R Praggnanandhaa
R Praggnanandhaa | |
---|---|
Emri i plotë | Praggnanandhaa Rameshbabu |
Shteti | India |
Lindi më | 10 gusht 2005 (19 vjeç) Chennai, Tamil Nadu, Indi |
Titulli | Mjeshtër i madh (2018) |
Vlerësimi FIDE | 2737 (nëntor 2024) |
Vlerësimi më i lartë | 2757 (korrik 2024) |
Rënditja | Nr. 18 (nëntor 2024) |
Renditja më e lartë | Nr. 8 (korrik 2024) |
Rameshbabu Praggnanandhaa (lindi më 10 gusht 2005) është një mjeshtër i madh shahu indian. Praggnanandhaa dhe motra e tij Vaishali janë vëllai dhe motra e parë që fituan tituj GM.[1] Ata janë gjithashtu vëllai dhe motra e parë që kualifikohen për Turneun e Kandidatëve.[2]
Jeta e hershme dhe personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Praggnanandhaa lindi në Chennai, Tamil Nadu, më 10 gusht 2005.[3] Babai i tij, Rameshbabu, punon si menaxher dege në TNSC Bank,[4] dhe nëna e tij, Nagalakshmi, është një shtëpiake që shpesh shoqëron Praggnanandhaa kur ai udhëton për turne.[5] Motra e tij e madhe, Vaishali, është gjithashtu një mjeshtre e madhe shahu.[6]
Përveç shahut, Praggnanandhaa pëlqen të luajë pingpong dhe të shikojë kriket në kohën e tij të lirë.[7]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2024
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Praggnanandhaa u rendit i 5-ti nga 8 pjesëmarrës në Turneun e Kandidatëve 2024, duke marrë 7 pikë nga 14. Gjithashtu, në raundin e 3-të të Turneut të Shahut Norvegji 2024, ai mundi Magnus Carlsen për herë të parë në një ndeshje klasike.[8] Në Olimpiadën e 45-të të Shahut në shtator 2024, Praggnanandhaa dhe motra e tij Vaishali ishin pjesë e skuadrave indiane të cilat vazhduan të fitojnë medalje të arta në seksionin e hapur dhe seksionin e femrave respektivisht.[9]
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kombëtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arjuna Award: 2022
Të tjerë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "R Vaishali becomes grandmaster, joins R Praggnanandhaa to become world's first brother-sister GM duo". India Today (në anglisht). 2 dhjetor 2023. Marrë më 2023-12-02.
- ^ "Vaishali and Praggnanandhaa make history as the first-ever brother-sister duo to become Grandmasters". The Indian Express (në anglisht). 2023-12-02. Marrë më 2023-12-04.
- ^ "Who is Praggnanandhaa, the 16-year-old who beat world champion at Airthings Masters chess?". The Economic Times (në anglisht). 22 shkurt 2022. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2022. Marrë më 20 qershor 2022.
- ^ Susan Ninan (1 korrik 2018). "Praggnanandhaa: The boy who could be king". ESPN (në anglisht).
- ^ Susan Ninan (2 dhjetor 2023). "The Indian siblings taking the chess world by storm". BBC (në anglisht).
- ^ Kumar, P. K. Ajith (2 dhjetor 2023). "R. Vaishali becomes India's third female chess Grandmaster". The Hindu (në anglisht). Marrë më 2023-12-02.
- ^ Soutik Biswas (25 shkurt 2022). "Praggnanandhaa: How India is emerging as a chess powerhouse". BBC (në anglisht).
- ^ "Praggnanandhaa Scores 1st Classical Win Vs. Carlsen, Leads in Norway" (në anglisht). 29 maj 2024.
- ^ "Chess Olympiad: Double delight for India as they clinch gold medals in Open and Women's events; Gukesh, Arjun and Divya star once more" (në anglisht). 2024-09-22.
- ^ "CNN-News18 Indian of the Year 2023: R Praggnanandhaa Wins Rising Sportstar Award". CNN-News18 (në anglisht). Marrë më 10 janar 2024.
Lidhje të jashtne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Praggnanandhaa R kartë vlerësimi në FIDE
- Praggnanandhaa R profili i lojtarit në Chess.com
- Praggnanandhaa R lojërat e shahut në 365chess.com
- Rameshbabu Praggnanandhaa profili dhe lojërat në Chessgames.com