Jump to content

Oksidi i litiumit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Oksidi i litiumit () ose Litia është komponim kimik, inorganik. Është substancë e ngurtë me ngjyrë të bardhë. Edhe pse nuk është aq i rëndësishëm, megjithatë shumë materiale çmohen sepse kanë Li2O si përbërës. Për shembull, ky përbërës, në mineralin kryesor të litiumit, Spodumeni () gjendet me përqendrim 8.03%.[1]

Struktura e
Formula kimike:
Li2O
Masa molare:
29.88 g/mol
Duket:
Substancë e ngurtë me ngjyrë të bardhë
Dendësiteti:
2.013 g/cm3
Pika e shkrirjes:
1,438 °C
Pika e vlimit:
2600 °C
Tretshmëria në ujë:
Reagon menjëherë dhe formon LiOH

Oksidi i litiumit përfitohet me dehidrimin e hidroksidit të litiumit.[1]

Oksidi i litiumit formohet me sasi të vogla të peroksidit të litiumit, kur litiumi digjet në ajër dhe kombinohet me oksigjenin:[2]

+

Oksidi i litiumit i pastër mund të përfitohet me dekompozimin e peroksidit të litiumit, , në temperaturë 450 °C:[2]

+

Oksidi i litiumit përdoret si gradient te glazurat e qeramikës; merr ngjyrë të kaltër kur bashkohet me bakrin dhe të rozë me kobaltin. Oksidi i litiumit reagon me ujin dhe me avujt e ujit dhe formon hidroksidin e litiumit, andaj duhet të mbahet i mbyllur.

Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.

  1. ^ a b Wietelmann, Ulrich and Bauer, Richard J. (2005) "Lithium and Lithium Compounds" in Ullmann's Encyclopedia of Industrial Chemistry, Wiley-VCH: Weinheim. doi:10.1002/14356007.a15_393.
  2. ^ a b Stampa:Greenwood&Earnshaw1st