Jump to content

Pashk Përvathi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Pashk Përvathi ka lindur në Manati të Lezhës, me 27 Shkurt te vitit 1958.

Që në fëmijëri ushqen pasion për pikturën.[nevojitet citimi] Në moshën 21-vjeçare paraqitet për herë të parë në Ekspozitën Kombëtare në vitin 1979 me peizazhin "Vjeshtë në Manati" përkrah piktorëve më të njohur të vendit. Në vitin 1983 çel edhe ekspozitën e tij të parë vetjake.[nevojitet citimi] Gjatë viteve 1986-1990 studion ne Akademinë e Arteve në Tiranë (Pikturë Monumentale).[nevojitet citimi]

Mbas përfundimit te Akademisë se Arteve, është pjesëmarrës ne shume ekspozita personale dhe ne grup ne qytete te ndryshme te Shqipërisë, kryesisht ne Tirane.

Vepra te tij sot janë prone e koleksionistëve ne Evrope, Amerike dhe Azi.[nevojitet citimi] Ne fondin e Galerisë Kombëtare te Arteve ka tre vepra.[nevojitet citimi]

Me datën 6/12/2006 Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoron piktorin Pashk Përvathi me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë".[nevojitet citimi]

Në Tetor të vitit 2010 fiton çmimin "Abdurahim Buza" ne pikture.[nevojitet citimi]

Është fitues i çmimit "KULT" duke u shpallur nga Akademia "KULT" si ARTISTI PAMOR I VITIT 2011 për krijimtarinë me të mirë në artet figurative.[nevojitet citimi]

Me 17 shkurt 2014 shpallet fitues i edicionit te 6-të të çmimit "Gursel Sulejmani" në Ferizaj, Kosovë.

Me 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Urdhri "MJESHTËR I MADH".[nevojitet citimi]

Është autor i 41 ekspozitave personale në pikturë të hapura brenda dhe jashtë Shqipërisë.[nevojitet citimi]

Sot jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij krijuese në qytetin e Lezhës[nevojitet citimi]

Ekspozita Personale jashtë Shqipërisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Muzeu Municipal, Ceuta (Spanje),
  • Qendra Kulturore Ataturk, Stamboll (Turqi),
  • Galeria "Molo Vanviteliana" ne Ankona,
  • Galeria "Guzini" Rekanati- Ankona,"Oficina della Memoria" Fiuxhi - Rome,
  • "Arte-Antikuare" Milano (Itali), Galeria Kombëtare Prishtine (Kosove).

Ekspozita në grup jashte Shqiperisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Basilica di S.Maria di Collemaggio L'Aquila, Itali,
  • Pinacoteka dell'Amministrazione Provinciale Bari (itali),
  • Panairi i Artit Taormina, (Itali),
  • Pallati i Kombeve te Bashkuara ne Gjeneve (Zvicër),
  • Panairi i Artit Berlin, (Gjermani), “Lotton Gallery Glas” në Çikago, “Eisenhauer Gallery” në Masaçusets, “Good Art Company” në Teksas dhe ”Smith Klein Gallery” ne Kolorado,
  • "Chistopfer Hill" ne Kaliforni (SHBA), Guayang (Kine).[nevojitet citimi][nevojitet citimi]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]