Ragip Jashari
Ragip Jashari | |
---|---|
Lindi | |
Vdiq | |
Emrat e tjerë | Lavi |
Shtetësia | Shqiptar |
Ragip Jashari lindi më 11 nëntor të vitit 1961 dhe u ekzekutua më 19 prill të vitit 1999 ishte një politikan dhe një atdhetar shqiptarë.
Biografia e shkurtër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi shpresë e parë e prindërve të vetë, vemendjën e të cilëve e arsyetoi gjatë tërë jetës së tij të shkurt fëmirore dhe rinore.
Prindërit e tij ishin Mihrije Jashari – Nura dhe babai Osman Mustafë Jashari – Mardoçi. Të dy prindërit të lindur në fshatin Brain komuna e Besianës (ish Podujevë). Të shpërngulur më 1960 në fshatin Hallaç i Vogël komuna e Lipjanit.
Aktiviteti politik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ragip Jashari vite me radhë ishte i përndjekur politik, mirëpo edhe përkundër përndjekjeve të mëdha nga pushtuesi serb, lëvizja e tij për çlirimin e Kosovës vazhdoi. Ai ishte një aktivist i hershëm, mirëpo për ta vulosur përcaktimin e vetë ideor dhe kombëtar, e bëri kur ishte kryetar Rinie në nivel Komunal të Lipjanit gjatë viteve 1988/1989, ku zëshëm kundërshton suprimimin e kushtetutës së 1974-së dhe mbështet e grevën e njohur të minatorëve, ku ishte kryesues në delegacionin të cilin vet e formoi dhe iu bënë vizitë minatorëve në zgafellen e Magurës (Goleshit). Ajo ishte e vetmja vizitë zyrtare në atë kohë mjaft delikate. Dhe me këtë rast e bënë me dije opinionin e gjerë në Jugosllavian e atëhershme se rinia e Kosovës nuk flen e qetë deri në çlirimin definitiv të vet.
Po atë ditë pas kthimit të tij nga kjo vizitë e gjeti në gadishmëri Kshillin Kordinues të komunës se Lipjanit në mesin e të cilëve përveç shumë aktivistëve nga Kosova ishte “patrioti” Enver Jusufi dhe një serb dhe dy aktivistë të Komitetit Qëndror të LK-së të Sërbisë, Tomisllav Bjeletiq dhe Toma Mlladenoviq. Pasi që raporton kryetari i Rinisë, Ragip Jashari nga terreni, fjalën sipas skenarit e merr Enver Jusufi, i cili pa mëshirshëm propzon që kryrtari i Rinisë menjëher të shkarkohet nga detyra dhe nga LK-ja për t`ju mundësuar marrjën e masave tjera ligjore. Propzimi prkrahet nga të gjithë madje edhe nga shumica e shqipfolsëve që me ngazëllim pritnin shkarkimin e tij. Dhe kështu edhe vepruan. Po në atë mbledhje merret vendim për largimin e menjëhershëm të Ragipit nga detyra e kryetarit të Rinis dhe me tone shoviniste disa prej të pranishmëve e shpallin si prijës të irredentizmit e nacionalizmit në komunë. Kurse, aktivistët e komiteteve do të përfitonin poena në zbulimin e “irredentizmit shqiptar”.
Strukturat e atëhershme serbe të komunës së Lipjanit angazhojnë një grup të LK-së për ta diferencuar Ragipin politikisht madje deri në qëndrim për burgosje. Mirpo ky djalosh sypatrembur asnjëher nuk ishte hamendur t`i jepte lak së vërtetës por thoshte se ka qenë plotësisht i vetëdijshëm për të gjitha aktivitetet e tij madje prej demostratave të vitit 1981. Me gjithë përpjekjet për të qëndruar në vend, Ragipi e merr rrugën e gurbetit.
