Rakip Shabani
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Rakip Shabani piktor, lindi në vitin 1943 në Dhëmblan të Tepelenës, por qëkur ishte fëmijë prindërit e tij u trasferuan në Vlorë. Ka mbaruar Liceun Artistik në vitin 1964 dhe Akademinë e Arteve në vitin 1974 është nderuar me çmim kombëtar. 24 vepra të tij kanë zënë vend në Galerinë Kombëtare dhe 21 vepra të tjera në Galerinë e qytetit të Vlorës. Punimet e piktorit Shabani kanë shëtitur dhe janë, mirëpritur dhe pëlqyer kudo nëpër botë si në Angli, Amerikë, Argjentinë, Japoni, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali, ku ka hapur mbi 50 ekspozita personale, brenda dhe jashtë shtetit.
Piktori Shabani i ka rënë kryq e tërthor Shqipërisë, duke lëvizur nga jugu në veri, duke buajtur në stanet e çobanëve, majë bjeshkëve dhe duke hedhur në bllokun e tij të gjitha impresionet e mbresat nga çdo fshat e krahinë të vendit.
Dashuria për artin i ka përforcuar atij shqisën e hulumtimit, jo vetëm të natyrës së mrekullueshme të vendit të tij, por edhe të temperamentit e të botës shpirtërore të njerëzve me të cilët ka kontakuar. Detajet e penelit të tij flasin aq shumë sa mrekullohesh së shijuari. Jo vetëm një njohës i mirë i artit, por edhe një shikues fare i thjeshtë konstaton në punimet e tij, në çdo telaje e tablo, njohuri të thella për historinë, etnografinë dhe filozofinë e kombit të tij. Ekspresiviteti i peizazheve në sfondet e kompozimeve të ciklit mbi Ali Pashë Tepelenën, “Kush e solli Doruntinën”, “Zanat duke u larë”, autori jep jo vetëm me mjeshtëri fuqinë dhe madhështinë e Ali Pashait, por në tablotë e tjera nuk mungojnë as tonet interesante lirike. Duke parë tablonë “Zanat duke u larë”, ke ndjesinë se vetëm femra e bukur shqiptare mund të jetë e tillë. Duke shfrytëzuar legjendën “Kush e solli Doruntinën” ku njerëzit ikin e ikin e flutorojnë në qiell, i merr jeta ose vdekja, autori ka ndërtuar me shije të hollë kompozimin “Konstandini e Doruntina”. Ka dëshirë të flasë nëpërmjet të huajve për bukurinë dhe etnografinë shqiptare, duke filluar që nga Bajroni… Te cikli “Ali Pashë Tepelena” shprehet burrëria dhe mikpritja që i bën mikut, shqiptari. Punimet e tij janë vlerësuar dhe nga shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka pëlqyer punët e tij për frymën popullore të punëve të piktorit.