Rifat Kukaj
Appearance
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Rifat Kukaj (25 tetor 1939 - 11 shtator 2005) lindi në Tërstenik të Drenicës, studioi në Normalen e Prishtinës.
Rifat Kukaj është prozator, poet, dramaturg, përkthyes dhe skenarist i letërsisë për fëmijë dhe të rritur. Shkrimtari Kukaj po ashtu ka udhëhequr programet për fëmijë të Radio Prishtinës dhe ka redaktuar librat për fëmijë të Shtëpisë Botuese "Rilindja". Përktheu letërsi për fëmijë nga autor slloven, kroat, serb, e hungarez por edhe botoi shkrime vetanake në shumë nga këto gjuhë. Emrin e tij e mbajnë rreth 100 vëllime librash dhe 30 radio-drama. Kontribuoi në afirmimin e krijimtarisë letrare sidomos asaj për fëmijë në rrjedhat ndërkombëtare dhe se ndihmoi autorë të shumtë të rinj.
Vdiq në Ulqin, u varros në vendlindje.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Letërsi
- Xhuxhi nga Taxhuxhi - dramë humorisitike
- Lepuri me pesë këmbë - skenarë filmi artistik
- Kokërmeli e Pilivesa (1971) - roman
- Dita e xhufkave (1972)- roman
- Shkrepi i Diellit (1972)- roman
- Minaku i përhimtë (1973)- roman
- Vjollca magjike (1974)- roman
- Rrasa e Zogut (1975)- roman
- Droja (1978)- roman
- Dreri me një bri (1986)- roman
- Xhuxhi nga Xhuxhishta (1998)- roman
- Zogu i bardhe -roman
- Gogozheli i Gogozhinës (1999)- roman
- shkurtabiqi më i madh në botë {2000} - roman (botoi: URA)
- Fshehtësia e breshkës (2002)- roman
- Majmuni me kurorë mbretërore (2003)- roman
- Fshati i Pishës (1969)- libër poezishë (botoi: NOVA MAKEDONIJA)
- Vjollca magjike
Shiko edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |