Jump to content

Rainbow S.p.A.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rainbow S.p.A.
LlojiShoqëri aksionare
Themeluar nëprill 1995
ThemeluesiIginio Straffi
Zyrat qendrore
Njerëzit kyç
Iginio Straffi (themelues/drejtor)
ProdhimiSeriale televizive dhe filma
OwnerIginio Straffi
SubsidiariesBardel Entertainment
Gruppo Iven S.p.A.
(Colorado Film)
Rainbow CGI
Moviement Talent Agency
Tridimensional
Witty Toys
Faqja e internetitrbw.it

Rainbow S.p.A. është një studio italiane e animacionit e themeluar nga Iginio Straffi. Viacom (tash i njohur si Paramount Global) u bë bashkëpronar i studios në vitin 2011. Rainbow ka bashkëpunuar me kompaninë tjetër të Viacom/Paramount-it, Nickelodeon, në një gamë të gjerë të serialeve, duke përfshirë Winx Club dhe Club 57.[1] Studioja e ka selinë e vet në Loreto, Marche dhe u themelua nga Straffi në vitin 1995. Rainbow filloi si studio e animacionit, duke ofruar shërbime kreative për kompani më të mëdhaja derisa siguroi fondet për prodhime origjinale.

Në muajin shkurt 2011, Viacom bleu 30% të aksioneve të kompanisë për 62 milionë euro,[2] duke ia lënë 70%-shin tjetër Straffit.[3][4] Rrjetet televizive të Nickelodeon-it i transmetojnë serialet e Rainbow-it anë e mbanë botës[5], dhe Rainbow vepron si agjenti i liçensimit për serialet e Nickelodeon-it në Itali.[6] Studiot amerikane të Nickelodeon-it kanë bashkëpunuar me Rainbow në prodhime të ndryshme, duke përfshirë Winx Club prej 2011 deri 2015 dhe Club 57 në 2019.[1]

Në vitin 2015, Rainbow bleu studion e animacionit Bardel Entertainment.[7] Në vitin 2016, Rainbow bleu aksione në Gruppo Iven, që e zotëron kompaninë prodhuese Colorado Film.[8]

Në prill të vitit 2018, Straffi dhe Viacom e listuan kompaninë në bursën italiane.[9] Paraprakisht pati konsiderata që Straffi e quante "një dilemë të vërtetë" meqë Viacom veç ishte pjesë e bursës amerikane, dhe nuk dihej se cilit treg aksionar do t'i hynte kompania (atë të Shteteve të Bashkuara apo atë të Italisë). Në fund të fundit, Rainbow performoi më së miri në shtetet europiane.[10] Straffi dhe Viacom e nxorrën kompaninë nga bursa italiane në maj 2018, duke përmendur si arsye mungesën e kushteve të përshtatshme të tregut.[11]

Pas gati 12 vitesh të bashkëpronësisë, Paramount ia shiti aksionin Straffit sërish në janar të vitit 2023. Gjersa Nickelodeon vazhdon të jetë partner transmetimi për këtë studio, kjo riblerje lejoi Straffin të ketë sërish kontroll të plotë mbi projektet e reja të Rainbow-it.[12][13] Kjo blerje, megjithatë, nuk ndikon mbi sezonet e Winx Club-it të prodhuara nga Nickelodeon, meqë e drejta autoriale është e regjistruar me Paramount.[14]

Seriale televizive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Seriali Periudha e prodhimit Bashkëpunëtorë
Tommy e Oscar[15][16] 2000–2002 Rai Fiction
Prezzemolo 2002–2003 Gardaland
Colorado 2003-2019 RTI
Winx Club 2004–2019 Rai Fiction (sezonat 1-7)

Nickelodeon[17] (sezonat 5-7) Rai Ragazzi (sezonat 8)

Monster Allergy 2005–2009 Rai Fiction
Huntik: Secrets & Seekers 2009–2012 RTI
PopPixie 2010–2011 Rai Fiction
Mia and Me[shënim 1] 2012–2015 M4E
Crazy Block (pilot)[18] 2014 Nickelodeon[18]
Regal Academy 2016–2018 Rai Fiction
Maggie & Bianca: Fashion Friends 2016–2017 Rai Fiction

Nickelodeon (vetëm episodi pilot)[19]

World of Winx 2016–2017 Rai Fiction
Eccezionale veramente 2016–2017 Colorado Film
44 Cats 2018–2021 Rai Ragazzi

Instituti i Antonianos

Club 57 2019–2021 Rai Ragazzi

Nickelodeon[20]

Enjoy - Ridere fa bene 2020 RTI
Fate: The Winx Saga 2021–2022 Archery Pictures

Young Blood Productions

Summer & Todd: Happy Farmers 2021–present RTVE

Motion Pictures

Pinocchio and Friends 2021–present Rai Ragazzi

Toonz Media Group

Honolulu TBA RTI
Merlinda – The Secret of Deep Ocean Bardel[21]
Gormiti - The New Era [21]
Filmi Publikimi Shpërndarësi/t Bashkëpunëtorë
Tommy and Oscar: The Movie 2007 Miramax Rai Cinema
Winx Club: The Secret of the Lost Kingdom 2007 01 Distribution

