Përdoruesi diskutim:Publicistishqiptar

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Publicistishqiptar. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
engjell i berisha.jpg
Përshëndetje Publicistishqiptar, mirëserdhe në Wikipedian në shqip !

Kjo është faqja juaj e diskutimit, në të cilën do të merrni mesazhe nga përdoruesit e tjerë. Në qoftë se ke pyetje mund të adresohesh pa ngurrim tek Oda e fillestarëve, ku një përdorues me eksperiencë do të ketë mirësinë të të përgjigjet sa më shpejt.

Përpara se të redaktoni një faqe në Wikipedia ne do t’iu rekomandonim të lexonit se si redaktohet dhe formatohet një faqe. Gjithashtu është e këshillueshme që të përdorni livadhin tonë për të eksperimentuar përpara se të redaktoni një artikull në Wikipedia. Në qoftë se dëshironi të krijoni një artikull të ri ndiqni Kujdestarin e artikujve, i cili do t’iu ofrojë ndihmë hap pas hapi. Kujdes, ju nuk duhet të kopjoni tekst nga faqet e tjera në internet dhe ta vendosni në Wikipedia! Gjithashtu gjatë katër ditëve të para të krijimit të llogarisë nuk do të mund të zhvendosni faqe nën një titull të ri alternativ.

Për t’iu përgjigjur një mesazhi nga një përdorues tjetër, duhet të shkoni në faqen e tij të diskutimit dhe të shtypni komandën “Shto një temë (të re diskutimi)”. Mos harro që diskutimet e tua duhet ti nënshkruash me (~~~~) ose thjesht shtyp butonin në fund të mesazhit tënd.

faqen tuaj të përdoruesit ju mund të shkruani shkurtimisht rreth vetes tuaj në mënyrë që wikipedianët e tjerë të të njohim më lehtë. E këshillueshme do të qe përdorimi si stampës {{Babel}}. Në qoftë se dëshiron ti mund të vendosësh edhe vendbanimin tënd aktual në hartën e wikipedianëve.

Mos harroni të ndryshoni preferencat tuaja.

Wikipedianët të urojnë punë të mbarë! --PLANETI DISKUTO 22 dhjetor 2018 19:51 (CET)[përgjigjuni]

Në ndihmën tënde janë faqet:


Not Albanian? sq-0? Click here!

Përshëndetje Publicistishqiptar! Përmbajta e artikujve që redakton duhet të jetë e mbushtetur nga burimet, shiko këtu qysh të veprosh; mundët të përdorësh këto vegla. Punë të mbarë. — Βατο (diskutimet) 28 dhjetor 2018 15:20 (CET)[përgjigjuni]

Engjëll I. Berisha[Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta Lindi më 1962, në Korenicë të Gjakovës, Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Mitrovicë. Studimet i mbaroi për Gjuhë e letërsi shqipe në Prishtinë, kurse studimet post- diplomike, ku mori gradën Magjistër i Shkencave për Informacion e Bibliotekari, i kreu në Zadër të Kroacisë. Me librin e parë del në vitin 1989 duke vazhduar pastaj edhe me disa përmbledhje të poezive. Në vitin 1993 themeloi revistën letrare “Gazeta letrare” duke qenë dhe kryeredaktor i saj, një përpjekje e vogël në kohën kur ndiqej shtypi në gjuhën shqipe. Gati në të gjitha gazetat e botuara në Kosovë ka bashkëpunuar në faqet e kulturës, ndërsa gjatë viteve 1995-1999, punon në media si në të përditshmen “Bota sot” dhe të përjavshmen “Eurozëri”, duke qenë korrespondent edhe gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë. Prej vitit 1991, angazhohet në kryesinë e Teatrit Amatorë “Emin Duraku” në Gjakovë, në organizimin e disa festivaleve të teatrove amatore. Në vitin 1999, pas luftës themeloi gazetën “27 prilli” e cila u publikua deri në vitin 2015. Me të njëjtin emër, prej vitit 1999, ndodhet në Shoqatën për të Zhdukurit “27 prilli 1999 – Meje”, duke dhënë kontribut për zbardhjen e krimeve të luftës së fundit, nxjerr dy libra monografik dhe shkruan me qindra artikuj në të përditshmet e vendit dhe jashtë saj. Në vitin 2000, nisë punën ne bibliotekën publike në Gjakovë, të cilën e udhëheqë deri në ditën e sotme. Krijon hapësirë të mirë për promovimin e autorëve dhe të veprave gjithëshqiptarë dhe ndërkombëtarë. Krijon një ambient të ri dhe profesional për bibliotekari duke i ndihmuar zhvillimit të këtij sektori. Në vitin 2002 zgjidhet kryetar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, klub ky i themeluar në vitin 1964. Aktivitetin kulminant, Berisha e ka në organizimin e manifestimit më të madh letrar, Mitingu i Poezisë. Në vitin 2012, zgjidhet anëtarë i Këshillit Profesional për Teatër në Gjakovë. Në krijimtarinë e tij, e përfaqëson brezin e viteve 1990, ku nga kritika u tha se, poezia e Engjëll I. Berishës hyn në botën e brezit më të ri të penave tona, më i riu prej më të rinjve. Ajo dallohet me faturën e saj të gjuhës që diferencohet prej një standardi të fabrikimit dhe shkollës së pa emancipuar që rrjedh nga mësimi i brezit prej brezit të vet, poezisë që kërkon modelin brenda një aktualiteti që imponon motivin e saj. Pooezia e Engjëll I. Berishës, ndonëse ndjek të gjitha mënyrat e specifikacionit tematik të vjershave veç e veç, ajo në esencë është një introspekcion poetik, një vështrim i botës së subjektivitetit dhe të raporteve të saj me rrethin, ambientin. Prandaj, ai koncepti i lashtë i shpërthimit të natyrës në këtë poezi gjen një manifestim dhe artikulim adekuat. Mirëpo poezia e Berishës tregohet jo si akseptuese, por si manifestim i qëndrimit emocional i natyrës, ambientit, raporteve njerëzore dhe raporteve emocionale që poeti krijon me qeniet e tjera. Berisha, shkruan poezi, ese, publicistikë, dhe ka një Monografi. Përfshihet i prezantuar në Fjalorin Enciklopedik të botuar nga Akademia e Shkencave e Kosovës, në vitin 2017.

