Shko te përmbajtja

Sadi Bexheti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof. Dr Sadi Bexheti (1957, Lisec, Tetovë) është profesor universitar, rektor i Universitetit të Tetovës dhe kryetar i Komunës së Tetovës në periudhën 2009-2013.

Bexheti u lind më 1 nëntor 1957 në fshatin Lisec të Tetovës . Shkollimin fillor e kreu në Reçicë të Tetovës në periudhën prej vitit 1964 deri në vitin 1972 . Shkollimin e mesëm e kreu gjimnazin e Tetovës në periudhën 1972-1976, ndërsa në vitin 1981 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë . Në vitin 1987 doktoroi në Departamentin e Anatomisë “Drago Peroviq” në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb . Në Fakultetin e Prishtinës filloi si asistent, u gradua në profesor asistent dhe arriti majat si profesor në vitin 2000, ku më pas shkoi në Tetovë dhe mori pjesë në themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës . Në periudhën deri në vitin 2000 ka qenë dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës[1] . Në vitin 2007 u bë rektor i universitetit në Tetovë dhe në vitin 2009 kryetar i konferencës ndëruniversitare të Maqedonisë.[2] Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 si kandidat i PDSH-së, Bexheti hyri në raundin e dytë dhe u bë kryetar i Komunës së Tetovës[3] . Në Fakultetin e Farmacisë së Universitetit të Tetovës jep mësim për anatominë dhe histologjinë e njeriut me embriologji njerëzore.

  • "Marrëdhëniet ndërmjet endoplastikës dhe organizimit modular të zonës entorhinal te njeriu" Punimi i magjistraturës, Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore në Zagreb, 1985.
  • "Organizimi citoarkitektonik i kolonave qelizore të korteksit entorhinal të njeriut" ("Citoarchitectonska organizazione staničnih kolumni was entorinalnom cortexu žečka") . Tema e doktoraturës, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Zagrebit, 1987.
  • " Marrëdhëniet topografike të arteries cistike ". Praxis Medika, 24 (1983) 1:9-17. (bashkautorë: Vela A., Behluli I. )
  • "Marrëdhëniet e hepatitit A dhe rëndësia e tyre klinike" . Praxis Medika, 26 (1984) 11:3-11 (bashkautorë: Vela A., Behluli I., Nuraj B)
  • "Asimetria hemisferike, ndryshueshmëria modulare dhe ndryshimet e lidhura me moshën në korteksin entorhinal të njeriut". Neuroshkenca (2004, bashkëautorë Simić G., Kelovič Z., Kos M., Grbić K., Hof PR, Kostović I).
  1. Блажевска, Маја (15 март 2007). "Сади Беџети избран за ректор на Тетовскиот универзитет". А1. Marrë më 2009-11-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  2. Тркалезна маса – меѓууниверзитетска конференција “Реформите во високото образование – трендовите и предизвиците” 31 јули 2009
  3. "Мртва трка". Deutsche Welle. 30 март 2009. Marrë më 2009-11-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]