Rizah Nebih Mahalla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rizah Nebih Mahalla ,Ferizaj ,rruga "Pleshinës" për 7 vite me rradhë liroi lokalin-shtëpinë me 6 dhoma.Në të gjita këto vite është punuar në dy ndërrime,në të cilat ishin sistemuar nxënësit e klasës III dhe IV;

Është lindur më 1930 në fshatin Zaskok ,lagjia e Burimit.Rizahin i ati e la në moshën dy vjeçare i cili deri në moshën 10 vjeçare ishte nën kujdesin e xhaxhait ,kurse prej moshës 10 vjeçare u rrit nën përkujdesjen e gjyshes.Në bashkëshortësi i lindin 9 fëmijë. Në vitin 1970 ndërtoi shtëpinë në rrugën e "Pleshinës"në Ferizaj.Si i ri ishte aksionist i dalluar dhe për punën e bërë me përkushtim kishte marrë disa herë mirënjohje të ndryshme.Mirënjohje kishte marrë edhe nga drejtoria e Fabrikës së Vajit në Ferizaj ku punoi për një kohë.

Në funksion të pavarësimit nga politika hegjemoniste serbe ,shtëpia e tij u shfrytëzua si bazë e shoqatës humanitare "Nëna Tereze ",pastaj shoqatës së mjekëve pa kufi,shoqatës kulturo-artistike "Marigona" të Ferizajit si dhe klubet e karatës dhe të kick-boxit"Kastrioti" dhe "Ferizaji",ku u mbajtën edhe kampionatet në nivel kombëtar.Shtëpia e tij ishte shndërruar në shtëpi-shkollë për nxënësit dhe arsimtarët e shkollës së mesme ekonomike-juridike "Faik Konica".

Edhe pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë,Ushtria Çlirimtare e Kosovës ,shtëpinë e Rizahit e shfrytëzoi bazë të logjitikës.Për aktivitetin e zhvilluar të shoqatave dhe për mbajtjen e procesit mësimor të nxënësve të shkollës ekonomike ,nga policia serbe disa herë ishte maltretuar dhe provokuar me tërë familjen .Gjatë luftës së fundit shtëpia (shumëkatëshe) e tij ue banimit ishte miniuar dhe shkatërruar ,mirëpo zoti Rizahu nuk u tremb për asnjë çast dhe asnjëherë nuk është përkulur para armikut. [1]

  1. ^ Shatri, Bajram (2010). Arsimi shqip në Kosovë. Prishtinë: Libri shkollor. fq. 289. ISBN 978-9951-07-727-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)