Reshat Ameti
Appearance
Reshat Ameti lindur në vitin 1964 në Gostivar,Maqedoni është artist pamor dhe piktor i njohur. Mbaroi Fakultetin e Arteve Figurative në Shkup në vitin 1989, në klasën e Ana Temkovë, dhe mbrojti temën e diplomës te profesori Risto Kaliçevski. Ndërtimin e tij profesional e plotësoi në Fakultetin e Arteve të Universiteti i Prishtinës, te profesori Rexhep Ferri. Prej pesëmbëdhjetë vitesh punon si pedagog i pikturës dhe metodikës së artit në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, lektron në Fakultetin Pedagogjik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup si dhe mban postin e kryetarit aktual të Shoqatës së artistëve figurativë në Maqedoni “Draudakum”.
Jeta artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Reshat Ameti paraqitet në moshën 25 vjeçare para publikut shkupjan , si dhe në një vend evropian, pra në Vjenë të Austrisë, në kafe-galerinë “Kiwi”. Vite me radhë ndoshta është piktori më aktiv në vend dhe në botë në planin e prezantimit para publikut. Sipas një statistike të lirë, mesatarisht realizon afro katër prezantime në vend dhe jashtë tij kryesisht në itinerarin Evropë-SHBA.
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Si shpërblim ka marrë shumë mirënjohje, çmime dhe ka siguruar vend të merituar në shumë publikime antologjike dhe enciklopedi artistike brenda dhe jashtë vendit.
- Çmimi shtetëror “11 tetori” ishte vlerësimi pët piktorin Reshat Ameti si realizues me vepër jetësore në sferën e kulturës dhe artit.
- Emra të njohur të historisë, teorisë dhe kritikës së artit figurativ dhe të letërsisë që nga Vlladimir Veliçkovski, Ismail Kadare, Luan Starova, Ana Frangovska, Kadri Metaj, Eftim Kletnikov e kanë vlerësuar në hollësi krijimtarinë e tij si një sfidë e veçantë