Pulat e Drenices

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pulat e Drenices, zogjët

Racë e pulave autoktone, të njohura si "Gjeli Kosovar", "Pulat e Drenices". [1] [2] [3]

Gjuha serbe: Kosovski pevač, Turski pevač; Kosovski pjevač, Turski pjevač Gjuha angleze: Kosova Longcrower, Kosova Long Crowing Roster

Shteti[redakto | redakto tekstin burimor]

Kosova

Gjeli Kosovar këndimgjatë[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjeli Kosovar këndimgjatë është racë e pulave burimore autoktone në Kosovë.

Është e njohur se paraardhësit tanë Ilirët kanë qenë të njohur për kultivimin e racave të pastërta dhe që ata kryesisht i kanë meritat më të mëdha për racat e shpezëve dhe shtazëve shtëpiake të shumicës së vendeve të Ballkanit, e sidomos të atyre hapsirave ku ata kanë jetuar.

Kjo racë burimore e pulave mban preardhjen nga Drenica dhe në shumicën e rasteve është quajtur Gjeli i Drenicës. Fshatrat e Drenicës të cilat kanë qenë më të populluara me këtë racë pulash kanë qene: Trsteniku, Likoshani, Vrbovci, Polaci etj. Vende ku këtë racë e kanë kultivuar fshatarët dhe kjo është përcjellur nga gjenerata në gjeneratë deri në ditët e sotme, kurse më vonë dhe tani entuziastët dhe kultivuesit e kësaj race e kultivojnë këtë racë edhe nëpër qytete siq janë; Drenas, Skënderaj, Prishtina, Vushtrri, Mitrovica, Gjilanë, Pejë dhe Gjakovë.

Varësisht me shpërndarjen e tij nëpër qytete varësisht nga ajo se ku dhe kush ka hasur në ekzemplar të kësaj race nga mosnjohja e ka shtrembëruar edhe emërtimin. Kjo racë është e shpërndarë edhe në viset të tjera të Ballkanit përmes entuziastëve. Tani mund të gjendet edhe në Maqedoni (Tetovë, Shkup), Bosnjë (Sarajevë, Foq, Zavidoviq), në Pazari i Ri (Novi Pazar), Preshevë e Bujanoc, ku adhuruesit kanë marrë egzemplerë të tyre nga kultivuesit kosovarë.

Gjeli Kosovar Këndimgjatë e ka ekskluzivisht ngjyrën e zezë, mund të ketë edhe ngjyrën e zezë por në krahë disa pupla mund ti ketë me ngjyrë të kuqe apo ngjyrë ari, kurse pula e gjelit Kosovar në të gjitha rastet është e zezë. Me vjetrimin e tyre mund të marrin ndonjë pikë të bardhë nëpër pupla që është shenjë e vjetërsisë-mplakjes së tyre.

Bishtin e mbajnë drejt (horizontal me trupin) me disa pupla më të zgjatura ne formë shpate, kokën e kanë me kapelë karakteristike (Kaqurotë) dhe mbi hundë mund të ketë 2 brinjë simetrikë të shkurtër, sikurse brinjët e dhisë apo mund edhe mos te ketë fare. Sqepin e ka ngjyrë verdhë (ngjyrë ari) e mund të ketë edhe me sqep te bardhë, ndërsa këmbët i ka kryesisht ngjyrë të ullirit por edhe mund te ketë edhe ngjyrën e hirtë.

Shumicën e rasteve kaqurota (quba) e tyre është shpic e kthyer para.

Egzemplarët të cilët i kanë këmbët e gjelbërta patjetër se e kanë edhe sqepin e verdhë- ngjyrë ari dhe gjatësia e këngës së tyre e arrin dhe ka raste të tejkalimit të 1 minuti.

Zogjët e vegjël të tyre kur lindin dhe deri sa nuk mbushen me pupla e kanë ngjyrë kafe e mbyllët (braon)

Pulat e kësaj race në vitin e parë bajnë shumë ve, kurse me mplakjen e tyre e zvoglojnë sasinë e veve 50–70 në vit. Kjo racë e pulave i takon racave që bajnë kryesisht pak ve.

Me trajtimin e tyre me medikamente bashkëkohore, dhe ushqim kalorik është dëshmuar se edhe te kjo race e ka përmirsuar dukshëm përformancën e saj në aspektin e vezëve.

Pulat bien klluq kohë pas kohe jo sikurse racat e tjera, por kur bien klluq mirë i udhëheqin dhe i ruajnë zogjët e tyre. Bajnë ve shumë vite me radhë, dhe me vite edhe madhësia e veve të tyre smadhohet.

Gjelat fillojnë këndimin në muajin 5-7 të jetës, ndërsa pulat diku muajin e 8 fillojnë të bëjnë ve. Gjelat mbërrijnë madhësi të ndryshme 2,4 deri 3,25 kg, ndërsa pulat prej 1,5-2,5 kg.

Tiparet kryesore të kësaj race janë këndimi i gjatë melodik, gjatësia e një këndimi pra mund të jetë 20 sek. deri 1 minut dhe mund ta tejkaloj minutën.

