Partha
Appearance
Partha (greqishtja e lashtë: Παρθώ - Partho) në mitologjinë ilire dhe në mitologjinë greke, ishte një heroinë me emër nga e cila mori emrin fisi ilirë i parthinëve. Nga pikëpamja gjenealogjike, Partha ishte e bija e Ilirit dhe mbesa e ciklopit sicilian Polifemit dhe Galateas, motrat e saj ishin Daorsa dhe Dasara ndërsa vëllezërit e saj ishin Autariati, Enkeleu, Dardani, Taulanti, Perrhebi dhe Maedi. Partha gjithashtu përmendet si motra e shumë heronjve dhe heroinave të njohura e të panjohura të fiseve antike ilire. Sipas të gjitha gjasave në nderim të kujtimit të saj një qytet në rajonin e parthinëve u quajt Partha ose Parthina. (Apian Illyrian, 2).[1] [2] [3] [4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliri
- Iliria
- Galatea
- Parthinët
- Ilirologjia
- Mitologjia ilire
- Mbretëria e Ilirisë
- Lista e fiseve antike ilire
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Papazoglu, Fanula (1978). The Central Balkan Tribes in pre-Roman Times: Triballi, Autariatae, Dardanians, Scordisci and Moesians (në anglisht). Amsterdam: Hakkert. fq. 213. ISBN 9789025607937.
- ^ Šašel Kos, Marjeta (2004). "Mythological stories concerning Illyria and its name". përmbledhur nga P. Cabanes; J.-L. Lamboley (red.). L'Illyrie méridionale et l'Epire dans l'Antiquité (në frëngjisht). Vëll. 4. fq. 502.
- ^ Mesihović, Salmedin; Šačić, Amra (2015). Historija Ilira [History of Illyrians] (në boshnjakisht). Sarajevo: Univerzitet u Sarajevu [University of Sarajevo]. fq. 23-24. ISBN 978-9958-600-65-4.
- ^ Emmy Patsi-Garin: "Fjalori i shkurtuar i mitologjisë greke", botuar nga Harry Patsi, Athinë 1969