Paramount Pictures

Rai Cinema
Winx Club 3D: Magical Adventure 2010 Medusa Film

Paramount Pictures

Sky Cinema
Gladiators of Rome 2012 Medusa Film

Paramount Pictures

Mediaset Premium

Sky Cinema

Winx Club: The Mystery of the Abyss 2014 01 Distribution

Paramount Pictures

Rai Cinema
Tiro libero 2017 Linfa Crowd 2.0 Linfa Crowd 2.0
Classe Z 2017 Medusa Film Medusa Film
The Girl in the Fog 2017 Medusa Film Medusa Film
Daughter of Mine 2018 01 Distribution Rai Cinema
My Big Gay Italian Wedding 2018 Medusa Film Medusa Film
No Kids 2018 Medusa Film Medusa Film
When Mom Is Away 2018 Medusa Film Medusa Film
The Nest 2019 Medusa Film Medusa Film
Into the Labyrinth 2019 Medusa Film Medusa Film
Me contro Te - Il film: La vendetta del Signor S 2020 Warner Bros. Warner Bros.
Cambio tutto! 2020 Medusa Film

Amazon Prime Video

Colorado Film
10 giorni con Babbo Natale 2020 Medusa Film

Amazon Prime Video

Colorado Film
Me contro Te - Il film: Il mistero della scuola incantata 2021 Warner Bros. Warner Bros.
A Classic Horror Story 2021 Netflix Colorado Film
My Name is Vendetta 2021 Netflix Colorado Film
Me contro Te - Il film: Persi nel tempo 2022 Warner Bros. Warner Bros.
Il mammone 2022 Medusa Film Medusa Film
Il pataffio 2022 01 Distribution Rai Cinema

UMédia Vivo Film

The Price of Family 2022 Netflix Colorado Film
Tre di troppo 2023 Warner Bros. Warner Bros.
Me contro Te - Il film: Missione Giungla 2023 Warner Bros. Warner Bros.
Me contro Te - Il film: Vacanze in Transilvania 2023 Warner Bros. Warner Bros.
50km all'ora 2024 Eagle Pictures Sony Pictures International Productions
Tear Maker 2024 Netflix Colorado Film
  1. ^ Njohur në shqip si "Mia dhe Unë".

Dikastere të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rainbow themeloi Tridimensional, një dikaster për botimin e revistave, në 2004. Një dikaster për animacionin 3D, Rainbow CGI, u formua në vitin 2006. Dikasteri për lodra, Witty Toys, u themelua në vitin 2008.

  1. ^ a b Ramos-Weiner, Maribel (20 nëntor 2018). "Iginio Straffi de Rainbow: Tuvimos una influencia muy importante en la historia de Club 57 para garantizar su atractivo en Europa". Produ.com (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2021. Marrë më 28 nëntor 2023.
  2. ^ "Straffi's Rainbow: Europe's Largest Animation House Has Growing Pains" (PDF). VideoAge International (në anglisht). tetor 2014. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 24 shtator 2017. In 2011, 16 years after Straffi founded Rainbow, Viacom gained 30 percent ownership of the animation division... for 62 million euro ($83 million), thus valuing the company at $277 million.
  3. ^ Vivarelli, Nick (26 shkurt 2011). "Winx creator in the pink: Viacom draws on Italian animation shop". Variety (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2015.
  4. ^ Serafini, Domenico (5 nëntor 2014). "I dolori di Rainbow per arrivare prima in Europa". Millecanali (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2018. Marrë më 23 maj 2017.
  5. ^ Minardi, Sabina (24 shkurt 2011). "Winx, le fatine fanno il botto". L'espresso (në italisht).
  6. ^ Rusak, Gary (prill 2011). "Rainbow to rep Nick, lands new master toy deal" (PDF). Kidscreen. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Rainbow buys Canadian animation studio Bardel". Kidscreen. 5 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Montanari, Andrea (21 gusht 2017). "Rainbow-Viacom compra la Colorado" (PDF). MF Milano Finanza. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 gusht 2018. Marrë më 27 gusht 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Winx take to the stock exchange". Agenzia Nazionale Stampa Associata. 12 prill 2018. Rome: The shares will be put on sale by Straffi and Viacom Holdings Italia. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Rainbow ripensa alla Borsa". Bebeez.it (në italisht). 3 nëntor 2015.
  11. ^ "The Winx Withdraw from the Stock Market". 22 maj 2018. The Rainbow studio based in Loreto, Marche, 30% of which belongs to Viacom, decided to go public... However, investors have not responded with the awaited enthusiasm {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Vivarelli, Nick (4 shkurt 2011). "Viacom takes stake in Rainbow". Variety. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Bianchi, Nicole (24 janar 2023). "Good Morning, Cinecittà!". Cinecittà News (në italisht).
  14. ^ "Copyright Catalog: Winx Club - Eps. 726". Library of Congress. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Tommy & Oscar". La Repubblica (në italisht). 20 maj 2022. Marrë më 20 gusht 2023.
  16. ^ Cucciniello, Cristina (4 qershor 2003). "Tommy e Oscar, ancora insieme". www.film.it (në italisht). Marrë më 20 gusht 2023.
  17. ^ "Nickelodeon Announces JAKKS Pacific as Master Toy Licensee for Innovative Girls Brand: Winx Club". Winx Club is a co-production with Rainbow S.p.A. and Nickelodeon. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ a b "Crazy Block - Nick Animated Shorts". YouTube. 8 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Magliaro, Alessandra (19 korrik 2015). "Rainbow, oltre Winx, 1/a serie con attori". Agenzia Nazionale Stampa Associata (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2015.
  20. ^ "Riprese della serie tv americana per ragazzi "Club 57" a Monopoli" (në italisht). 23 shtator 2018.
  21. ^ a b Ilaria Ravarino (25 shtator 2023). "Alla corte di Iginio Straffi, il Re Mida del cinema italiano". The Hollywood Reporter Roma (në italisht). Marrë më 12 tetor 2023.