Aktualisht jeton e punon në Gjakovë.

. Tituj të veprave 1. “Dita me hënë e me nuse” poezi “Buzuku”. Prishtinë, 1991. 2. “Avenytë e muzgut”, poezi, Agjencia e autorëve”. Prishtinë, 1994. 3. “Diaspora shqiptare”, tregime “Pjetër Bogdani”, Has, 1993. 4. “Gjarpri në shishe”, poezi “Rozafa” , Prishtinë, 2000. 5. “Masakra e Mejës e Korenicës”, publicistikë, “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë. 6. “Çati eshtrash”, poezi, “Rozafa”. Prishtinë, 2003. 7. “Kujtesë e dehur”, poezi “Rozafa”. Prishtinë, 2003. 8. “Dyert e qiellit”, rrëfenja-publicistikë, “Rozafa”. Prishtinë, 2005. 9. “Rikrijimi i librit”, përmbledhje të opusit. “Gj. N. Kazazi”. Gjakovë, 2006. 10. “Roli edukativ i bibliotekave shkollore dhe publike në Kosovë”, Botues: Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë, 2011. 11. “ Haw Much Times for an age ” Poezi të përkthyera në gjuhë angleze. USA, “LULU”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, USA. 2010. 12. “Kafka e kohës”, përzgjedhje e poezive. Botoi, LULU, Amerikë. 2010. 13. “Martirët e Korenicës”, Monografi. “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2013. 14. “Varsta Cuvintelor” (Mosha e fjalëve), përkthim rumanisht, poezi. Bukuresht, Rumani, 2016. 15. “Zoti i dashurisë”, poezi, Bruksel, 2016. 16. “Syri blu”, poezi, Botoi IWA Bogdani, Prishtinë-Bruksel, 2018. 17. “Gjuha e sublimit poetik”, vështrime kritike dhe ese. Botoi “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë.Viti 2019. Libra në gjuhë tjera - “ Haw Much Times for an age” poezi të përkthyera në gjuhë angleze. USA, Botoi “LULU”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, viti 2010. - Vârsta cuvintelor (Mosha e fjalëve), poezi, përkthyer nga Baki Ymeri, Bukuresht, Rumani, 2016. Botimet në Antologji botërore - World Poetry”. Yearbook 2013. 211 Poets 93 Countries And Areas. Antologji e Poetëve Botëror 211 poetë nga 93 Shtete dhe Regjione). Duke përfaqësuar Kosovën. - “World Poetry”. Yearbook 2015. 221 Poets. 101 Countries And Areas. Antologji e Poetëve Botëror 211 poetë nga 101 Shtete dhe Regjione). - Poetas del Mundo, antologji, Spanjë, 2011. - Ann Arbor Review, is an independent. International Journal & ezine. 2014/ 2015/2016. - Prosopisia VOL – VIII, No. 2. 2015. A Venture of A.R.A. Ë. LII..An International Journal of Poetry & Creative writing. - International Antology, of Poetry “Love postacards” , 2018, Amerikë.

Çmime ndërkombëtare - Çmimi ndërkombëtarë “Naji Naaman's Literary Prizes 2016, Indi. Have contributed to the publication of the present book “Creativity Prizes”.

