Përdoruesi:Ein Pädagoge/Henry Dunant

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Henry Dunant në vitet e tij të mëvonshëm, datimi i saktë nuk dihet

Henry Dunant (i lindur më 8 maj 1828Gjenevë; vdiq më 30 tetor 1910Heiden), i lindur me emrin Jean-Henri Dunant, ka qenë një tregtar zvicerian dhe një humanist me ndikim krishter. Gjatë një udhëtimi pune në qershor të vitit 1859 afër SolferinosItali, ishte dëshmitar i kushteve frikësuese ndër të lënduarit pas një beteje ndërmjet ushtrisë austriake sidhe trupave të Sardenjës-Pjemont dhe Francës. Për përvojën e tij shkruajti një libër me titullin Një Kujtim për Solferinon, të cilin e publikoi me shpenzimet e tij në vitin 1862 dhe të cilin e shpërndau në Evropë. Më vonë erdhi pas një viti themelimi i Komitetit Ndërkombëtar i Shoqërive Ndihmuese për Kujdesin e të Lënduarve, i cili që nga viti 1876 mban emrin Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK). Vendosja e Konventës së Gjenevës në vitin 1864, kthehet në thelbësi tek propozimet nga libri i Dunantit. Henry Dunant, i cili pastaj jetoi për tre dekada në varfëri dhe harresë për shkak të problemeve të punës dhe në vijim të përjashtimit të tij nga shoqëria gjeneviane, konsiderohet kështu si themeluesi i lëvizjes ndërkombëtare së kryqit dhë së hënës së kuqe. Bashkë me pacifistin Frédéric Passy, Dunant në vitin 1901 e mori për punën e jetës së tij Çmimin e parë Nobel të Paqes.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1828–1859: Rinia dhe Veprimtaria rinore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtëpia prindërore dhe Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prinërit të Dunantit

Henry Dunant lindi më 8 maj 1828 në Gjenevë si djali i parë i Antoinette Dunant-Colladon dhe bashkëshortit të saj, tregtarit Jean-Jacques Dunant, në një familje shumë fetare kalvinistike. Shtëpia prindërore gjendet në Gjenevë në Rue Verdaine 12. Prindërit e tij kishin një ndikim të madh në Gjenevë dhe angazhoheshin politikisht sidhe shoqërisht. I ati ishte anëtar i Conseil Représentatif, legjislativit të atëhershëm të qytetit të Gjenevës, dhe kujdesej për jetimët dhe shkelësit të ligjit. E ëma ishte bija e Henri Colladon, drejtuesit të spitalit gjenevian dhe kryetarit të komunës Avully pranë Gjenevës. Ajo ishte në fushën bamirëse aktive, sidomos për të varfërit dhe të sëmurit. Një dajë i Henry Dunant ishte fizikani Jean-Daniel Colladon.

Vizatim bashkëkohor nga Collège Calvin (rreth vitit 1810)

Aktivitetet bamirëse të prindërve ndikuan në arsimin e fëmijëve të tyre: Përgjegjësi shoqërore iu sugjerua Henry Dunantit, dy motrave të tij dhe dy vëllezërve të tij që nga mosha e re. Formuese për Henry Dunantin ishte një udhëtim në Toulon bashkë me të atin, ku duhej t'i shikonte vuajtjet të burgosurve të galerave. Nga kujtimet e tjerë të tij të jetës, për fëmijërinë e tij nuk dihet përndryshe jo shumë. Për shkak të notave të tij të këqija, Henry Dunanti e la parakohshëm Collège Calvinin dhe filloi më 1849 një mësimdhënie trevjeçare tek shkëmbyesit parash Lullin und Sautter. Pas përfundimit të sukseshëm të mësimdhënies Dunanti mbeti aktiv si punonjës në bankë.

Angazhimi i krishterë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Besimi i krishterë i Henry Dunantit u ndikua nga teologu gjenevian Louis Gaussen, i cili në vitin 1831 e themeloi Société Evangélique de Genève dhe në shkollën e së dielës së tij Dunanti shkonte si adoleshentë.[shënimi 1] Société Evangélique ishte një famulli, të cilës i përkisnin edhe e ëma e tij, halla e tij dhe motra e tij Marie. Me dëshirën për t'u angazhuar shoqërisht, Henry Dunanti iu bashkangjit me ndikimin e Réveil, një lëvizje frymëzuese të shekullit XIX në Gjenevë dhe në rajone të tjera frankofone, në moshën 18-vjeçare shoqërisë Société d'Aumônes (Shoqëria e Dhënies së Lëmoshës). Në vitin pasues, ai bashkë me disa shokë solli në jetë të ashtuquajturën "Bashkimin e së Enjtes", një besëlidhje e lirë nga njerëz të rinj, që takoheshin nëpër ambientet të Société Evangélique për të studiuar biblën dhe që mbështesnin së bashku njerëz të uritur dhe të sëmurë.