Zëri i këngës së tyre zakonisht është i gjatë dhe ka tonalitet të ulët. Këto karakteristika janë në gjenet e kësaj race e që asnjë racë tjetër ne botë nuk është identike me këtë racë.

Gjatë temperaturave të lartë të verës preferohet mbajtja në ndonjë vend më të freskët sepse ka raste të që duke kënduar edhe mund të ngordh.

Edhe pula e gjelit Kosovar Këndimgjatë këndon- lëshon zë melodik të gjatë sidomos kur bëjnë ve Gjeli Kosovar Këndimgjatë kategorizohet në racën e Pulave Këndimgjatë apo Longcrowers (në gjuhën angleze).

Standardi punues për Gjelin Kosovar Këndimgjatë[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjeli[redakto | redakto tekstin burimor]

Forma: i zgjatur, shpinën e zgjatur pak të lakuar, qëndrim krenar, qëndrim të lartë, elegant, koka pak më e lartë në raport me majën e bishtit.

Trupi: i zgjatur, elegant, me konstrukcion të lehtë dhe të fortë.

Lartësia: shpina 36-38 cm, koka 60-62 cm.

Pesha: prej 2,4 kg do 3,25 kg

Koka: proporcionalisht me trupin, është me kaçurotë (kapelë-qubë). Quba mund të jetë në forme të në formë të shkronjës V e kthyer para (shpic), mund të jetë pjesërisht para pjesërsiht prapa, por mund të jetë edhe prapa.

Sqepi: mesatarisht i gjatë, i fortë, butë i lakuar teposhtë me ngjyrë të verdhë (ngjyrë ari) apo i bardhë. Në fund të sqepit mund të ketë dy brinjë të theksuar apo të mbuluar nga quba, apo edhe mund të mos ketë fare brinjë. Në mes sqepit dhe qubës mund te ketë si pikë (oazë) e theksuar butë e mishit.

Laprat: në proporcion me kokën, mund të jenë edhe pak më të theksuar-zgjatur, ngjyrë të kuqë të theksuar.

Fytyra: e kuqe, e lëmuar, mund të ketë pupla të rralla shumë shkurtëra të cilat mezi vërehen, mbi sy një kuror e holle me pupla përfundon në qubë.

Sytë: të kuq kah e portokallta - të mbuluar si me një hije (len përshtypje si ngjyrë e zezë) nga larg fitohet bindja se janë të zi. (me moshë edhe ndryshon ngjyra e syve)

NënVeshët: në formë bademi, me ngjyrë të kuqe sikur të fytyrës, mund të ketë një si hije më të zbehtë (bardh apo hiri) pak e vërejtur.

Qafa: e gjatë e fortë, e zhvilluar dhe e bukur, e harmonizuar mire me pjesen ku bashkohet me krahet.

Shpina: e gjatë pak e lakuar teposhtë nga bishti.

Gjoksi: në pajtueshmëri të plotë harkore me mbi gjoksin dhe nëngjoksin dhe barkun, mbajtur lart dhe butë i thyer.

Barku: nuk vërehet apo shumë pak

Krahët: në proporcion me trupin, pak të lëshuar anash nga krenaria, e percjellin vijën e trupit deri prapa tek bishti.

Bishti: i pjerrët 20 deri 30 shkallë i kthyre lartë, me pupla të zgjatura dhe me dy më të zgjatura se të tjerat të kthyera teposhtë, puplat e bishtit janë të shpërndara bukur, dhe nga ana e pasme butë të hapura.

Këmbët: pa pupla, të forta në proporcion me trupin, ngjyrë ulliri, përfundi të ngjyrë ari, më rrallë ngjyrë hiri apo të zezë, kurse thonjët në korelacion me sqepin. (mund të ketë edhe devijim të ngjyrave të thonjëve)

Kaqikët: vërehen deri në gjysmë, elegant.

Puplat: mirë të paluara në trup dhe me shkëlqim intenziv.

Ngjyra: gjithnjë ngjyrë e zezë (mund të ketë edhe krahët pak të stërpikur me ngjyrë të kuqe apo ngjyrë ari). Me vjetësimin e tyre mund t’ju del ndonjë pupël e bardhë edhe në kokë edhe në trup)

Këndimi: i gjatë, i butë melodik, mund të arrij gjatësinë 20-40 edhe mbi 60 sekonda. Nëse kombinohet me raca të tjera, humb gjatësinë e zërit, melodinë.

Identifikimi: nuk varet nga forma e qubës apo ngjyrës, varet nga gjatësia e zërit të tij të gjatë melodik, ky është elementi qenësor me të cilin identifikohet gjeki kosovar këndimgjatë.

Mbarështrimi: është racë më e vështirë të kultivohet, nga arsyet se gjithnjë duhet patur parasysh Pedigrea, dhe veshtirë i përballon klimës dhe temperaturave të nxehta.

