Jump to content

Protestat në Kosovë (2015)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aleksandër Jabllanoviç ishte objekti kryesor i protestave.

Në ditët e para të 2015, një seri protestash anti-qeveritare filluan në Kosovë si rezultat i deklaratave të Aleksandër Jabllanoviç, një politikan serb në Kosovë, antar i parlamentit dhe ministër i komunitetit për kthim në Republikën e Kosovës.

Më 6 janar 2015, një grup i njohur si Thirrjet e nënave, antarët e të ciles ishin më së shumti viktima të Luftës së Kosovës, protestuan përball kishës ortodokse në Gjakovë para Krishtlindjeve,[1] duke bllokuar hyrjen, për shkak të refuzimeve të vazhdueshme të Serbisë për të kërkuar falje për viktimat.[2] Gjatë asaj dite, Jabllanoviç i quajti protestuesit, të bllokuan hyrjen e autobuzëve me serb për të kremtuar meshën e krishlindjeve, "egërsira".[3]

Shumë qytetarë të Kosovës u ofenduan nga këto komente, përfshirë dhe opozitën e vendit që kërkoi menjëherë dorëheqjen e Jabllanoviçit. Protestat pas deklaratave të tij filluan në Gjakovë dhe vazhduan deri më 17 janar, ku rreth 10,000 banorë u mblodhën në qendrën e qytetit.[4][5]

Më pas protestat u shpërndanë në Pejë,[6] Deçan,[7] Gjilan dhe në çdo qytet tjetër të Kosovës.[8] Më 19 janar, Jabllanoviç zyrtarisht kërkoi falje për komentet e tij.[9]

Më 24 dhe 27 janar, protestat tashmë në nivel kombëtar u zhvilluan edhe në kryeqytetin e Kosovoës, Prishtinë, ku rreth 50,000 banorë erdhën në rrugë dhe kërkonin dorëheqjen e Jabllanoviçit dhe rikthimin e Trepçës si një institucion publik për Rebulikën e Kosovës.[10] Këto protesta më pas u bënë të dhunshme për shkak të përplasjeve me policinë.[11]

Më 3 shkurt 2015, kryeministri Isa Mustafa lajmëroi se Aleksandër Jabllanoviç nuk do të jetë më pjesë e kabinetit, duke konfirmuar kshu dorëheqjen e tij.[12] Shkarkimi i tij u mirprit nga opozita dhe qytetarët,[13] por u kritikua nga qeveria serbe.[12]

  1. ^ "Kosovë, protesta kundër Jabllanoviç dhe qeverisë". Top-Channel.tv. 28 janar 2015. Marrë më 1 tetor 2018.
  2. ^ "Protesta në Gjakovë, 4 të arrestuar". Radio Evropa e Lirë. 6 janar 2015. Marrë më 1 tetor 2018.
  3. ^ "Jabllanoviqi i quan egërsira protestuesit në Gjakovë (Video)". Telegrafi.com. 7 janar 2015. Marrë më 1 tetor 2018.
  4. ^ "Gjakovarët ndihen të fyer, kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviqit: Fashizmi i Serbisë – nuk kalon! (Video)". Telegrafi.com. 10 janar 2015. Marrë më 1 tetor 2018.
  5. ^ "Fillon protesta kundër Jabllanoviqit në Gjakovë". Zëri.info. 17 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2018. Marrë më 1 tetor 2018.
  6. ^ "Peja dhe Gjakova protestojnë kundër Jabllanoviqit". Koha.net. 16 janar 2015. Marrë më 1 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  7. ^ "Edhe Deçani do shkarkimin e Jabllanoviqit". Koha.net. 22 janar 2015. Marrë më 1 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  8. ^ "Gjilani proteston kundër Jabllanoviqit". Koha.net. 21 janar 2015. Marrë më 1 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  9. ^ "Jabllanovic publikisht u kërkon falje nënave gjakovare". Gazeta Express. 19 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2018. Marrë më 1 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Sa ishte numri i protestuesve të shtunën? Dikush ka bërë një kalkulim". Zëri.info. 25 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2018. Marrë më 1 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Dennis Lynch (27 janar 2015). "Kosovo Protests: Dozens Injured In Second Day Of Anti-Government Demonstrations" [Protestat e Kosovës: Dhjetra të dëmtuar në ditën e dytë të demonstratave anti-qeveritare]. International Business Time. Marrë më 1 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ a b "Serb minister dismissed from Pristina government" [Ministri serb shkarkohet nga qeveria e Prishtinës]. B92 English. 3 shkurt 2015. Marrë më 6 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Kurti: Shkarkimi i Jabllanoviqit, leksion i mirë për të gjithë ministrat". Telegrafi.com. 4 shkurt 2015. Marrë më 1 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)