Rasim Gashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rasim Gashi
(1934 - 2014)
U lind në1 prill, 1934
Vdiq24 shtator, 2014
Kombësiashqiptar
ProfesioniMësimdhënës

Rasim Gashi (1934 - 2014) ishte një mësues i shquar nga Gostivari.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rasim Gashi u lind më 1 prill 1934 në Gostivar. Arsimin fillor dhe progjimnazin i kreu në vendlindje në vitin 1948 për ti vazhduar në Normalen Zef Lush Marku të Shkupit. Studimet i vazhdoi në Akademinë Pedagogjike, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe të cilën e përfundoi në vitin 1964. Pas kësaj i vazhdoi studimet edhe në Fakultetin Filologjik të Universitetit Kirili dhe Metodi.

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Punën si mësues e filloi në vitin 1953 në fshatin Pirok, e më pas në Çajlë e Çegran për të vazhduar si profesor i gjuhës shqipe në Shkollën Mosha Pijade në Gostivar.

Një kohë punoi si përkthyes në Gjykatën Themelore në Gostivar prej nga vazhdoi në Shkollën "Vëllazërim Bashkimi" ku punoi deri sa u pensionua në vitin 1992.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Profesor Rasim Gashi është marrë edhe me shkrime të natyrës historike e pedagogjike, në të cilat ka trajtuar tema në lidhje me jetën, veprën dhe kontributin arsimor e pedagogjik të Abdylhaqim Doganit, kontributin e mësueses së parë në Gostivar Liri Ekmekçiu, zhvillimin e arsimit dhe shkollave në Gostivar dhe rrethinë si dhe çështjet lidhur me unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe deri te Kongresi i Manastirit. Ka bashkëpunuar me revistat ditore e periodike si: "Fakti", "Koha", "Shqiptarja", "Zaman", "Jeta e Re", "Fatosi", etj. Në kuadër të shkrimeve të tij bëjnë pjesë edhe këto:

  • "Abdylhaqim Dogani (1880 - 1955): Didakt i mirëfilltë dhe intelektual i rrallë", 1995 - 2005
  • "Abetarja e parë shqipe në Maqedoni", Fakti, 2006
  • "Abdylhaqim Dogani dhe botimi i abetares së parë shqipe në Maqedoni", Zaman, 2007
  • "Alfabeti i sotëm shqip, kurorëzim i shumë brezave", Koha, 2008
  • "Mësuesja e parë në Gostivar", (libër kushtuar historikut të arsimit në komunën e Gostivarit dhe në veçanti mësueses Liri Ekmekçiu).[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Rasim Gashi:Mësuesja e parë në Gostivar, Nositi - SH, Gostivar, 2011 ISBN 978-608-211-043-1
  2. ^ Rasim Gashi:Mësuesja e parë në Gostivar