Pixies

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pixies në Kansas City, 01.10.2004

Pixies janë një grup i muzikës rok-indie. Ata u themeluan në Boston (Massachusetts, ShBA) në vitin 1986 dhe u ndan më 1993, pastaj pasoi ribashkimi i bendit në vitin 2004. Pixies kishin vetëm një sukses modest në atdheun e tyre ShBA, por arritën një sukses mjaft domethënës në Britani të Madhe dhe në vende tjera të Evropës.

Ky bend realizoi një muzikë, e cila ka pasur ndikim të madh në shumë grupe tjera të pavarura të muzikës. Këngëtari i grupit Nirvana Kurt Cobain ishte adhurues i tyre, madje ai tha një herë në një intervistë dhënë revistës Rolling Stone se kënga e Nirvanës "Smells Like Teen Spirit" ishte një provë e tij e pasuksesshme për të realizuar një këngë në stilin e Pixies.

Kënga e tyre e njohur "Where Is My Mind?" u përdor në shumë filma, si në Fight Club, The Weather Man, në serinë Veronica Mars etj.

Anëtarët e tanishëm janë Black Francis, Kim Deal, Dave Lovering dhe Joey Santiago.

Veprat muzikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albume
  • 1987 Come on Pilgrim
  • 1988 Surfer Rosa
  • 1988 Surfer Rosa & Come on Pilgrim
  • 1989 Doolittle
  • 1990 Bossanova
  • 1991 Trompe le Monde
  • 1991 I'm Your Fan (Album me muzikant të tjerë kushtuar Leonard Cohen)
  • 1997 Death to the Pixies 1987-1991
  • 1997 Death to the Pixies: CD2 - Live
  • 1998 Pixies at the BBC
  • 2001 Complete B-Sides
  • 2002 Pixies (The Purple Tape)
  • 2004 Wave of Mutilation: The Best of the Pixies
  • 2004 Enjoy Every Sandwich: Songs of Warren Zevon
  • 2014 Indie Cindy
  • 2016 Head Carrier
  • 2019 Beneath the Eyrie

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]