Jump to content

Pjetër Bua

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Pjetër Bua i mbiquajtur i Çali[1] ka qenë një arhond arbër në Despotatin e Moresë i cili u bë nxitësi kryesor i Kryengritjes së Moresë më 1453-1454. Pas kryengritjes, u njoh nga Perandoria Osmane si përfaqësuesi i arbërorëve të Moresë.

Anëtarë i farës së Buatëve, i ati i tij, Gjon Bua ishte arhondi i Angjelokastrës dhe Katohisë (Etoli-Akarnani).[2] Pak pas rënies së Kostandinopojës dhe vdekjes së perandorit të fundit bizantin Konstandini XI Paleologu (1449-1453), më 29 maj 1453, rreth 3.000 arbërorë me në krye Buan u ngritën në revoltë ndaj dy despotëve të Moresë: vëllezërit Dhimitër II dhe Thoma Paleologu, prej rritjes së taksave.[3] Fshatarët arbërorë të Arkadisë dhe Lakonisë nën udhëheqjen e tij[4] dhe Teodor Buhali, sundimtar i Leondanisë.[5]

Pasi despotët Paleologë thërritën trupat osmane, Bua komandonte pjesët e Moresë që nuk ishte shtënë në dorë nga osmanët.[6] Pasi revolta dështoi, Sulltani Mehmet Fatihu e njohu Pjetër Buan si përfaqësues i arbërorëve të Moresë.[3]

  1. ^ greqisht: Σκλέπας
  2. ^ Καργάκος 2000, σελ. 52 - 53
  3. ^ a b Cheetham 1981, p. 218.
  4. ^ Pipa, Arshi (2014) [1978]. "Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives" [Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore]. Princi. fq. 48. ISBN 978-9928-4090-9-6. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ K. Bozhori, - F. Liço. Kryengritja e shqiptarëve të Peloponezit kundër despotëve Paleologe më 1453-54 (sipas L. Halkokonndilit) në Burime tregimtare Bizantine për Historinë e Shqipërisë, Tiranë 1975, f. 335 – 337
  6. ^ Babinger 1992, pp. 166.