Jump to content

Qyteti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Qytet)
Qyteti i Tiranës dhe Dajti
Helsinki, qyteti dhe Finlanda

Qyteti është një qendër e madhe banimi, ku zhvillojnë veprimtarinë e tyre një varg institucionesh politike, shoqërore, administrative, kulturore dhe ndërmarrjesh industriale dhe tregtare.Qyteti diferencohet si lokaliteti i cili ka shum funksione si ato administrative , prodhuese e sherbyese.Qytetet janë qëndra të mëdha arsimore , shëndetësore e kulturore

Historia e ndërtimit të qyteteve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Origjina e banimit daton qysh nga kohërat e lashta kur njerëzit tentonin të ndërtonin vendbanimet e tyre me kushte sa më të mira e të sigurta, në mënyrë që të mbroheshin nga egërsirat dhe nga kushtet atmosferike.

Me kalimin e kohës mënyra e banimit ka pësuar evolucion dhe ka ndryshuar edhe të menduarit rreth banimit, njeriu i sotëm i cili të banuarit e kupton si vendi ku ai jeton i cili vend duhet të plotësoj: përveç mbrojtjes nga kushtet atmosferike edhe shumë nevoja tjera të cilat janë të nevojshme për jetesë (kushtet e një jetese të mirë, të shëndoshë, humane, pastaj kulturore, estetike, etike etj.), të ketë luksin e duhur të jetesës, të mundësoj zhvillimin e jetës normale etj., Për dallim nga ai i kohërave të lashta i cili të banuarit e kuptonte si mbrojtje nga egërsirat dhe nga disa rreziqe tjera natyrore.

Qytet në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qytet, shpallet një qendër banimi e cila ka një plan perspektiv zhvillimi urban të miratuar. Shpallja e qytetit bëhet me ligj.[1]

Sipas institutit ndërkombëtar të statistikave në vitin 1887, është vendosur që për qytet të madh të merren qytetet me mbi 100 000 banorë. Në Europën para industriale me disa përjashtime nuk kishte qytete të mëdha. Zakonisht qytetet kishin numër shumë më të vogël. Në mesjetë mjaftonte që vendbanimi që kishte 20 000 banorë e të thirrej qytet i madh. Mirëpo kjo ndryshoi dhe në shekullin XIX në kufiri ndarës në mes qytetit dhe qytetit të madh ishte 50 000 banorë.

Nga pikëpamja gjeografike, qyteti i madh përkufizohet si një vendbanim që zgjerohet dhe është i përthekuar në vete por që në këtë përthekim ka hapsirë për të shtrirë ndikimin në qytetet e mesme dhe të vogla që shtrihen përqark ati venbanimi. Tipar veçues është ndërtimi i qytetit me të ashtu quajtur City (qendra tregtare, bankare dhe financiare), me anën e vendbanimit dhe anën e industrisë. Kështu banimi ka evoluuar komfor disa faktorëve si: zhvillimit të ekonomik, zhvillimit të teknologjisë dinamizmit të jetës etj., Pra banimi, si shfrytëzuesi më i madh i hapësirës, është aktiviteti më themelor i vendbanimeve që ndikon në rrjedhën e zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë, dhe njëherazi është komponentë e rëndësishme e zhvillimit ekonomiko-social, gjegjësisht të standardit jetësor të qytetarëve në përgjithësi. Banimi është standard kyç në mbarëvajtjen dhe stabilitetin shoqëror, e kjo sidomos kur kemi të bëjmë me banimin në qendrat urbane. Nga kjo rrjedh se, banimi bashkëkohor është shumë më kompleks se sa i mëhershmi dhe se ai duhet të jetë sa më përmbajtjesor. Ai sot para së gjithash duhet t'i plotësojë kushtet e një jetese të mirë, të shëndoshë, humane, pastaj kulturore, estetike, etike etj. dhe atë jo vetëm në kuadër të njësisë së banimit (banesës), por edhe jashtë saj, duke i kompletuar të gjitha Term që përdoret në shoqëri dhe në disa shkenca për caktimin shkallës së zhvillimit të një vendbanimi.

  1. ^ " Ligji nr.8652, datë 31.7.200" Arkivuar 8 tetor 2013 tek Wayback Machine - E hapur me 18 korrik 2011

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]