Zyra Presidenciale (Shqipëri)
Zyra Presidenciale (Shqipëri) | |
---|---|
Informacion i përgjithshëm | |
Technical details | |
Floor count | 3 |
Lifts/elevators | 1 |
Zyra Presidenciale ose Presidenca strehon Zyrën e Presidentit të Shqipërisë dhe është vendi kryesor i punës së Presidentit. Ai përbëhet nga stafi i drejtpërdrejtë i presidentit, si dhe stafi mbështetës që i raporton presidentit. Ndodhet ne kryeqytet, Tiranë.[1]
Ndërtesa e Presidencës u ndërtua në fillim për të strehuar Ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Republikën Popullore të Shqipërisë dhe shërbeu për këtë qëllim deri në vitin 1961, kur të dy vendet ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike. Zbulimi i dinamitit në ambasadë në vitin 1951, si pjesë e një tentative për bombardim, çoi në një goditje të dhunshme nga qeveria shqiptare e asaj kohe.
Pas shpërbërjes së regjimit komunist në Shqipëri, godina u përdor për të strehuar Zyrën e Presidentit të Shqipërisë, e cila është përdorur për këtë qëllim pandërprerë deri më sot.[2]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "SELIA E PRESIDENCËS". tirana.al. Arkivuar nga origjinali më 2017-12-01. Marrë më 2017-06-30.
Në ndërtesën e Selisë së Presidencës ndodhen zyrat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
- ^ "Presidenca". Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2021. Marrë më 3 nëntor 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)