Mbrëmjet dhe të dielat të tij të lira Henry Dunant i kalonte në shumicën e rasteve me vizita të burgosurve dhe me ndihmën për njerëz të varfër. Që herët, ai ishte i njohur si i talentuar për të frymëzuar njerëz të tjerë për një qëllim të përbashkët dhe për t'i motivuar që t'i ndjekin aktivitetet të tij. I animuar nga qëndrimi i predikuesit të frymëzimit (Réveil) Adolphe Monod në Bashkimin e së Enjtes, ai themeloi më 30 nëntor 1852 një grup gjenevian të Shoqatës së Krishterë të Djemve të Rinj (SHKDR), në të cilën ai vepronte si sekretar. Tre vjet më vonë, ai ishte në mënyrë të konsiderueshme i përfshirë në themelimin e Young Men's Christian AssociationParis.[shënimi 2]Aleancën Protestante, e cila prej 1846 përhapej nga Anglia dhe e cila kontribuoi në themelimin e grupeve SHKDR në vende të ndryshme, Dunanti ishte në vitin 1847 një nga 15 themeluesit të Aleancës Protestante Zviceriane. Në vitin 1852, ai u bë në moshën 24-vjeçare sekretari i saj dhe e drejtonte atë në këtë funksion deri në vitin 1859.[shënimi 3]

Punët në Algjeri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Hauke Brankamp, Anne Dieter, Manuela Ludwig, Universiteti i Pocdamit (Sh.B.): Themeluesit të Kryqit të Kuq Henry Dunant me Mastin e 100 Vjetorit të Vdekjes së Tij. Universiteti i Pocdamit, Pocdam 2010 (Titulli origjinal: [Dem Gründer des Roten Kreuzes Henry Dunant anlässlich seines 100. Todestages] Error: {{Lang}}: unrecognized language tag: Gjermanisht (help)), Fq. 2 (Versioni PDF, 1,13 MB ; Aktualizuar më: 2014-05-26).
  2. ^ Marc van Wijnkoop Lüthi (2012-08-16). "Christlicher Verein Junger Männer (CVJM)" (në gjermanisht). Fjalori Historik i Zvicrës. Marrë më 2014-05-26.
  3. ^ Hans Hauzenberger (2012-10-30). "Schweizerische Evangelische Allianz (SEA)" (në gjermanisht). Fjalori Historik i Zvicrës. Marrë më 2014-05-26.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Willy Heudtlass, Walter Gruber, Verlag Kohlhammer (Sh.B.): J. Henry Dunant. Themeluesi i Kryqit të Kuq, autori i Konventës Gjeneviane. Një biografi me dokumente dhe fotografia. 4 Botimi. Verlag Kohlhammer, Shtutgart 1985 (Titulli origjinal: J. Henry Dunant. Gründer des Roten Kreuzes, Urheber der Genfer Konvention. Eine Biographie in Dokumenten und Bildern), ISBN 3-17-008670-7.
  • Franco Giampiccoli, Aussaat (Sh.B.): Henry Dunant: Themeluesi i Kryqit të Kuq. Aussaat, Neukirhen-Vlujn 2009 (Titulli origjinal: Henry Dunant: Der Gründer des Roten Kreuzes, përkthyer nga Elena Ascheri-Dechering), ISBN 3-76-155722-1.
  • Pierre Boissier, Henry Dunant Institute (Sh.B.): Historia e Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Volume I: From Solferino to Tsushima, Henry Dunant Institute, Gjenevë 1985 (Titulli origjinal: History of the International Committee of the Red Cross), ISBN 2-88-044012-2.
  • Caroline Moorehead, HarperCollins (Sh.B.): Ëndrra e Dunant-it: Lufta, Zvicra dhe Historia e Kryqit të Kuq. HarperCollins, Londër 1998 (Titulli origjinal: Dunant's Dream: War, Switzerland and the History of the Red Cross), ISBN 0-00-255141-1.
  • Angela Bennett, Sutton Publishing (Sh.B.): Konventa e Gjenevës: Origjina e Fshehur e Kryqit të Kuq. Sutton Publishing, Gloucestershire 2005 (Titulli origjinal: The Geneva Convention: The Hidden Origins of the Red Cross), ISBN 0-75-094147-2.
  • Hans Amann: Henry Dunant: Vendi i Appenzell-it si vendlindja e tij e dytë. Në: Appenzeller Verlag (Sh.B.): Das Land Appenzell. Nr. 23, Appenzeller Verlag, Herisau 2008 (Titulli origjinal: Henri Dunant: Das Appenzellerland als seine zweite Heimat), ISBN 978-3-85882-118-8.
  • André Durand: Çmimi i Parë Nobel (1901): Henry Dunant, Gustave Moynier dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq si Kandidatë. Në: KNKK (Sh.B.): International Review of the Red Cross. Nr. 842, KNKK, 2001 (Titulli origjinal: The First Nobel Prize (1901): Henry Dunant, Gustave Moynier and the International Committee of the Red Cross as Candidates), ISSN 1560-7755, Fq. 275–285.
  • Raimonda Ottaviani, Duccio Vanni, M. Grazia Baccolo, Elizabeth Guerin, Paolo Vanni: Rishkrimi i Biografisë së Henry Dunant, themeluesi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Në: International Society for the History of Medicine (Sh.B.): Vesalius - Acta Internationalia Historiae Medicinae. Nr. 11, International Society for the History of Medicine, 2005 (Titulli origjinal: Rewriting the Biography of Henry Dunant, the Founder of the International Red Cross), Fq. 21–25.