Shko te përmbajtja

Penélope Cruz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Penélope Cruz
Lindi
Penélope Cruz Sanchez

28 prill 1974

Penélope Cruz Sanchez lindi më 28 prill 1974Madrid, Spanjë.

Ajo  është një aktore dhe modele spanjolle. Në moshën 16 vjeçare është pikasur nga agjenti i saj, debutin në televizion e ka patur në moshën 16 vjeçare dhe filmi i parë në rolin kryesor ka qenë Jamón Jamón (1992). Rolet e mëvonshme në vitet 90 dhe 2000 përfshijnë Open Your Eyes (1997), The Hi-Lo Country (1999), The Girl of Your Dreams (2000), dhe Woman on Top (2000). Ajo njihet për rolet kryesore ne filmat e vitit 2001: Vanilla Sky, All the Pretty Horses, Captain Corelli's Mandolin dhe Blow.


Është shfaqur në filma të zhanreve të ndryshme, komedi, thriller, aksion dhe aventurë, komedi romatike, drama kriminalistike dhe mister.

Ka arritur të nominohet për çmimet Golden Globe dhe Academy Award për rolet në filmat Volver (2006) dhe Nine (2009). Në 2008, ka fituar Cmimin Academy Award. Best Supporting Actress për rolin e piktores së paparashikueshme María Elena në filmin Vicky Cristina Barcelona  të Woody Allen. Është e para aktore spanjolle që fiton një Academy Award, si dhe e para aktore spanjolle që ka yllin e saj në Hollywood Walk of Fame.


Cruz ka modeluar për firma si MangoRalph Lauren, Chanel dhe L'Oréal, dhe bashkë me motrën e saj të vogël, Mónica Cruz, ka dizenjuar veshje për Mango. Cruz ka qenë vullnetare në Uganda dhe Indi, ku ka kaluar një javë përkrah Nënë Terezës; ajo dhuroi pagesën e saj nga filmi The Hi-Lo Country për të ndihmuar me financimin e misionit të saj.

VitiFilmiRoliShënime
1992Jamón, jamónLa hija de puta
1992Belle ÉpoqueLuz
1997Abre los ojosSofía
1997Carne trémulaIsabel Plaza Caballero
1999Todo sobre mi madreSister María Rosa Sanz
2000All the Pretty HorsesLuisa
2000Woman on TopIsabella Oliveira
2001BlowMirtha Jung
2001Captain Corelli's MandolinPelagia
2001Vanilla SkySofia Serrano
2003Fanfan la tulipeAdeline La Franchise
2003GothikaChloe Sava
2004Head in the CloudsMia
2004Non ti muovereItalia
2004NoelNina Vasquez
2005SaharaEva Rojas
2006ChromophobiaGloria
2006BandidasMaria Alvarez
2006VolverRaimundaNominuar për Academy Award
2007ManoleteAntoñita "Lupe" SinoPost-Prodhim
2007The Good NightAnna
2007The LoopNjoftuar
2007Passion IndiaNjoftuar


Penelope Cruz ka qene  e lidhur me disa aktore te famshem te Hollywoodit si Tom Cruise Matt Dammon Orlando Bloom.Por lidhja e saj me keto aktore qe e shkurter.

Cruz është e martuar me aktorin spanjoll Javier Bardem. Bardem ka luajtur në filmin e parë të saj në rol kryesor, Jamón, Jamón, si dhe në filmin Vicky Cristina Barcelona. Ata kanë qenë bashkë gjithashtu në filmin e vitit 2003, The Counselor. Janë martuar në vitin 2010 në një ceremoni private në Bahamet. Kanë një djalë, të lindur në 2011 në Los Angeles, dhe një vajzë në 2013.


E njohur nga miqtë si Pe, Cruz ka në pronësi një dyqan veshjesh në Madrid dhe ka dizenjuar me motrën e saj bizhuteri dhe çanta dore për një kompani në Japoni.