Renuar Locaj
Renuar Locaj | |
---|---|
Lindi | Renuar Locaj 14 prill 1982 Rrëshen, Mirditë |
Kombësia | Shqiptar |
Shtetësia | Shqipëri |
Profesioni | fotograf |
Çmimet | Gold - Prix De La Photographie Paris |
Faqja në rrjet | https://renuarlocaj.com/ |
Renuar Locaj lindur në Prill të 1982 është fotograf Shqiptar, i njohur kryesisht për fotografinë e bukurisë dhe të modës. Që prej vitit 2008 punon si fotograf kombëtar dhe ndërkombëtar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Renuar Locaj ka lindur në Rrëshen, Mirditë. Njohuritë e para mbi artin figurativ, ai i ka përvetësuar nëpërmjet të atit, Lin Loci, piktor i mirënjohur në Shqipëri. Për të vijuar më pas, studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitin 1997 në Tiranë, e më tej studimet e larta në të njëjtën fushë, në Universitetin e Arteve të Bukura. Gjatë kohës që ndiqte studimet, ai ka praktikuar pasionin e tij për të bukurën, duke punuar si fotograf dhe grafik dizajner. Në përfundim të Universitetit, ai pozicionohet si Drejtor Artistik në agjencinë e tij të reklamave. Pa kaluar shumë kohë nga sipërmarrja e tij e suksesshme në fushën e reklamave fillon të punojë në revistat më të famshme të asaj kohe me personazhe publik, modele të famshëm dhe reklama të bizneseve më të mëdha në Shqipëri. Në vitin 2017 fitoi çmimin Gold në kategorinë Press/Performing Arts në konkursin e realizuar nga [Prix de la Photographie, Paris][1].
Puna e tij
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Renuar Locaj ka bashkëpunuar me stilistë, grimues dhe persona të famshëm shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Sot ai njihet për balancimin e të thjeshtës dhe të komplikuarës si dhe përkushtimin me pasion për format. Me punën e tij, ai ndan me të gjithë botën imazhe të bukura, të vërteta dhe me karakter të cilat i frymëzojnë të gjithë. Punimet e tij janë të publikuara në media kombëtare dhe ndërkombëtare[2] [3] [4].
Në portretet që ai fotografon, mund të vësh re që janë fiksuar jo vetëm tiparet e personit që ndodhet përballë kamerës, por edhe ndjenjat e tij[5] [6]. Në punën e tij artistike, ka shumë punime me figura të njohura në shou biznesin Shqiptar[7]. Me 2021 hap ekspozitën me fotografi të zhanrit dokumentues, në Muzeun Historik Kombëtar Shqiptar me fotografi të refugjatëve nga Lindja e Mesme që kalojnë nëpërmjet territorit Shqiptar për në Bashkimin Evropian[8] [9] [10].
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- https://www.balkanweb.com/balerina-klaudia-pepa-pozon-nudo-per-fotografin-renuar-locaj/
- https://hufmagazine.com/reincarnation
- https://balkaninsight.com/2021/11/17/photographer-portrays-pain-and-hope-of-refugees-reaching-albania/
- https://www.revistawho.com/fotografi-renuar-locaj-ne-bashkepunime-nderkombetare/
- Renuar Locaj
- https://top-channel.tv/2021/11/10/ekspozite-me-fotot-e-emigrimit-endrrat-qe-mbartim-ekspozita-e-fotografit-renuar-locaj/
- http://www.panorama.com.al/endrrat-qe-mbartim-nga-artisti-renuar-locaj/
- https://bordo.al/2021/12/31/ekskluzive-interviste-endrrat-qe-mbartim-ekspozita-e-rralle-nga-fotografi-renuar-locaj/
- https://tvklan.al/klaudia-pepa-muza-artistike-e-fotografit-te-njohur/
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ [1]
- ^ Fotografi Renuar Locaj, në bashkëpunime ndërkombëtare
- ^ Renuar Locaj pjesë e Ellements Magazine New York
- ^ REINCARNATION - Renuar Locaj
- ^ Profil artisti – Renuar Locaj
- ^ Renuar Locaj ,Impresionisti i fundit
- ^ "Posts tagged Renuar Locaj". Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2022. Marrë më 25 janar 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Photographer Portrays Pain – and Hope – of Refugees Reaching Albania
- ^ Ekspozitë me fotot e emigrimit/ “Ëndrrat që mbartim” ekspozita e fotografit Renuar Locaj
- ^ “Ëndrrat që mbartim”, ekspozita e rrallë e Renuar Locajt!