Ramadan Çitaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ramadan Çitaku (Mitrovica, 1914 - 1990) ishte nëpunës i punëve botore deri në 1942 në Tiranë dhe Elbasan, politikan shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore. Çitaku përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Më 20 nëntor 1941 në shtëpinë e Hasan Bajraktarit u bë mbledhja për krijimin e komitetit qarkor të Elbasanit, ku i deleguar ishte Çitaku.[2] Ishte nëpunës i punëve botore deri në vitin 1942 në Tiranë dhe Elbasan.[3]

Në Orenjë, më 15 gusht 1942, me vendim të komitetit qarkor të përkohshëm të Elbasanit, u krijua çeta e Çermenikës me 15 partizanë me komandant Kadri Hoxhën dhe komisar Ramadan Çitakun.[3] Marsin e 1943 i caktohet detyra e organizimit të Konferencës së Labinotit.[4]

Aktiviteti politik[redakto | përpunoni burim]

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Gazeta Standard (29 November 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 May 2018. 
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. f. 204.  9789928106384. 
  3. ^ a b Dervishi 2016, p. 180.
  4. ^ Dervishi 2016, p. 229.