Jump to content

Plazhi i grave (Ulqin)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje e plazhit, në prapavijë Pylli i pishave.
Plazhi i grave (Ulqin) is located in Earth
Plazhi i grave (Ulqin) (Earth)

Plazhi i Grave ose Plazhi i Femrave (malaz. Ženska Plaža) është një plazhUlqin. Pemët e pishave e rrethojnë plazhin dhe kështu bëhet i pashikueshëm nga rruga që kalon afër tij, që ruan intimitetin e femrave në këtë plazh, në të cilin meshkujt nuk lejohen të vijnë.

Është i njohur për ujërat kuruese, një përzierje e sulfurit nga një burim nënujor, e radiumit dhe e kripës së detit, ndërsa vendasit besojnë se plazhi dhe shpellat e tij ofrojnë veti kuruese për sëmundje të ndryshme, dhe se ndihmojnë gratë në çeshtjen e fertilitetit.[1]

Në fund të plazhit gjendet një shpellë gjysëm e zbuluar, në të cilën uji i detit ka ngjytë të gjelbërt në të kaltërt. Mbrendësia e shpellë është vendstrehim për shpezë, gjithashtu janë të pranishëm edhe lakuriqat e natës. Në mes të shpellës, rreth 5 metra nga bregu, gjendet një pjesë shkëmbore e cila del rreth një metër nga deti. Sipas legjendës, aty pak para agimit vijnë gra shterpe (jofertile), ose ato që kërkojnë pasardhës mashkull. Sipas traditës, femra e re vjen nën shoqërinë e një femre më të vjetër, qëndron disa çaste në breg, pastaj futet në det dhe tri herë sillet rreth shkëmbit, i cile del jashtë detit. Pastaj kthehet në breg, pushon disa çaste dhe ushqehet me atë çfarë ka marrë me vete. Më parë, gjatë rrotullimit rreth shkëmbit, vendos një pjesë të veshjes në shkëmb. Besohet se ky ritual i ndihmon gratë të lindin pasardhës.[2]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]