Çmimet vendore Në vitin 1997 në takimet tradicionale të Gjeçovit fiton shpërblimin e vitit për poezinë më të mirë. Në vitin 2002, fiton çmimin e Mitingut të poezisë për librin më të mirë me poezi “Çati eshtrash”. Në vitin 2002, fiton çmimin e Mitingut të poezisë për librin më të mirë gjatë vitit, me librin “ Çati eshtrash” Në dhjetor 2006 nga Art-Klub Laç Shqipëri, fiton çmimin letrar “Serembe” për poezi me librin “Rikrijimi i librit”. Përfshihet në antologjinë “I kujt je Atdhe” përpiluar nga Ali Podrimja, dhe në disa antologji tjera brenda dhe jashtë vendit.

Mendime shkurt për Berishën Berisha, i vetëdijshëm për partiturën e lartë të vokacionit të tij poetik, bën një faturë poetike që mrekullon me origjinalitet, ose me një prirje (e cila gati bëhet tendencë) që me çdo kusht t’i mënjanojë nga poezia e tij të gjitha ato stereotipie që sot paraqiten në kuantitetin e poezisë së të rinjve. Teki Dërvishi. Mirëpo poezia e Berishës tregohet jo si akseptuese, por si manifestim i qëndrimit emocional i natyrës, ambientit, raporteve njerëzore dhe raporteve emocionale që poeti krijon me qeniet e tjera. Ramadan MUSLIU Poezia e Engjëll I. Berishës hyn në botën e brezit më të ri të penave tona, më i riu prej më të rinjve. Ajo dallohet me faturën e saj të gjuhës që diferencohet prej një standardi të fabrikimit dhe shkollës së pa emancipuar që rrjedh nga mësimi i brezit prej brezit të vet. Avdullah Zeneli Poeti, Engjëll I. Berisha, ballafaqohet me një realitet të rëndë, tragjik, në të cilin jeton dhe krijon. Brenda këtij realiteti vetëm arti i del në ndihmë; nëpërmjet tij përballet dhe i kundërvihet – synon mbijetimin e vet si qenie. Dr. Anton Nikë Berisha Zemërimi i poetit, për ta gjykuar barbarinë, është i pafund. Ndërsa poezia e Berishës na vjen si dëshmi e gjurmë shpirti, e përbiruar nëpër vuajtje, vdekje, rrënime e tmerre, nëpër shkretëtirat e mundimeve kolektive. Prend Buzhala

Poezia e Berishës, është një arti i përjetuar dhe një formë e pjekur në tabanin artistik. Tek lexohen vargjet e tij, të pasqyrohen motivet dhe harta e një vendi që kaloj katrahura, por fitimtar. Shkrimtaria e tij përfaqëson brezin e tij dhe poezinë që shkruhet në kohen e poetit. Dr. Jeton KELMENDI

Poetry as a genre, not only as a drama but also as heroic, demands its coherence, time. Time of poetry exists. In Albanian literature there are four centuries influenced by poetry as a clear and individualized genre. Berisha’s poetry has its influence over the unattractive genres of drama, novel, essay, and treatise. Peter Tase, Amerikë

Poezia e tij e mirëpret lexuesin në një dhomë të qetë ku dashuria dhe largimi bien në kontakt me një ton të qetë. Ajo që ka më së shumti rëndësi në këto poezi është kontakt i rastit i një dore, i një vështrimi të fundit, apo kujtimi i një fytyrë. Këto poezi janë intime me çdo gjë që zhduket shumë shpejt.

                                                                                                        Dr. Bill Wolak, ShBA.

Kjo e bën këtë poezi të bukur dhe dramatike të plotë të fuqisë pragmatike të metamorfozës dhe tejkalon nivelin ekzistues të mjediseve të polarizuara për të bërë kontradiktat, ku takohen kaoset në zhvillimin e hulumtimit të autorit për një kozmos që do të përforcojë edhe energjinë e lexuesit. Acad. Prof. PhD Dmytro O. Chystiak European academy for Sciences, Arts and Letters Kyiv national Taras Shevchenko University

I lodhur nga mënyra me të cilën dehja e fatit i kalon pjesët e saj, Engjëll I. Berisha qëndron përpara aeroplanit spektakular të kujtesës dhe udhëton nëpër kohët që e kanë sjellë për të e sotmja. Përkujtues, - po, analitike gjithashtu, ai peshon shkallët e brishta të një stadi që nuk përmbush të gjithë ndjenjën e ngjitjes, duke u kthyer në gropa të momenteve të aviditetit më të madh. Dr. prof.Ricardo Rubio Buenos Aires, Argjentinë.

Engjëll I. Berisha është një poet i ekuilibrit, madje dhe atëherë kur vetë gravitacioni i hapësirave dhe kohërave, vetë proklamohet, por kjo nuk donë të thotë se mund të jetë i mundur apo i pushtuar! Me rëndësi për ne është fakti se poeti shqiptar i pushton edhe zemrat e lexuesve të huaj.

                                                                                            Daniel Marian, Bukuresht