Njësia administrative Mollas
Popullsia
 • Gjithsej4,056 banorë

Komuna Mollas është një komunë në Rrethin e KolonjësShqipëri[1] me një popullsi prej 4056 banorë.

Komuna Mollas ështe krijuar më 26 korrik të vitit 1992.

Komuna Mollas shtrihet në pjesën veriore të qytetit të Ersekës, dhe kufizohet nga jugu me Komunën Qendër Ersekë, nga lindja me malin e Gramozit, dhe nga perëndimi me Komunën Çlirim.

Komuna Mollas shtrihet në pllajën e Kolonjës në një lartësi që varion nga 850 deri 1.200 m mbi nivelin e detit, kurse lartësia maksimale arrin në 1.750 m në malin e Gramozit.

Klima e Komunës Mollas është klimë mesdhetare, me një verë të thatë e dimër të ftohtë me rreshje të shumta dëbore e shira. Temperaturat mesatare variojne nga 10 - 15 °C. Në periudhën e verës temperaturat minnimale arrijnë 18-20 °C dhe ato maksimale deri në 35 °C, kurse gjatë dimrit temperaturat minimale varjojne nga -18 deri në- 20 °C dhe ajo maximale nga -3 deri në -7 °C.

Ekonomia e Komunës Mollas bazohet në bujqësi dhe blegtori.

Toka arë kap një siperfaqe prej 1.867 ha, nga të cilat tokë e mbjellë me bimë të arave 1.150 ha, pemtore 60 ha, vreshtari 10 ha dhe pjesa tjeter është inproduktive e cila shërben si kullote për blegtorinë.

Në territorin e Komunës Mollas rriten gjedh, bagëti të imta, bletë dhe shpendë.

Komuna drejtohet prej Këshillit të Komunës i cili përbëhet nga 13 këshilltarë.

Komuna ka 4 shkolla të ciklit të ulët, 4 shkolla të ciklit 9-vjeçar, një shkollë të mesme dhe 4 kopshte. Numri i nxënësve gjithsej që mësojnë në këto shkolla arrin 267.

Sistemi shëndetësor përbëhet nga 3 qendra shëndetësore, 9 ambulanca. Personeli shëndetësor përbëhet nga 2 mjekë dhe 17 infermiere.

  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]