Nxitimi
Në fizikë, dhe më saktësisht kinematikë, përshpejtimi është ndryshimi i shpejtësisë me kalimin e kohës. [1] Meqënëse shpejtësia është një vektor, ajo mund të ndryshojë në dy mënyra të : një ndryshim në modulin e saj dhe / ose një ndryshim në drejtimin e vektorit. Në një dimension, domethënë në një vijë, nxitimi tregon shkallën e ndryshimit në të cilën trupi përshpejtohet ose ngadalësohet. Megjithatë, si një madhësi vektoriale , nxitimi është gjithashtu shkalla në të cilën ndryshohet drejtimi. [2][3] Përshpejtimi ka dimensionet L T−2. Në njësitë SI, nxitimi është i matur në metër për sekondë katror (m/s2).
Në gjuhën e përditshme, fjala nxitim zakonisht përdoret për një rritje të ( modulit të shpejtësisë), një zvogëlim i shpejtësisë quhet ngadalësim. Në fizikë, një ndryshim në drejtimin e shpejtësisë konsiderohet gjithashtu si një përshpejtim: për lëvizjen rrotulluese, ndryshimi në drejtimin e shpejtësisë rezulton në nxitimin centripetal (në drejtim të qendrës), ku si shkalla e ndryshimit të modulit të shpejtësisë jepet nga nxitim tangjencial .
Në mekanikës klasike, për një trup me masë konstante, përshpejtimi i trupit është proporcional me forcën rezultante që vepron mbi të (Shikoni Ligjin e dytë të Njutonit):
ku F është forca rezultante që vepron mbi trupin, m është masa e trupit, dhe a është nxitimi i saj.
Nxitimi i njëtrajtshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nxitimi i njëtrajshëm ose konstant është një karakteristik i një lloj lëvizje në të cilën shpejtësia e një objekti ndryshon me të njëjtën vlerë në intervale kohe të barabarta.
Një shembull i kësaj lëvizje është ai i një objekti në rënie të lirë vetëm nën veprimin e një fushe gravitacionale. Nxitimi i një trupi në rënie në mungesë të rezistencës së ajrit varet vetëm nga intensiteti i fushës gravitactionale g (ose ndryshe nxitimi i rënies së lirë). Prej Ligjit të Dytë të Njutonit, forca që vepron mbi trupin jepet si:
Nga ky formulim nxirren edhe formulat e zhvendosjes, shpejtësisë fillestare dhe asaj të një çast t si dhe nxitimit (të dhënë):
Vlen për tu theksuar se këto formula vlejnë për çdo rast të lëvizjes me nxitim konstant (njëtrajtësisht të përshpejtuar/ngadalësuar). Në rastin e rënies së lirë, vlera e nxitimit është e barabartë me .
ku
- është koha që ka kaluar
- është zhvendosja fillestare nga origjina e sistemit koordinativ
- është zhvendosja nga origjina e sistemit koordinativ në çastin
- është shpejtësia fillestare
- është shpejtësia në çastin
- është nxitimi
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Crew, Henry (2008). The Principles of Mechanics. BiblioBazaar, LLC. fq. 43. ISBN 0559368712.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bondi, Hermann (1980). Relativity and Common Sense. Courier Dover Publications. fq. 3. ISBN 0486240215.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lehrman, Robert L. (1998). Physics the Easy Way. Barron's Educational Series. fq. 27. ISBN 0764102362.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)