Unaza: 20 mm

Gabimet: nuk ka gabime të theksuara, të gjitha pjesët e trupit janë në proporcion dhe harmoni me njëra tjetrën, ndodhë të kenë ndonjë pikë të bardhë trupit apo në Kokë Me vjetërsimin e tyre mund t’ju del ndonjë pupël e bardhë apo edhe e kuqe trupit edhe në kokë.

Pula[redakto | redakto tekstin burimor]

Forma: gracioze, elegante, qendrim si i zgjatur, me lëvizje të theksuara. koka pak më e lartë në raport me majën e bishtit.

Trupi: mirë e zhvilluar, e lehtë, qëndrim krenar, e butë në raport me gjelin.

Lartësia: shpina 30-32 cm, koka 44-46 cm

Pesha: prej 1,5 kg deri 2,2 kg

Koka: e vogël, proporcionalisht me trupin, është me kaçurotë (kapelë-qubë). proporcionalisht me trupin, është me kaçurotë (kapelë-qubë). Quba mund të jetë në forme të në formë të shkronjës V e kthyer para (shpic), mund të jetë pjesërisht para pjesërsiht prapa, por mund të jetë edhe prapa.

Sqepi: mesatarisht i gjatë, i fortë, butë i lakuar teposhtë me ngjyrë të verdhë (ngjyrë ari) apo i bardhë, mund të përfundoj me ngjyrë pak më të mbyllët kafeje në fund. Në fund të sqepit mund të ketë dy brinjë të theksuar apo të mbuluar nga quba, apo edhe mund të mos ketë fare brinjë. Në mes sqepit dhe qubës mund te ketë si pikë (oazë) e theksuar butë e mishit

Laprat: në proporcion me kokën, mund të jenë edhe pak më të theksuar-zgjatur, ngjyrë të kuqë të theksuar.

Fytyra: e kuqe, e lëmuar, mund të ketë pupla të rralla shumë shkurtëra të cilat mezi vërehen, mbi sy një kuror e holle me pupla përfundon në qubë.

Sytë: të kuq kah e portokallta - të mbuluar si me një hije (len përshtypje si ngjyrë e zezë) nga larg fitohet bindja se janë të zi. (me moshë edhe ndryshon ngjyra e syve)

NënVeshët: në formë bademi, me ngjyrë të kuqe sikur të fytyrës, mund të ketë një si hije më të zbehtë (bardh apo hiri) pak e vërejtur.

Qafa: e gjatë e fortë, e zhvilluar dhe e bukur, e harmonizuar mire me pjesen ku bashkohet me krahet.

Shpina: e gjatë pak e lakuar teposhtë nga bishti.

Gjoksi: në pajtueshmëri të plotë harkore me mbi gjoksin dhe nëngjoksin dhe barkun, mbajtur lart dhe butë i thyer.

Barku: vërehet sidomos tek pulat që janë duke bërë ve.

Krahët: në proporcion me trupin, e percjellin vijën e trupit deri prapa tek bishti.

Bishti: i pjerrët 10 deri 20 shkallë i kthyer lartë, me pupla të zgjatura, puplat e bishtit janë të shpërndara bukur, dhe nga ana e pasme butë të hapura.

Këmbët: pa pupla, të forta në proporcion me trupin, ngjyrë ulliri, përfundi të ngjyrë ari, më rrallë ngjyrë hiri apo të zezë, kurse thonjët në korelacion me sqepin. (mund të ketë edhe devijim të ngjyrave të thonjëve)

Kaqikët: vërehen deri në gjysmë, elegante.

Puplat: mirë të paluara në trup dhe me shkëlqim mesatar.

Ngjyra: gjithnjë ngjyrë e zezë. Me vjetësimin e tyre mund t’ju del ndonjë pupël e bardhë edhe në kokë por edhe në trup)

Këndimi: edhe pula lëshon zë të gjatë sidomos në temperatura të nxhehta verës

Vetë: varësisht sa është pula e re, me vjetërsimin e saj edhe e ndryshon peshën e vesë. Ngjyra e eshtë nga e bardha në ngjyrë krem mund të ketë edhe pika pak të theksuara

Mbarështrimi: është racë më e vështirë të kultivohet, nga arsyet se gjithnjë duhet patur parasysh Pedigrea, dhe veshtirë i përballon klimës dhe temperaturave të nxehta.

Unaza: 18 mm

Gabimet: nuk ka gabime të theksuara, të gjitha pjesët e trupit janë në proporcion dhe harmoni me njëra tjetrën. ndodhë të kenë ndonjë pikë të bardhë trupit apo në Kokë. Me vjetërsimin e tyre mund t’ju del ndonjë pupël e bardhë apo edhe e kuqe trupit edhe në kokë.

Zogjët[redakto | redakto tekstin burimor]

Zakonisht kur të qelen ka ngjyrë të kaftë, Braon. me fillimin e daljes së puplave ata nxihen (marrin ngjyrën e zezë) Gjelat fillojnë të këndojnë 5-7 muaj kurse pulat me 8 muaj fillojnë të bëjnë ve.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Feathersite: Kosova Long Crowing Roster
  2. ^ Kosovski (turski) pevač
  3. ^ Gjeli Kosovar