Qefsere Trako
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Qefsere Trako lindi ne Mborje (fshat i rrethit Korçe) me 1928. E mitura 7 vjeçare fatkeqesisht ndahet nga nena. Ajo do te vazhdonte filloren ne Mborje, ndersa te mesmen ne Korçe; ketu do te shoqerohet me shoqe dhe shoke dhe do te fitonte besimin dhe dashurine e tyre. Vitet kalojne dhe Qefseri reklekton tipare ne fushen e artit, tek e cila ndikoi i ndjeri Dhimiter Trajçe (ish-aktor themelus i teatrit te Korçes) qe e aktivizon ne grupet amatore dhe e angazhon me te parin rol ne shfaqen “Dasma Korçare” ne vitin 1947. Nje vit me vone, i ndjeri Sokrat Mio, babai i regjizures shqipetare e angazhoi ne komedine klasike “Kopraci” dhe me vone ne dramen “Ishulli i Paqes”, ne te cilen trupa e teatrit mori çmimin e pare ne Republike. Me keto aktivitete vjen momenti i pritur dhe si rrjedhoje ne Korçe krijohet teatri profesionist. Ne konkursin per aktore regjistrohet Qefseri, e vetmja femer muslimane, e shoqeruar edhe nga nje shoqe tjeter, Krisanthi Kotmilo. Ne konkurs fituan tete meshkuj dhe dy femra. Keshtu ne vitin 1950 aprovohet nga qeveria teatri profesionist i Korçes, sot teatri “Andon Zako Çajupi” me regjizor te madhin Sokrat Mio dhe drejtor Dhimiter Trajçe. Si per te gjithe aktoret edhe per Qefserin, kjo ishte nje rruge e gjate por e veshtire, veçanerisht per Qefserin sepse dalja ne skene ne ato vite ishte nje sfide. Ajo i beri balle fyerjeve, ofezave dhe kercenimeve te shumta pikerisht per te mos dale ne skene. Pasioni per skenen dhe perkushtimi jo vetem nuk e ndalen ate por me vullnet e kembengulje duke u aktivizuar nga regjizoret Sokrat Mio, Piro Mani dhe Mihal Luarasi realizoj nje galeri rolesh, ku mirepritet dhe duartrokitet nga spektatori shqipetar. Ne aktivitetin skenik vleresohet me medalje, dekorata dhe urdhra, dhe ne festivalin teatral kombetar ne Tirane, me dramet “Hijet e Nates”, per rolin e gjyshes Nedret nderohet me çmimin “Laureate e Festivalit”. Perveç teatrit, drames dhe kinematrografise, ajo ka dhene kontribut edhe ne estrade, ne treatrin e kukllave dhe ne operetat e Shtepise se Kultures. Qefseri ne rinine e saj pasi njihet me Vani Trakon, aktor dhe artist i merituar, me te cilin bashkepunonte ne skene u bene bashkeshort dhe gezojne dy femije dhe kater niper dhe mbesa. Flokethinjura Qefser, hyri ne teater adoleshente dhe doli po nga teatri flokebardhe ne pension. Per meritat e lartpermendura, drejtoria e Teatrit i propozoi Keshillit Bashkiak te qytetit te Korçes qe ti jepet titulli qytetare nderi, titull i cili ju akordua ne maj te vitit 2008.
Qefsere Trako ka qenë ndër gratë e para artiste të qytetit të Korçës. Ajo është një ndër 10 artistët, të cilet në vitet 1950 krijuan teatrin profesionist në Korçë.
Në rreth 30 vjet jetë skenike, Qefsere Trako, ka realizuar gati 80 role në teatër dhe disa role në kinematografi. Ajo gëzon titullin “Laureate e Festivalit Teatror Kombëtar”, me rolin e saj në dramën “Hijet e natës”, të Vedat Kokonës. Bashkia e Korçës e ka nderuar aktoren Trako me titullin e lartë “Qytetar nderi”. Trako ka interpretuar në filmat: “Tana”, “Përballimi”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Mësonjëtorja”, “Yjet e netëve të gjata”, etj.