Jump to content

Zyra Presidenciale (Shqipëri)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Presidenca e Shqipërisë)
Zyra Presidenciale (Shqipëri)
Pjesa e përparme e ndërtesës në Tiranë.
Informacion i përgjithshëm
Technical details
Floor count3
Lifts/elevators1

Zyra Presidenciale ose Presidenca strehon Zyrën e Presidentit të Shqipërisë dhe është vendi kryesor i punës së Presidentit. Ai përbëhet nga stafi i drejtpërdrejtë i presidentit, si dhe stafi mbështetës që i raporton presidentit. Ndodhet ne kryeqytet, Tiranë.[1]

Ndërtesa e Presidencës u ndërtua në fillim për të strehuar Ambasadën e Bashkimit SovjetikRepublikën Popullore të Shqipërisë dhe shërbeu për këtë qëllim deri në vitin 1961, kur të dy vendet ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike. Zbulimi i dinamitit në ambasadë në vitin 1951, si pjesë e një tentative për bombardim, çoi në një goditje të dhunshme nga qeveria shqiptare e asaj kohe.

Pas shpërbërjes së regjimit komunistShqipëri, godina u përdor për të strehuar Zyrën e Presidentit të Shqipërisë, e cila është përdorur për këtë qëllim pandërprerë deri më sot.[2]

  1. ^ "SELIA E PRESIDENCËS". tirana.al. Arkivuar nga origjinali më 2017-12-01. Marrë më 2017-06-30. Në ndërtesën e Selisë së Presidencës ndodhen zyrat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
  2. ^ "Presidenca". Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2021. Marrë më 3 nëntor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)