Jump to content

Perandoria e Nikesë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Perandoria e Nicaeas)

Perandoria e Nikesë[1] ishte një nga tri shtetet e cunguara bizantine[2][3] që u formuan nga aristokracia bizantine e ikur nga Kostadinopoja pas pushtimit të saj nga fuqitë e Evropës Perëndimore dhe Venediku gjatë Kryqëzatës së Katërt. Perandoria e Nikesë u themelua nga familja Laskaris  dhe ka ekzistuar prej 1204 deri më 1261, kur Nikeasit e restauruan Perandorinë Bizantine në Konstandinopojë.

Muri i Nikesë, Porta Lefke, Turqi

Më 1204, perandori bizantin Aleksios V Dukas u arratis nga Kostandinopoja pasi kryqtarët e pushtuan qytetin. Menjëherë më pas, Teodori I Laskaris, dhëndrri i perandorit Aleksios III Angelos, u shpall perandor, por edhe ai duke kuptuar se situata ishte e pashpresë, u arratis në qytetin e Nikesë (sot Iznik) në Bitinia.

Perandoria Latine, e themeluar nga kryqtarët në Konstandinopojë, kishte kontroll të dobët mbi territorin e ish-Perandorisë Bizantine, dhe në territorin e saj u foruman shtetet pasardhëse bizantine: Epiri, Trebizondi, dhe Nikea. Trebizondi ishte pavarësuar nga Bizanti disa javë para rënies së Konstandinopojës.[4] Nikea, megjithatë, ishte më afër Perandorisë Latine dhe ishte në pozitë më të mirë për tu orvatur të ri-krijonte Perandorinë Bizantine.

Fillimisht Teodor Laskarisi nuk ishte i suksesshëm, Henri i Flanders e mundi atë në Poimanenon dhe Prusa (tani Bursa) në vitin 1204, por Teodori arriti të ripushtonte një pjesë të konsiderueshme të Anadollit veriperëndimor pas disfatës së perandorit latin Balduin I në Betejën e Adrianopojës. Henry u kthye në Evropë për të mbrojtur perandorinë nga invazionet e Kalojanit të Bullgarisë.[5] Teodori gjithashtu mundi një ushtri nga Trebizondi, si dhe rivalë të tjerë të vegjël, duke mbetur në krye të shtetit më të fuqishëm pasardhës të Bizantit. Më 1206, Teodori e shpalli veten perandor në Nike.

Për disa vite me radhë u bënë shumë armëpushime dhe aleanca. Shtetet trashëgimtare të Bizantit, Perandoria Latine, Bullgarët, dhe selxhukët e Ikonit luftuan njëri-tjetrin. Në vitin 1211, Teodori mundi një ushtri të madhe pushtuese të selxhukëve, pasi këta erdhën me ftesë të Aleksiosit III Angelos për ta rikthyer në pushtet. Humbjet e pësuara në Antioki, megjithatë, çuan në disfatë në përballje me Perandorinë Latine në betejën e vitit 1211 pranë lumit Rindacus dhe si pasojë u humb pjesa më e madhe e Mizisë dhe bregdetit të Marmarasë në Traktatin e Nymphaeum. Nikeasit u kompenzuan për këtë humbje territori kur në vitin 1212 vdiq David Komnenos. Me atë rast nikeasit aneksuan tokat e tij në Paphlagoni.[6]

Teodori konsolidoi pretendimin e tij për fronin perandorak duke emëruar një Patriark të ri të Kostandinopojës në Nike. Në vitin 1219, ai u martua me të bijën e perandoreshës latine Jolanda e Flanders, por ai vdiq në vitin 1222 dhe u pasua nga dhëndrri i tij Joani III Dukas Vatatzes.

Vënia e Vatatzes në fron u kundërshtua fillimisht nga Laskaridët, me sebastokratorët, Isa dhe Aleks, duke kërkuar ndihmën e Perandorisë Latine. Vatatzes i mundi forcat e tyre të kombinuara në Betejën e Poimanenon, duke siguruar fronin e tij dhe duke rifituar gati gjitha territoret latine në Azinë e Vogël.

Në vitin 1242, mongolët sulmuan territoret selxhuke në lindje të Nikesë duke eliminuar kërcënimin selxhuk për të. Në vitin 1245, Joani u bë aleat me Perandorinë e shenjtë romake duke u martuar me bijën e Frederikut II kurse më 1246, ai sulmoi Bullgarinë dhe rimori shumicën e Trakës dhe të Maqedonisë. Deri më 1248, Joani kishte mundur bullgarët dhe kishte rrethuar Perandorinë Latine. Ai u mori territore latinëve deri në vdekjen e tij më 1254.

Teodori II Laskaris, i biri i Joanit III, u përball me invazione bullgare në Trakë, por e mbrojti territorin me sukses. Më 1257 shpërtheu një konflikt mes Nikesë dhe Epirit. Kur Teodori vdiq më 1258, Epiri bëri aleancë me Manfredin e Sicilisë. Meqenëse pasardhësi i Teodorit, Joani IV Laskaris ishte ende i mitur, gjenerali Mihail Palaelogu u bë regjent. Ai shpalli veten bashkë-perandor (si Mihaili VIII) në vitin 1259, dhe në Betejën e Pellagonisë mundi një ushtri të bashkuar të Manfredit, Despotit të Epirit, dhe princit latin të Akaesë.