Rënia në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si azilkërkues nuk gjen mirkuptim në shtetin Gjerman ku gjatë këti qëndrimi në egzil u shpëtoj me sukses dy atentateve të kurdisura ndaj tij. Me dhunë e largojnë nga Gjermania në shkurtë të vitit 1998 me ndikimin e elmenteve serbo-çetnike kur lufta veç se kishte filluar. Nën përcjelljën e atyre që disa vite më parë e kishin shpallur si irredentist e nacionalist në Kosovë, tani po e përgatisnin skenarin për likuidimin fizik të tij. Në fund bie më 19 prill të vitit 1999, e ekzekutojnë në fshatin e tij të lindjes në Hallaç të Vogël. Në të njëjtën ditë i digjet edhe shtëpia dhe dorëshkrimet, përfshir këtu romane, poezi dhe fakte të ndryshme që nuk patën fatin t`i shof syri i lexuesit.
Të tjerët për Ragipin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Wolfgang PLARRE - Zyrtar i lartë për mbrojtjen dhe drejtat e lirive të njeriut në rajonin e Bayernit Gjermani
- NË MEMORIAM TË RAGIP JASHARIT
- I lindur më 11.11.1961
- Vie nga Hallaqi i Vogël (Lypjan) Kosovë.
- Jetonte si azilkërkues në Wirtingen prej 1993 deri më1997
- Ishte një shok i imi –
- Kujdesej për shtëpin tonë kur ne ishim në pushime,
- na ndihminte kur ne kemi renovuar shtepin tonë.
- U detyrua nga pushteti Gjerman për t`u kthyer në Kosovë.
- ME 19. prill 1999 u ekzekutua nga forcat
- policore – ushtarake serbe së bashku me 21 persona tjerë civil.
- Siç me 30 prill të vitit 1999 Kosovapress lajmëronte.
- Unë mbaj zi për të.
- Le të rrjedh nëpër Ne fuqia shëruese e zotit,
- le të na pastroj, forcojë dhe shërojë.
- Le të na përmbushë me dashuri, ngrohtësi shëruese dhe dritë.
- Le të na mbrojë dhe shpie në rrugën tonë.
- Ne falenderojmë që kështu ndodhë.
- Wolfgang PLARRE
- Dillingen str. 41. D-86637
- Wirtingen.
- Ne këtë mesazh dhe memoriam shkruar për Ragip JASHARIN, W.PLARRE iu drejtohet shumë burrështetasve evropianë e botërorë, shumë asociacioneve kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë këtu Klintonin, Shirakun, presidentin Rus, atë Kinez, Kofi Ananin etj.
Ramiz Kelmendi "Të Vdesësh Për Tokën Tënde Dhe për Liri, Edhe Është Mburrje Edhe Është Krenari" - kushtuar këto vargje Ragip Jasharit
Materiale rreth Ragip Jasharit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më shumë materiale rreth Ragip Jasharit vizitoni Wikibooks shqip ku mund të gjeni artikujt e publikuar në gazeta si:
- Homazh për dëshmorin Ragip Jashari, Artikull i cili u botua në gazetën "Rilindja" me 28 prill 2000
- Portret i një dëshmori, Artikulli i cili u botua në gazetën “EPOKA E RE” më 11 korrik të vitit 2003
- Homazh dëshmori me rastin e pesë vjetorit të rënies së Ragip Jasharit – Mardoçit, Artikulli i cili u botua në gazetën “EPOKA E RE” më 19 prill të vitit 2004
- Portret për dëshmorin Ragip Jashari – Mardoçi, Artikulli i cili u botua në gazetën “EPOKA E RE” më 20 prill të vitit 2005
- Kush po ua zë frymën vlerave kombëtare të Ragip Jasharit?, Artikulli i cili u botua në gazetën “EPOKA E RE” më 20 prill të vitit 2006
- Gjithashtu mund të gjeni të dhëna të plota mbi familjen e Ragip Jasharit nën temën:
- Të dhënat thelbësore të familjes së Ragip Osman Jasharit – Mardoçit