Pandi Kristo
Pandi Kristo, lindi në Korçë më 29 korrik të vitit 1914, ishte politikan shqiptar, Ministër pa Portofol gjatë vitit 1948. Kristo përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pandi Kristo lindi në një familje punëtore me ndjenja atdhetare. Në janarin e vitit 1938, në gjyqin kundër komunistëve, që u zhvillua në Tiranë, u dënua dhe u burgos në Mbrezhdan të Beratit. Në Plenumin e Dytë të KQ të PKSH, që u mblodh në tetor të vitit 1944, u zgjodh anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKSH dhe emërohet edhe shef i Shërbimit të Fshehtë Informativ. Në vitin 1946-1947 caktohet kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit dhe në vitin 1948 ministër pa Portofol. Në Plenumin e 11-të të KQ të PKSH-së, merren masa të rënda partie dhe administrative dhe në Kongresin e Parë të PKSH-së, kritikohet dhe akuzohet, së bashku me Koçi Xoxen. Më 28 nëntor të vitit 1948, arrestohet në Selinë e KQ. Në tetor të vitit 1963 u lirua nga burgu i Burrelit.
para | Pandi Kristo | pas | |
Ministër pa Portofol / MpP | |||
1948 |
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)