Rimarrja e Konstandinopojës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Monedhë e lëshuar nga Mihaili VIII Palaeolog për të festuar çlirimin e Kostandinopojës nga ushtria latine, dhe rivendosjen e Perandorisë Bizantine.

Më 1260, Mihaili filloi sulmin kundër Konstandinopojës. Ai bëri aleancë me gjenovezët dhe gjenerali Aleksios Strategopulos me muaj të tërë observoi Konstandinopojën duke planifikuar sulmin. Në korrik të vitit 1261, kur shumica e ushtrisë Latine luftonte gjetkë, Aleksiosi arriti të bindë rojet për të hapur portat e qytetitt. Sapo u fut brenda dogji lagjen Veneciane për shkak se Venediku ishte armik i Gjenovës dhe kishte përgjegjësi për pushtimin e qytetit më 1204.

Mihaili u shpall perandor disa javë më vonë dhe Perandoria Bizantine u restaurua. Akaea u ripushtua por Trebizondi dhe Epiri mbetën të pavarur. Perandoria e restauruar u përball gjithashtu me një kërcënim të ri nga Osmanët.

Më 1261, Konstandinopoja edhe një herë u bë kryeqyteti i Perandorisë Bizantine.[7] Territoret e ish-Perandorisë së Nikesë u zhveshën nga pasurinë e tyre, e cila u përdor për të rindërtuar Kostandinopojën dhe për të financuar luftëra të shumta në Evropë kundër shteteve latine dhe Epirit. Ushtarët u transferuan nga Azia e vogël në Evropë, duke lënë kufijtë e vjetër relativisht të pambrojtur. 

Uzurpimi i sundimtarit legjitim të Laskaridëve, Joani IV Laskaris nga Mihaili VIII Paleolog në vitin 1261 armiqësoi një pjesë të popullatës me Perandorinë e restauruar Bizantine. Joani IV u la në Nike dhe më vonë u verbua më urdhër të Mihailit, më 25 dhjetor 1261, në ditëlindjen e tij të njëmbëdhjetë. Kjo e bëri atë të papërshtatshëm për fron, ai u internua dhe u burgos në një kështjellë në Bitinia. Ky veprim çoi në shkishërimin e Mikaelit VIII Palaiolog nga Patriarku Arsenius Autorianus, dhe më vonë një kryengritje të udhëhequr nga një Pseudo-Joani IV në afërsi të Nikesë.

Territoret e mëparshme të Perandorisë së Nikesë u pushtuan gradualisht nga turqit. Pas vdekjes së Mihailit VIII më 1282, ata u vendosën në territoret e mëparshme bizantine dhe krijuan principatet e tyre, bejllik. Rreth vitit 1300, gati tërë territori i ish-Perandorisë së Nikesë ishte pushtuar nga turqit. Sundimi bizantin në Azinë e Vogël përfundoi me rënien në duart e turqve të qyteteve Bursa më 1326, Nikea më 1331 dhe Nikomedia më 1337.

  • Teodori I Laskaris (1204-1222)
  • Joani III Dukas Vatatses (1222-1254)
  • Teodori II Laskaris (1254-1258)
  • Joani IV Laskaris (1258-1261)
  • Mihaili VIII Palaeologu (co-perandor 1259-1261)
  • Geanakoplos, Deno John (1989). Constantinople and the West: Essays on the Late Byzantine (Palaeologan) and Italian Renaissances and the Byzantine and Roman Churches. University of Wisconsin Press. ISBN 978-0299118846. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Abulafia, David; McKitterick, Rosamond (1999). The New Cambridge Medieval History V: c. 1198-c. 1300. Cambridge, United Kingdom: Cambridge University Press. ISBN 0-521-36289-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. ^ Vasiliev, Alexander A. (1952). History of the Byzantine Empire, 324–1453. Univ of Wisconsin Press. fq. 546. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ The Columbia history of the world by John Arthur Garraty, Peter Gay (1972), p. 454: "The Greek empire in exile at Nicaea proved too strong to be driven out of Asia Minor, and in Epirus another Greek dynasty defied the intruders.”
  3. ^ A Short history of Greece from early times to 1964 by W. A. Heurtley, H. C. Darby, C. W. Crawley, C. M. Woodhouse (1967), page 55: "There in the prosperous city of Nicaea, Theodoros Laskaris, the son in law of a former Byzantine Emperor, establish a court that soon become the Small but reviving Greek empire."
  4. ^ Michael Panaretos, Chronicle, ch. 1. Greek text in Original-Fragmente, Chroniken, Inschiften und anderes Materiale zur Geschichte des Kaiserthums Trapezunt, part 2; in Abhandlungen der historischen Classe der königlich bayerischen Akademie 4 (1844), abth. 1, pp. 11; German translation, p. 41
  5. ^ Alice Gardiner, The Lascarids of Nicaea: The Story of an Empire in Exile, 1912, (Amsterdam: Adolf M. Hakkert, 1964), pp. 75–78
  6. ^ Abulafia & McKitterick 1999, p. 547.
  7. ^ Geanakoplos 1989, f. 173.