Jump to content

Pakti i Stabilitetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pakti i Stabilitetit u krijua më 10 qershor të vitit 1999 me iniciativë të BE-se , në Këln (PS) për Vendet e Evropës Juglindore. Kjo është përpjekja e parë serioze e bashkësisë ndërkombëtare për të zëvendësuar politikën e mëparshme reaktive të ndërhyrjes në kriza në rajon me një strategji të gjerë, afat-gjatë të parandalimit të konfliktit. Të gjitha vendeve të rajonit u është premtuar integrimi euro-atlantik. Në një mbledhje të nivelit të lartë në Sarajevë30 korrik 1999, PS-ja u vulos edhe një herë në mënyrë solemne. Në samitin e tij në Zagreb, nëntor 2000, Jugosllavia u pranua si anëtare e plotë. BE ka lançuar procesin e stabilizimit dhe asociacionit për pesë vende. Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Republikën Federale te Jugosllavisë.

Pakti i Stabilitetit është një instrument i parandalimit të konflikteve të reja. Ai është një zotim politik dhe një marrëveshje kornizë mbi bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin e një strategjie të përbashkët midis me tepër se 60 partnerëve për stabilitet dhe rrijte.

PS-ja mbështetet në përvojat dhe leksionet më të rëndësishme të menaxhimit të krizave ndërkombëtare në të gjithë botën. Parandalimi i konflikteve dhe ndërtimi i paqes mund të jenë të suksesshëm vetëm nëse ato fillojnë paralelisht në tre sektorë kyç :

  1. krijimi i një mjedisi të sigurtë
  2. promovimi i sistemeve demokratike të qëndrueshme
  3. promovimi i mirëqenies ekonomike dhe sociale

Prandaj objektivi është që të sigurojë një dimension rajonal të zhvillimit, duke trajtuar deficitet politike dhe ekonomike në kontekstin e paqes, demokracisë, rritjes ekonomike dhe prosperitetit dhe sigurisë së jashtme dhe te brendshme.

Siç u tregua edhe me lartë, me tepër se 60 partnerë (vende, institucione që sigurojnë fonde, organizata ndërqeveritare dhe iniciativa rajonale) janë përfshirë në të. Fillimisht ai përshinte nëntë vende të rajonit dhe fqinjët e tyre. Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Hungaria, Rumania, Sllovenia dhe Turqia. Vendet e rajonit janë partnerë të barabartë dhe të plotë në proces.

Perspektiva evropiane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

BE, e cila ka marrë përsipër rolin drejtues në PS, po ndërmerr afrimin e vendeve të Evropës Jug-lindore më pranë perspektivës së një integrimi të plotë në strukturat e saj, duke përfshirë edhe një anëtarësim eventual te tyre. Kjo përgatit një perspektivë afat-mesme deri afatgjatë bashkëpunimi. BE inicioi procesin e stabilizimit dhe asocijimit me Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë dhe Jugosllavinë. Pas studimeve të fizibilitetit dhe vlerësimeve dhe pas përmbushjes të disa kritereve të caktuara, BE do të negociojë individualisht për marrëveshjet e stabilizimit dhe asocijimit me çdo njërin prej pesë prej këtyre vende në procesin e asocijimit. Për të mbështetur këto vende në procesin e asocijimit, Komisioni Evropian shpalli një program te ri te njohur si CARDS (Community Assistance for Reconstruction, Democratisation and Stabilization, ne shqip : Asistencë Komunitetit për Rindërtim, Demokratizim dhe Stabilizim). Për vitet 2000-2006 janë alokuar një total prej 4,65 miliard euro.

Struktura e PS dhe organizimi i tij :

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pakti i Stabilitetit, duke qënë një deklarate politike e një zotimi dhe një marrëveshje kornizë mbi një bashkëpunim ndërkombëtar, nuk është një organizatë e re ndërkombëtare. Ai nuk ka burime financiare të pavaruara dhe struktura zbatuese.

Nga pikëpamja organizative, PS mbështetet në koordinatorin e posaçëm dhe në ekipin e tij prej rreth 30 vetesh. Detyra e tij më e rëndësishme është që të sjellë në një linjë me njëra tjetrën strategjitë politike të pjesëmarrësve, të koordinojë iniciativat ekzistuese dhe ato të reja në rajon dhe në këtë mënyrë të ndihmojë në shmangien e duplikimeve të panevojshme të punës. Zyra qendrore e Koordinatorit të Posaçëm ndodhet në BE në Bruksel.

Koordinatori i posaçëm drejton instrumentin më të rëndësishëm te PS, Tavolinën Rajonale. Ka tre tavolina pune të cilat veprojnë në kuadrin e tavolinës rajonale :

Tavolina e punës I - Demokratizimi dhe të drejtat e njeriut
Tavolina e punës II - Rindërtimi, bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik
Tavolina e punës III - Çështje të sigurisë (me dy nën-tavolina : Siguria dhe mbrojtja dhe Drejtësia dhe Punët e Brendshme)