Robert Aliaj Dragot

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Robert Aliaj Dragot (18 shkurt 1960) është këngëtar dhe piktor shqiptar. Aktualisht jeton dhe punon në Bruksel, Belgjikë.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roberti ka lindur në Tiranë. Ka studiuar për pikturë në liceun artistik të Tiranës. Ai është i martuar me përkthyesen e njohur, Mimoza Dino. [1] Ka 2 fëmijë, Kristin dhe Galën. Kristi është piktor, ndërsa Gala këngëtare. Në vitin1991, ai emigroi bashkë me familjen e vet fillimisht në Greqi dhe pas 5 vitesh shkuan në Belgjikë. Roberti është vëllai i piktorit dhe skenografit të njohur, Rexhep Aliaj.[2]

Karriera artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fund të viteve 90, pas një karriere të gjatë si këngëtar, Robert Aliaj Dragot i rikthehet pasionit të tij të parë, si piktor artistik. Puna artistike e Dragotit është figurative dhe karakterizohet nga elemente teknike, si: fotografi, televizion dhe film. Pikturat e tij përmbajnë subjekte nga politika e deri tek ato më banale. Pasi e braktisi pikturën për pak kohë, ai u mor me realizimin e videove dhe filmit me metrazh të shkurtër. Gjithashtu, ai ka eksperimentuar me fotografinë, imazhe, animacione, tinguj dhe pikturë. Ka marrë pjesë në panele të ndryshme të spektaklit shqiptar, si:  Dance With Me, Gjeniu i vogël, Love Story, Big Brother etj.

Pjesëmarrja në festivale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Në dhjetor të 1987-s, Robert Aliaj, Françesk Radi & Gramoz Burba marrin pjesë në festivalin e 26-të në RTSH me këngën "Tre Vëllezërit".
  • Në prill të 1989-s, Robert Aliaj merr pjesë në festivalin "Kur Vjen Pranvera" 1989 me këngën "Dashuria".
  • Në dhjetor të 1989-s, Robert Aliaj merr pjesë në festivalin e 28-të në RTSH me këngën "Jetës Fali zemrën".
  • Në prill të 1990-s, Robert Aliaj merr pjesë në festivalin "Kur Vjen Pranvera" 1990 me këngën "Dy gjysma molle".
  • Në dhjetor të 1992-shit, Robert Aliaj merr pjesë në festivalin i 31-të në RTSH me këngët "Valsi i panjohur" dhe "Ca fjalë qiellit".
  • Në tetor të 2018-s, Robert Aliaj Dragot merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Ah ku me hodhi Zoti". [3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Mimoza Dino, pëkthyesja tregon jetën me Robert Aliaj!". Youtube.com. 26 mars 2018.
  2. ^ "Robert Aliaj Dragot". harabel.com.al (në anglisht). 22 korrik 2018.
  3. ^ https://www.teksteshqip.com/robert-alia/biografia/